Facebook messenger

Video e mesiperme eshte nje prezantim i shkurter rreth produktit te ri qe Facebook sapo hodhi ne treg:  Facebook Messenger.    Qellimi kryesor eshte te zgjeroj rrjetin e komunikimit qe behet brenda Facebook, duke perfshire ketu edhe lidhjet qe kane perdoruesit e Facebook me ata jashte rrjetit te Facebook-ut.  Sidoqofte, besoj se nje arsyje tjeter eshte edhe per te evituar varjen nga sherbimet e email si gmail, yahoo, hotmail ..etj per te gjetur perdorues te ri.

Para disa ditesh Google njoftoi se nuk do te lejonte me sherbime si facebook.com te hyjne ne adresat e gmail dhe te minojne per perdorues gmaili.  Ketu e kane fjalen per sherbimin qe ofron Facebook ku u jep adresen e emailit dhe fjalkalimin, dhe Facebook te tregon nje liste te njerezve qe ke ne gmail te cilet kane facebook.

Duke i detyruar perdoruesit e Facebookut qe te komunikojne edhe me boten e jashtme nepermjet nje adrese te tipit @facebook.com (pavaresisht se nuk eshte email), facebook nuk ka me nevoj te kerkoj fjalekalime per gmail.com e hotmail.com sepse tashme adresat u vijne vet nepermjet komunikimeve qe bejn perdoruesit.

Interesant eshte edhe fakti qe po e bejne me ftesa.  Kjo menyre hedhje produkti ne treg eshte rast tipik i nxitjes se perdoruesve ta kerkojne produktin, dhe jo produkti te kerkoj te gjej perdorues.  Gjithashtu evitojne gabimin e madh qe beri Google me Buzz ku ua dha perdoruesve te gmail me detyrim.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.