Fake it!

Fakti qe jetojme ne nje shoqeri ku makinat, parate, miqesite e njohjet qe kemi perdoren si metrizime te statusit tone, ka kohe qe ka krijuar plot tregje te ndryshme me mallra e sherbime te ndryshme (…psh, nevojen per te pasur nje cante $5000 nga Louis Vuitton, ..apo ato syzet $570 Versace qe bleve e t’u thyen pas 1 jave kur te rane nga dora.)

Per ata si puna ime qe s’kane $570 per syze, ka edhe “versace” $57 te cepi i rruges.  Ose, ose Chrystler 350 qe korri shume sukses neper lagjet “ghetto fabulous” sepse dukej si Bentley, por kushtonte vetem $30,000.

Tani, deshira per status mund te mbulohet fare thjeshte edhe ne boten e celularve.  Sprint, kompania celulare ne US, ka leshur nje sherbim te quajtur MobileFaker, ku per nje shume rreth 5-6 dollare ne muaj, ta mbush adresen telefonike plot me numra individesh fiktive, fotografi qensh e macesh qe duken sikur jane bere nga telefoni jot, edhe nje enciklopedi te tipit “Idiot’s Guide to…” ku mund te shtypesh “Mozart” dhe me 2 rreshta pergjigje mund te impresionosh miqt e tu me njohurite “e thella”  mbi muziken klasike.

Ka treg?  ..ka sa te duash!   Para pak kohesh, doli nje liber ne botim, tip manuali, ku te meson se si te hiqesh sikur je dikushi, kur ne fak s’je asgje.

Jam i sigurte qe ekspozimi 24 ore ne dite qe marrim nga TV mbi jeten fantastike te njerezve te pasur e aktoreve te famshem  do coj vetem ne rritje te kerkeses per produkte qe “duken te shtrenjta.”  …ne fund te fundit, kush s’ka qef t’mburret pak per nje gje apo nje tjeter.

..hajd konsumim te mbare.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.