Faktori “Diet”

Dje m’kishte kap keq per Taco Bell (sinqerisht, s’ka restorant me 1000 yje qe ja kalon.)  Ok, ushqimi nuk eshte i shendetshem, mishi eshte i cilesise se 5te, te mbysin ne djath, zarzavatet vijne te de-hidratuara qe te kene sa me shume jetgjatesi ne raft ..etj etj.  Dmth ushqimi eshte bukosje venash gjaku i paketuar bukur — por mua m’pelqen qamet!

Para meje ne rradhe ishte nje grua qe porositi:

– 3 taco (mish i grier me sallate, djath, edhe nja 2 salca, i mbeshtjellur me nje pete te trash brumi te bere me miell misri)

– 1 chalupa (si puna e taco-s vetem se brumi eshte i skuqur …mmm kolesterol 🙂  )

– 1 big beef burrito supreme (i gjo me mish t’grier, fasule, salcra ..etj)

…edhe

– 1 Diet Pepsi

M’erdhi per te qeshur kur po degjoja porosin.  Me mendjen e vet, kjo gruaja po i bie me top ushqimit, por per te racionalizuar ne mendjen e saj qe po mundohet te bej kujdes per shendetin, porosit nje Diet Pepsi.   Njeri qe punon ketu ne marketing me mua, pin rregullisht nga 4 kanace Coca-Cola Zero dhe eshte i bindur qe po ha e po pi ushqim te shendetshem.

..meqe ra fjala, dje Coca Cola dha rezultatet e tremujorit te kaluar edhe doli me fitim, pavaresisht se ekonomia nuk eshte dhe aq mire.  Eshte e cuditshme kur mendon se i gjithe biznesi i nje prej kompanive me te medha ne bote eshte shitja e ujit me sheqer.



6 Responses (Add Your Comment)

  1. leri njerezit me iluzionet e tyre. pa to nuk do te kishte kurresesi marketing dhe ti dhe une do te mbeteshim pa pune…

  2. Nji nga modelet e sjelljes se konsumatorit -> Modeli psikoanalitik (Freud-Dishter).

    Rendesia e subkoshences, 10% racjonal edhe 90% irracjonal dhe irracjonaliteti shpjegon se çfare duam realisht.

    Eshte ndjenja e “fajtesis”… qe ben blerjen e diet pepsi, qe te ngushellohet me iden qe “jo gjithshka qe po bej eshte keq” …

  3. hahaha bukur e ke thon:)

  4. Ky argument është bërë shumë herë, çuditërisht asnjëherë s’është përmendur mundësia e pëlqimit të diet në shije.

  5. Mendoj se arsyeja pse “pelqimi” i shijes se diet nuk merret ne diskutim mendoj se ka te bej me faktin qe kompanit akoma nuk kane gjetur nje recete te mire per pijet “diet.” Vetem thjesht kur merr parasysh qe receta e Pepsi dhe Coca Cola Classic nuk ka ndryshuar me dekada. Ndersa lista e llojeve te ndryshme “diet” qe dalin e vdesin neper vite eshte carcaf (Zero, Diet Pepsi, Diet Coke, Pepsi One ..etj.) Aspartami, sukraloza e zevendesuesit e tjere te sheqerit nuk jane perfekt. Shume nuk e pelqejne se lejne nje shije te padeshirueshme ne goje. Bile jam i mendimit qe pelqimi i Diet Pepsi/Coke eshte si puna e ilacit — qe nuk merr parasysh shijen, por e pin si dicka te nevojshme. Me kalimin e kohes, mesohesh me gjithcka e asgje s’te ben me pershtypje. 🙂

  6. Gjergjjjjjjjjjjj, kam 1 histori t’re per ty per kete artikullin LOL

    Sot zbulova nje kafene te re hapur ne qytet. Kjo ne vetvete eshte nje gje teper e rralle pasi ketu asgju nuk hapet e re, sidomos e kesaj kategorie e ne keto kohe qe po kalojme….

    Nejse, me doli krejt rastesisht perpara pasi me kishin refuzu me me sherbu ne i klub tjeter i cili kishte prioritet t’hongmen. Desha me iu pervesh i her atij kamarierit kur me tha me fjale te edukume po shume pa Udukate qe s’mund te me sherbente. Desha t’i them qe s’me dha asnje arsye kur me refuzoi dhe ta gozhdoja, po e kisha kuptu dhe preferova te mos err dieten e diellte me i gje te rendomte si ajo. S’e mos e kish fajin kamarieri frustruar…nesje, t’i kthehemi historise.

    Kafeneja ishte shume e lezetshme. Kishte si vecanti qe brenda si mobilim ishte shume e vecante. Nje kafene me shume lloje vendesh per t’u ulur te konceptuara ne menyre te ndryshme. Banaku ishte i vogel dhe i kendshme. Mbi banak, pikerisht aty ku rrinte banakieri ishte shkruar “Order here” ose “Commander ici”…ne te dyja gjuhet (une qe ketu u lajkatova LOL). Pashe qe njerezit kishin perpara gota kafeje nga ato prej letre. Kur pashe shenjat si dhe nje shenje tjeter qe thoshte “I lutemi klienteles ‘ti hedhe gotat prej letre ne plehra”, e kuptova qe ishte si bicim vetsherbimi. Nuk e di perse e kishin bere keshtu jo vetem per klientet qe marrin kafen dhe e pine diku tjeter po ashtu edhe per ata qe ulen…mbase s’ka uje Grenoble me dy lumej si Isere e Drac qe kane uje me shume se Danubi LOL. Po nuk e di…me tutje vura re qe kish tabela qe shenon qe nese u pelqente ideja, te vizitonin faqen e internetit http://www.frenchcoffeeshop.com. Ne faqen web eshte e mireshenuar qe eshte nje kafene me vetesherbim…

    Hmmm, i afrohem banakut dhe shoh listen qe ishte teper e gjate. Te mendosh qe me kafe behen kaq shume gjera…nejse, preferova te provoj nje cafe Costa Rica qe s’me kish rene ende rasti ta beja. Kur isha ulur dhe shijoja kafen time vijne dy zonja te moshuara (nderkohe hynin e dilin shume kliente cuditerisht edhe pse lokali kish vetem 1 muaj qe ishte hapur). Zonja qe ishte elegante, mori vetem nje espresso. Tjetra, pakez me e beshme, mori nje kapucino i cili ishte i mbuluar (me sa duket per t’u mbajt ngrohte) me nje kapuc te majme me shkume te zbukuruar me pluhur cokollate. E para i hodhi nje sheqer e nisi ta pinte tere endje. E dyta, e cila mezi merrte fryme nga pesha, nxjerr nga xhepi nje kuti nga ato qe mbajne sheqer dietik dhe i hedh nje dy kokrra kapucinos abondante dhe te zbukuruar aq hijshem me krem te trashe qumeshti e cokollate pluhur. 🙂

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.