Falas

Nje nga faqjet e internetit qe me pelqen me shume eshte Librivox.org, e cila ka nje permbledhje te gjere librash ne formatin Audiobook.  Aty mund te gjesh me mijra tituj, dhe gjithcka eshte falas dhe e mbeshtetur me pune vullnetare.  Per shembull, “Wealth of Nations” e Adam Smith ne iTunes apo Amazon kushton rreth $38, ndersa tek Librivox e gjen krejtesisht falas.  Pra dikush, ne menyre krejtesisht vullnetare ka lexuar dhe incizuar te 5 volumet e librit dhe nuk pret asnje fare shperblimi monetar per punen qe ben.  Pse?    Wikipedia mbahet krejtesisht nga vullnetare te cilet kontribuojne artikuj enciklopedik rreth cdo fushe, individi apo subjekti.  Cfare incentive ka dikush te harxhoje disa minuta/ore/dite per te bere dicka falas per te cilen ka plot qe paguhen (psh, ata qe shkruajne per Enciklopedine Britanika)?

Dan Arieli, ne librin e tij “Irracionalisht i Parashikueshem”  e shpjegon kete dukuri si “norme sociale.”  Normat sociale jane ato gjera qe ne bejme sepse jemi qenie sociale dhe kemi deshire qe t’i perkasim nje komuniteti.  Dmth, i bejme sepse na bejne te ndjehemi mire.   Gjerat qe bejme per para quhen “norma tregu.”  Keto dy bote nuk perputhen me njera tjetren, thjeshte per arsyje se ndikojne negativisht ne mardheniet qe kemi me njerezit e aferm.   Ja te jap nje shembull, por qe e ilustron mire ndryshimin midis normes sociale dhe normes  se tregut 😀  Nje prostitute paguhet per seks.  Cfare ndodh nese ne jeten e saj private ajo dashuron nje djale me te cilin frekuentohet, dhe ky i fundit, pas seksit nxjerr kuleten per ta paguar?  Dashuria (..dhe djali) fluturojne nga penxherja.  Ne kete rast, norma sociale (dashurija) u nderthur me normen e tregut (seks per para) dhe i erdhi fundi mardhenies.

Nje test interesant i bere ne nje universitet u mundua te maste nivelin e produktivitetit te nje individi kur i ben gjerat falas dhe kur i ben me pagese.    Dy grupeve te ndryshme njerezish iu kerkua te behej e njejta pune monotone, por njerit grup iu dha $5 per punen qe bene, kurse grupit tjeter iu kerkua qe ta benin kete pune si forme “favori/nderi.”  U vu re, qe grupi i cili punoi falas pati rezultate me te larta se ai qe punoi per $5.

Nejse …se u zgjata ngaqe e fillova diskutimin, por nuk po e di se cfare qellimi kam dhe si do ta mbyll …keshtu qe po e mbyll ketu:  mos i pago njerezit po kerkoja gjerat si favor, se jo vetem qe punojne me forte, por i ben edhe shok.  😉

 

 



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.