Faleminderit per helmin zonja e zoterinj te Ministrise se Shendetesise!

Mjafton te besh nje xhiro te shkurter ne rruget e ndonje qyteti ne Shqiperi, e do behesh ekspert markash cigare! Jam i sigurte se nje studim i vogel mbi reklamat e cigareve ne Shqiperi mund te nxjerr si rezultat qe vendi yne i vogel ka perqendrimin me te madh te reklamave te cigares per km katror. Mire kompanite e cigareve e kompanite e reklamimeve qe duan te bejne para, po Ministria e Shendetesise si nuk vepron per te ndaluar reklamimin ne mase te ketij helmi?

Nuk kam problem me ata qe pijne cigaren, s’i ndalon njeri te pijne …por ta reklamojne kete produkt cdo 10 metra, me duket absuridtet! …po jua sjellim reklamat ketu!



5 Responses (Add Your Comment)

  1. Aaaaaaaaaa te lutem shume, une pi vetem Elixyr!!!!!!

  2. Hehehe ne fakt Elixyr kane reklamen me skandaloze dhe njekohesisht jane cigaret me skandaloze.
    Realisht qe i duhet gjetur nje zgjidhje problemit te shqiptareve me cigaren. Pasojat do fillojne te ndihen nga fundi i ketij dhjetevjecari besoj. 90% e te rinjve qe njoh pijne cigare dhe ambjenti ku kane jetuar dhe vazhdojne te jetojne eshte i ndotur. Sipas statistikave ketej nga bota ‘jashteti’ 50% e duhanpiresve do semuren me kanceri ne mushkeri ne nje pike te jetes se tyre. Shto ketu edhe ndotjen e ambjentit te ne, karcinogjenet qe vallezojne te lumtur nga djegja e plehrave dhe rezultati do jete skandaloz…

  3. E mira do ishte qe mos te kishte fare kompani duhani, por perderisa nje gje e tille lejohet me ligj, e shoh pak absurde ndalimin e reklamimit te tyre. Njeri hap parandalues eshte marre, mos lejimi i reklamimit nepermjet reklamave televizive. Ky eshte hap i rendesishem duke marre parasysh interaktivitetin qe te ofron nje reklame audio-vizive. Ndersa per rastin tim nje reklame ne formatin outdoor eshte reklame pasive. Ajo thjesht eshte rikujtuese, por jo nxitese. Per mua qe s’jam duhanpires per shembull, mund te me joshi nje reklame Marlboro pare nga ngjyrat dhe dizajni, por jo deri aty sa te me tundoj ta konsumoje si produkt, mgjse percjell imazhin burreror qe kushdo mashkull perpiqet ta demonstroje me menyra te tjera.
    Gjykoj se kjo forme marketingu i sherben atij targeti qe tashme eshte konsumator duhani dhe per aq kohe sa kompanive u lejohet te ushtrojne aktivitetin e biznesit ne kete fushe, ne gjykimin tim lejimi i ketij formati reklamimi eshte maksimumi i kufizimit qe mund t’i behet.

  4. Gjergj te paska qelluar ky artikulli fiks e kohen kur Qeveria dhe Ministria e Shendetsise paskan miratuar nje ligj per ndalimin e reklamave ne rruge. Po e sjell te gjithe artikullit e marre nga gazeta Metropol. Te kerkoj ndjese nese eshte kundra rregullave te blogut:

    Ndalohen reklamat e cigareve në rrugë
    Ndalohen reklamat e cigareve në rrugë
    ALBANA LIKA
    2 Nentor Vitin e ardhshëm, 50 për qind të paketës do ta mbulojë paralajmërimi për rrezikun që vjen nga cigarja

    Komisioni i shëndetësisë miraton liigjin mbi ndalimin e pirjes në ambiente publike të duhanit

    Komisioni Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, lejoi edhe për dy vjet reklamimin e duhanit dhe produkteve të tij, në tabelat e mëdha të reklamave nëpër rrugë, ose ndryshe “big border”. Anëtarë të këtij komisioni miratuan draftin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, duke vendosur disa afate të aplikimit të ligjit për paketat e duhanit, pirjen e tyre në mjedise pune dhe publike. Komisioni vendosi po dje që 0.5% e taksës së akcizës mbi duhanin kalon për financimin e luftës kundër duhanit në moshat e reja.

    Oponenca e projektit

    Komisioni për Shëndetësinë u shpreh dakord me nenin 13 të ligjit që ndalon reklamat dhe promovimin e produkteve të duhanit, nëpërmjet medias së shkruar, transmetimeve televizive dhe radiofonike, e shërbimeve të shoqërive të informacionit. Po kështu, ligji ndalon për qëllim reklame apo promovimi botimin e fotografive, vizatimeve etj., në të cilat shfaqen persona që pinë duhan dhe i imazheve që krijojnë përshtypje të gabuar te publiku, për karakteristikat e produkteve të duhanit, efektet e përdorimit të tyre në shëndet, rreziqet ose dëmet. Ndërkohë që me propozim të deputetit Alfred Gega, komisioni miratoi që reklamat e mëdha nëpër rrugë të vazhdojnë aktivitetin e tyre deri dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në këtë mënyrë, komisioni ka favorizuar një pjesë të bizneseve, duke dalë kundër politikave të qeverisë që ka sjellë këtë projekt. Po kështu, deputetët ranë dakord që tre nenet që përcaktojnë se në çdo njësi pakete apo paketimi të produkteve të duhanit, duhet të figurojnë mesazhe paralajmëruese për dëmet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit, hyjnë në fuqi në 1 janar të vitit 2008. Këto nene sqarojnë se mesazhet duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, qartë, dukshëm dhe lexueshëm. Ato duhet të zënë 50 për qind ose më shumë të sipërfaqes së shfaqur, por jo më pak se 30 për qind të faqes kryesore. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë do të lejohen të pinë duhan në ambiente publike dhe pune vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

    Qeveria

    Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, pasi ka mbrojtur projektin, i ka cilësuar nonsens afatet e vendosura nga komisioni. Sipas tij, është më shqetësues ndalimi i reklamave të mëdha nëpër rrugë, sesa ndalimi i pirjes së duhanit në mjediset shtetërore. “Nuk kuptoj fare logjikën në këtë rast. Është shumë më shqetësuese lejimi edhe për dy vjet i reklamave vizive nëpër rrugët e qyteteve tona, sesa ndalimi pas 6 muajve të hyrjes në fuqi të ligjit, të heqjes e moslejimit të vendosjes së tavllave të duhanit në mjedise shtetërore”, tha Ivanaj. Përfaqësuesit e projektit dhe i qeverisë dolën shumë të pakënaqur nga kjo mbledhje. Ata theksuan se hartimi i këtij projekti është mbështetur në Konventën Ndërkombëtare që Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi para pak muajve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga duhani.

    Hyn në fuqi 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit:

    Ndalohet reklamimi i duhanit dhe produkteve të tij në tabelat e mëdha nëpër rrugë

    Hyn në fuqi më 1 janar 2008:

    Në çdo njësi pakete apo paketimi të produkteve të duhanit, duhet të figurojnë mesazhe paralajmëruese për dëmet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit. Ato duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, qartë, dukshëm e lexueshëm dhe duhet të zënë 50% ose më shumë të sipërfaqes së shfaqur, por jo më pak se 30% të faqes kryesore.

    Në paketat dhe pakot që përmbajnë produkte duhani, duhet të figurojnë, gjithashtu, të shkruara në gjuhën shqipe: Emri i produktit; Emri dhe adresa e prodhuesit; Numri i pjesëve të produktit të duhanit në pako apo paketë; Sasia e nikotinës në tym; Sasia e katranit në tym; Sasia e monoksidit të karbonit në tym.

    Nëse produkti nuk është paketuar nga prodhuesi i tij, paketa duhet të përmbajë edhe emrin e paketuesit. Të dhënat e përmendura më sipër duhet të zënë 10% të sipërfaqes së jashtme të paketës dhe vendosen në faqet anësore të saj.

    Ndalohet shënimi mbi paketa ose pakot e produkteve të duhanit i shprehjeve, si: “me përmbajtje të ulët katrani”, “e lehtë”, “ultra e lehtë”, “e butë” apo terma, shenja, foto, vizatime dhe elemente të tjera të ngjashme, që kanë qëllim të krijojnë përshtypje të gabuar se një produkt duhani është më pak i dëmshëm për shëndetin se produktet e tjera.

    Hyn në fuqi 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit:

    Ndalohet pirja e duhanit në mjediset e punës; institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor; institucionet arsimore; mjetet e transportit publik; mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës; mjedise të tjera publike.

    Pronari ose administratori i mjediseve, të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji, ose personi i caktuar prej tyre është përgjegjës për vendosjen e shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise.

  5. Po paketa Partizan qenka zhdukur……ehh nuk po e fillokam fare duhanin une 🙂

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.