Fatura e celularit ne Shqiperi

womanbitinglowres.JPGTek blogu i gazetes Biznesi, ishte nje artikull mbi tarifat e shtrenjta te celulareve ne Shqiperi. Ne fakt, cfare e ben interesant artikullin eshte se krahason nivelet e ndryshimit midis tarifave ne Shqiperi dhe ne shtetet fqinje te AMC dhe Vodafone.

Sipas artikullit, AMC ka tarifat 2.3-3 here me te shtrenjta sesa operatore te tjere te grupit Cosmote ne shtetet fqinje. Vodafone i ka rreth 1.7 here me te shtrenjte se operatoret e tjere Vodafone ne shtetet fqinje.

Artikulli perfundon duke thene se shqiptaret harxhojne rreth 8% te rroges vjetore kundrejt telefoneve, ndersa nje qytetar evropjan rreth 1-2%.

E di cfare po mendoni: “…hajd ti bojkotojm bizneset greke se ja po na rrjepin skalpin tu pagu 3 here me shume se robt e tjere …etj etj.” Sidoqofte, te mos harrojme se jemi vendi me i varfer ne rrajon dhe pothuajse me i destabilizuari nga ana politike. Vetem keto dy faktore e rrisin eksponentalisht faktorin e rrezikut te berjes biznes ne Shqiperi. Ky faktor rreziku eshte llogaritur ne kthimin e te ardhurave.

Ne nje teme te shkruar me pare ketu tek K101, kam folur per nje liber nga C.K. Prahalad te titulluar “Pasurite ne fund te piramides” i cili flet pikerisht per keto lloje rastesh. Jep shembuj ne Indi se si ne te njejtin qytet, cmimet e ujit, telefonit, dritave jane rreth 10 here me te lira ne lagjet e pasura sesa ne lagjet e varfera. Pjesa shtese qe duhet te pagojne te varferit quhet “poverty premium.” Poverty premium eshte kosto ekstra qe duhet te paguaj nje kompani per t’i ofruar sherbime vendeve te varfra ku mungon infrastruktura si dhe ku rreziku i humbjes se investimit eshte me i larte. Prandaj edhe tarifat per sherbimet/produktet eshte me i larte. Ne fund te fundit kompanite udhehiqen nga ROI (Return on Investment) ..perqindjet e fitimit ne investim. Po qen negative, nuk ka kuptim te investohet.

Nejse, ajo qe dua te them eshte qe para se te fillojme serish te bojkotojme bizneset Greke edhe Mongoleze se po na zhvasin, eshte mire ti hedhim edhe nje here syte nga vetja se ndoshta jemi ne shkaktaret e ketij abuzimi. Sic komentova edhe tek blogu i biznesi.com.al,jam i bindur qe cmimet e Vodafone/AMC perfshijne poverty premium plus mungesen e kontrollit nga shteti Shqiptar. Pra si rrjedhim, kane gjetur e kane bere.

..meqe jemi akoma ne kete teme: c’u be me bojkotimin e produkteve Greke, apo i ra bateria edhe asaj iniciative?!



3 Responses (Add Your Comment)

  1. ….Ppfff….e pse flet per tema qe te nevrikosin qe me pike te mengjesit ???
    Jo per gje, por zakonisht kur e fillon diten duke folur per fatura telefoni, eshte e sigurt qe vazhdimi i dites do te jet beterr…

    Sa per temen…si mund te bojkotohen firmat greke, kur nuk ka konkurent tjeter?
    Njerzit (si puna ime 😀 ) qe nuk rrine dot pa telefon, preferojne te paguajne qimet e kokes, se sa ta ndalojne veten…

    Une doja te dija mos ndoshta Amc dhe Vodafon kane ndonje kontrat ekzkluziviteti me shtetin Shqiptar…se nuk ka mundesi qe mos te jete afruar asnje konkurent tjeter, per te thyer tarifat e tregut ne Shqiperi…dmth, i pari qe do futet me cmime me te ulta se keta te dy (amc +vodafon) do jete qamet fitues…atehere pse asnje nga keta liderat e tjere boteror nuk eshte futur ne shqiperi?

  2. Une qenkam pa fat fare sot. Se sa hape faqen e KONSUMERIZEM 101 u perballa me kete teme qe me te vertete na intereson shume te gjitheve, pa kaluar10 minuta me errdhi fatura e AMC se, qe ma hoqi trurin fare:::)))
    Po perseri jam me mendimin e E.H se qe thote se nuk ka konkurente te tjere. Po ka te drejte. Ashtu eshte. Kan gjetur dhe bejne… Mbase edhe une te isha menaxher te AMC ose VODAFONE nese nuk do te kishte reagime negative nga konsumatoret, do te vazhdoja me te njejtat tarifa:::)))
    Nese e dini ate ngjarjen qe tregohet, po edhe vete nuk jam shume i sakte po hajt se po e them:)
    kur nje administrator amerikan drejtonte nje firme ne Shqiperi, nga veshtiresite financiare qe po kalonte firma jua nderpret nje vakt buke puntoreve per nje kohe te shkurter. Shikon ky eq nuk vjen asnje reagim negativ nga punonjesit. Mbas disa diteve ju shkurton edhe nje vakt buke perseri, prap nuk kishte reagoim. Keshtu qe ai u kenaq shume me ke xhest te punonjesve:)
    Dhe kur iken nga shqiperia thote: Lum ai qe do yte drejtoje kete popiull::(((

  3. Pershendetje te gjithve ne radhe te pare, ky eshte komenti im i pare!

    eshte nje problem qe me te vertete duhet te zgjidhet ne njefare menyre…
    por si shume probleme ne Shqiperi zvarriten dhe “cudia me e madhe 3 dite zgjat” dhe pastaj cdo gje kthehet ne “normalitet”…
    une mbaj mend qe heren e fundit ne mos gaboj qe kam qene ne Shqiperi (dhjetor-janar) mbaj mend se per kete problem po flitej por duke pasur probleme te tjera te tipit mungese elektriciteti (perseris) ky problem “zvarritet” dhe nuk zgjidhet shkurt dmth!!!

    peace

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.