Femijet bombardohen nga reklamat

60838943_2ad165b008.jpgNe nje studim te fundit qe eshte bere ne USA, eshte vene re qe femijet bombardohen nga reklamat, sidomos reklamat per ushqime te ndryshme. Ne fakt, industria e reklamimit per produkte femijesh eshte rreth 15 miliard dollare ne vit.

Per kurjozitet, me 1983, marketert shpenzonin rreth $100 milion ne vit per te reklamuar tek femijet. Pra, 20 vjet me pas, kjo shifer eshte shumefishuar 150 here — dhe si rezultat, femijet e sotem jane si ky bucko ketu ne fotografi duke shijuar nje Happy Meal tek McDonalds.

E dini qe nje femije i ekspozohen rreth 100 reklama ne dite, pra afersisht 40 mije reklama ne vit? Kjo eshte alarmante sepse sipas shoqates se psikologeve te Amerikes, femijet nen moshen 8 vjecare nuk jane ne gjendje te dallojne vertetesine e nje reklame dhe i marrin ato si te verteta dhe te sakta.

Reklamat per femije shkaktojne dhimbje koke edhe per prinderit. Sipas nje sondazhi nga Fondacioni Kaizer per Familjen, femijet u kerkojne prinderve t’u blejne nje produkt qe kane pare ne reklame, mesatarisht 9 here, derisa prinderit dorezohen. Madje, rreth 10% e femijeve mosha 12-13 vjecare pranojne qe u kane kerkuar prinderve mbi 50 here t’u blejne nje produkt te reklamuar.

Sidoqofte, ka shprese: Sondazhet tregojne qe rreth 57% e femijeve do te preferonin te kalonin kohen duke u marr me aktivitete me prinderit e tyre sesa duke blere gjera neper qendra tregetare. Prandaj, prinder mos i lini femijet para ekranit, por mundohuni te merreni me aktivitet e sporte te ndryshme me ta.

B. Shehu

konsumerizem101.com



3 Responses (Add Your Comment)

  1. Ndoshta prinderit duhet te tregohen me te kujdesshem me televizorin. Ka nje tendence, edhe ne atdhe, per t’i pajisur dhomat e femijeve me televizor e per t’ju lejuar te shohin cdo gje qe qarkullon aty. Sigurisht qe eshte e lehte t’i vesh femijet para televizorit e te kesh rehatin tend per sa kohe qe ata shohin TV, por ky nuk eshte edukim. Gjithashtu kam konstatuar qe ka nje mani te cuditshme per te konsumuar ushqime te konservuara, kryesisht embelsira e chips, jashtezakonisht te shpifura, por qe me sa duket ju japin njerezve njelloj statusi shoqeror konsumist. Te merr malli te shohesh nje femije me nje cope buke te lyer me gjalpe, apo thjehst me vaj ulliri e pak kripe e nje kokerr domate, si dikur.

  2. …Mos te abuzojme me kthim ne kohen e dinosaurve….
    Ne qe kemi ngrene atehere buk me vaj me krip e me vaj ulliri, eshte sepse skishim cte hanim tjeter…sepse sna jepej mundesia, sepse ishim te pa pare e te varfer si popull….
    edhe te thuash qe tani te merr malli??? Jo…thjeshte tani kemi mundesite ekonomike e para edhe tregu ofron shume me mire se kaq e dyta….
    (…nuk po zgjatem ke termat jo e konservuar jo keshtu jo ashtu, se sheqei dhe vaji qe hanim ne, na bente shume me shume keq, vaji me pasurin e perberjes, sheqeri pr diabetin e dhembet etc etc etc ka shume per te thene mnjf)

    ps: Ka munci te me thoni sa veta nga ju kan mesuar gjuh te huaja nepermjet TV-s ???
    …Keshtu qe kur shofni anet negative, shifni edhe ato pozitive….

  3. S’besoj se problemi eshte tek “ta heqim apo ta mbajm TV.” Statistikisht, gjenerata Y (datlindja 1980 – 1997) kane me shume para sesa c’kishin gjeneratat me perpara kur ishin adoleshente. Keshtu qe edhe reklamimi ndaj tyre eshte rritur.
    Ata qe kane lindur pas 90-tes kane akoma me shume para. Thjesht po te mendosh sa para harxhojne tani 11-12 vjecaret me celularet e tyre.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.