Fenomeni YouTube: Po televizorin ku ta coj une tani?

images.jpgTe gjitha kerkimet qe jane bere me pare mbi ndikimin e faqjeve si You Tube apo Google Video ndaj televizionit dhe programeve televizive, tregonin qe keto dy sherbime do te ndihmonin ne rritjen e numurit te telespektatoreve.

Ne fakt, nje studim i fundit nga kompania e studimeve te marketingut, Harris Group, tregon se ne te vertete po ndodh e kunderta. Disa milione shikues te kanaleve televizive raportojne se jane aq te dhene pas faqjes You Tube, sa qe kjo ka ndikuar shume ne uljen e kohes qe ata harxhojne duke pare televizor, shkembyer email, si dhe komunikim online.

Jam i mendimit qe me renien e cmimeve per internet te shpejte dhe rritjen e perdoruesve te sherbimeve ne internet, You Tube mund te kthehet ne nje “televizion” te mirfillte ku materialin e dergojne perdoruesit. Pra nuk do te jemi te varur nga korporatat e medha mediatike te na japin informacionin ashtu sic duan ata (ketu me shkon ne mendje Fox News, ne USA.)

Me lind pyetja: Nese You Tube paska ndikim negativ ne sasine e kohes qe njerezit harxhojne para televizorit, atehere po IPod me video, c’ndikim ka? Nese une e blej emisionin qe dua tek ITunes, po sponsoret si do reklamojne produktet e tyre (nuk kam perdorur ndonjehere IPod me video, dhe s’jam i sigurte nese brenda emisjonit vendosen edhe reklamat)?

Sidoqofte, mua You Tube me pelqen. Bile eshte hapur edhe kanalin e Konsumerizem 101 tek You Tube. Shkoni kerkojeni. 😀



7 Responses (Add Your Comment)

  1. Une jam i mendimit se youtube si dhe projekte te reja qe po hedhin hapat e para (joost.com) do e revolucionojne boten e TV. Kam muaj tashme qe nuk ulem me para TV per te pare ndonje show. Pse duhet te rri te pres oren e caktuar, te duroj 100 reklama kur mund te shoh te njejtin program te nesermen ose me kualitet super te mire (nje download i shkurter) ose me me pak kualitet nga peekvid.com . Kam pershtypjen se perdorimi i youtube nuk ka mudnesi te rrisi suksesin e TV. Televizionet duhet te gjejne menyra qe te bejne broadcaste-online me cmime super te uleta qe te kene mundesi te mbijetojne.
    Sa per ate pyetjen tende Gjergji, besoj se perderisa je i detyruar te paguash per nje emision nga iTunes reklamat me siguri qe do jene hequr. I bie me mire qe fitimin nga reklama te ta fusi ty te cmimi me te cilin e shet dhe keshtu shkurton downloadin, harxhon dhe me pak bandwith iTunes (edhe nje fitim i vogel aty).

  2. Fenomeni YouTube: Po televizorin ku ta coj une tani?

    Hidhe ne kosh se bashku me Digitalbin. 🙂

  3. Sipas nje raporti te Harris PEW; Nga 10 perdorues interneti ne USA, 4 prej tyre shilkojne video ne YOU TUBE. Kjo od te thote qe nga 147 miljon perdorues te internetin 14 % e tyre qe korrospondon me shifren 8 miljon perdorin fenomenin YOU TUBE.

    Besoj se qe tani ka filluar te jete nje kercenim teper i madh per TV. Duke marre parasysh qe cdo dite po shtohen sa e me shume perdoruesit e internetit.. Jo vetem me kaq, fenomeni YOU TUBE ka terhequr 2/3 e perdoruesve te internetit, qe kalojne me ore te tera perballe kompjuterit te tyre ne boten digitale.

    Ka arritur ne ate faze qe edhe reklmadhenesit per te marre reagimet e pare per spotin e tyre te publicitetit, e transmetojne ne YOU TUBE.

    Jasht kesaj, nese me lejoni ti bej nje pyetje administratorit ! Ne antaret e ketij forumi mund te hapim tema diskutimi ne kete forum? :))

  4. Pr-expert, faleminderit per interesimin ne pjesmarrje.

    Po, kur regjistrohesh po te besh “login” me username dhe password qe je regjistruar, do te shikosh menun qendrore. Per me teper informacion shiko “Shkruani dhe Ju” tek menuja ne krye te faqes.

  5. Nuk e di pse do hiqja dore nga televizori per shkak te videove te lloj-lloj cilesie ne YouTube. Nuk e di ç’ndodh me televizionet amerikanet, por ketu ne Evrope, televizioni eshte me shume se seri televizive + spote publicitare + show. Ka programe shume interesante me tematika te ndryshme, qe s’mund t’i zevendesosh gjetke. Disa TV japin madje mundesine te shikosh falas ne internet shumicen e programeve te tyre. Sigurisht, ne format te vogel dhe jo me cilesi te larte grafike. Personalisht, kete mundesi e perdor kur nuk kam patur mundesi te ndjek x emision te y date. Te tjere propozojne video me pagese te emisioneve te tyre, por keto jane televizione cilesore jo “gjithe-publiku”. Pervec te tjerash, ne TV-te serioze qe njoh une, filmat mund t’i shohesh per qef. Reklamat jepen rralle dhe shkurt. Ne disa, madje nuk ka reklama ne mes te filmit. Mendoj se televizionet do vazhdojne te ekzistojne, por duhet te njihen me mire me kerkesen e publikut dhe t’i variojne ofertat.

  6. Gjergji, po si ke Harruar TiVo kur flet per menyren se si njerzit nuk shohin me rreklama.

    Une kam shoke qe i ndjekin te gjitha programet qe u pelqejne ne TV por jo ne kohen e transmeitimit por vetem pasi i kane regjistruar me TiVo (TiVo eshte nje kuti dixhitale qe te lejon te regjistrosh deri ne 200 ore televizion, por qr mund te programohet te regjistroje nje program pa qen fare ti ne shtepi, madje regjistron dy/tre kanale njeheresh, apo regjistron filmin te kanali 5 kur ti je duke pare ndeshjen tek kanali 6)

    Tani, tivo i regjistron dhe reklamat, por shikuesi mund t’i kaloje shpejt me butonin Fast Froward.

    Prandaj mendoj se ne te ardhmen e afert do shikojme me shume PRODUCT PLACEMENT. Personazhet tane te preferuar do nisin te hane cumcakiz Orbit, apo do thone me ze te larte, se sutjenat qe po veshin i kane blere tek victoria secret. Komercializimi i artit do jete me te vertete nje gje shume e shemtuar.

  7. Blendi, per TIVOn kam degjuar. Me pare behej fjale qe do e perrlante Apple Inc., po s’di c’eshte bere.

    Persa i perket reklamimit dhe komercializimit te artit, keshtu si po shkojne gjerat, ajo do jete e paevitueshme. Thjesht si shembull, ka plote reklama ne print, qe njerezit i vendosin ne kornize dhe i vejn tek faqja e murit te shtepise. Nje kujdes i vecante tregohet per kopertinat e albumeve te muzikes sepse keto te fundit zakonisht perfundojne neper mure shtepije.

    Dicka tjeter qe edhe ka lidhje edhe s’ka lidhje me temen: arsyeja kryesore pse futbolli evropjan (soccer) nuk ka depertuar dot ne Amerike, eshte sepse ndryshe nga sportet tradicionale ketu, nuk ka pushime cdo 15 minuta, keshtu qe ndeshja e futbollit nuk eshte mjet i mire per te reklamuar produkte.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>