Festivalet e Reklamave, ..mire apo keq?

Para disa ditesh u be ne Londer festivali i reklamave. Festivali i reklamave eshte sic eshte Oscar per filma ose EMI per kengen. Ne kete festival, krahasohen fushatat me te mira te reklamimit, reklamat ne TV, reklamat ne print, faqjet interaktive ne web te produkteve te ndryshme, etj. Per secilen nga keto ka nje trofe qe jepet.

Sic mund ta keni vene re nga faqja e Konsumerizem 101, shpesh here vejme ketu reklamat qe na pelqejne. Sidoqofte, s’me pelqen ideja e nje konkursi/sfilate reklamash. Dicka e tille me duket sikur eshte organizuar nga kompanite e reklamimit per te kenaqur vetvehten. Eshte shume e thjeshte te thuash qe reklama “Iks” apo “Ypsilon” ka vlerat me te larta artistike, dhe te thuash qe reklama “iks” apo “ypsilon” solli rritje te dukshme te markes apo shitjeve.

Nje nga fushatat me interesante, me fitimprurese dhe me te dobeta (nga ana e ekzekutimit) eshte Snapple Lady nga kompanija e pijeve Snapple. Kur Snapple doli fillimisht si produkt, 3 pronaret e kompanise vendosen te vinin reklama ne televizionet lokale te Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Reklamat paraqesnin nje grua qe “punon per kompanine Snapple” dhe lexon letrat qe dergojne bleresit e pijes. Reklamat jane aq pa lidhje ..dhe qesharake saqe per cudi funksionojne fare mire. Bleresit e shohin, qeshin dhe u krijohet pershtypje qe nje kompani aq jo-tradicionale mund te kete vertete nje pije jo-tradicionale. Pas daljes se fushates se rekalames, shitjet e Snapple u shumefishuan dhe marka mori nje hije “anti-konformizmi,” e cila u perqafua shpejt nga rinia. Por Snapple nuk fitoi ndonje trofe per reklamat e saj pavaresisht se mund te kene pasur rezultate me te mira se shume nga reklamat “e bukura” qe fitojne neper sfilata.

Ja nje nga reklamat e Snapple.



3 Responses (Add Your Comment)

  1. Bravo per ndryshimet e bera ne paraqitjen e blogut. Mua me pelqen me shume keshtu. Kisha nje verejtje te vogel per komentet qe ne si lezuas leme ne siten tua, shpesh jane pa pergjigje ?
    Per festivalin e reklamave, pse jo, per me shume te gjithe jemi te detyruar te shikojme ne televizor. Ne france, para ca kohesh kishte nje emision mbi te rejat dhe tendencat e reklamave ne bote, shume i lezecem por qe nuk ekziston me.

  2. Tetena, ke te drejte per pergjigjet. Shpesh here jam munduar t’u pergjigjem komenteve ku behen pyetje direkte.

    Persa i perket festivaleve, nuk po them qe te mos ekzistojne, por me duken si gjera te inskenuara nga marketuesit per te kenaqur vetvehten. Le te jene rezultatet ato qe tregojne cilesi ..dhe jo shuma e parave e harxhuar per te bere nje reklame.

  3. Dhe per mua nuk ka problem pse i bejne keto festivale. Edhe agjensite e reklamave kane nevoje per vetreklamim apo PR.
    Besoj se nominimet per perzgjedhjen e reklamave me te mira kane baze tek rezultatet e marra direkt ne shitje apo ne vleresimet e audiences. Sikurse shume filma deshtojne, mgjse eshte shpenzuar leke i madh edhe reklamat mund ta kene kete fat. Per kete arsye nuk besoj se elementi baze per perzgjedhjen e reklamave me te mira eshte buxheti i harxhuar per prodhim dhe transmetim te reklames.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.