Frika me e madhe e njeriut nuk eshte vdekja, por prezantimi

Frika me e madhe e njeriut eshte berja e nje prezantimi apo mbajtja e nje fjalimi perballe nje audience.  Frika e dyte me e madhe, eshte vdekja.  Eshte vertet absurde, po ja qe statistikat nuk genjejne.

Kohet e fundit vura re qe pavaresisht karakterit tim teper extrovert, dhe aftesise per te folur me ore te tera pa u mbushur nje here me fryme, nuk i shpetokam dot kesaj statistike.   Para disa muajsh kalova nje periudhe ku vetem ideja qe do jepja nje prezantim me stresonte jashte mase.  Bile kishte raste qe ankthi me kapte edhe muaj para se te prezantoja.   Ajo qe me cudiste ishte se me perpara nuk e kam pasur kete problem.  Shume here as nuk pergatitesha per prezantimet dhe cuditerisht ndihesha shume i lirshem para  audiencave.

Per te kaluar gjendjen stresuese, tani kam filluar te perdor nje strategji te re pergatitje.  Para cdo prezantimi, kaloj rreth 2 jave pothuajse duke memorizuar cdo germe e presje te nje skenari qe pergatis vet per te ndjekur.  Kur arri ne ate pike qe mund te jap krejtesisht prezantimin pa pare as edhe 1 “slide” me sy, ndjehem me i lire.  Madje kam vene re qe kur dal per te dhene prezantimet mund te devijoj nga skenari pa pasur probleme e te kthehem prap ne te pa humbur vijen e mendimit.

E kuptoj qe nuk eshte strategji shume praktike, dhe ndoshta kerkon me teper pune se c’duhet, por per momentin kjo ka sjellur rezultate per mua.

Ju keni problem prezantimet?  Si pergatiteni per to?



One Response (Add Your Comment)

  1. Kur punoja per Putnam Investments, cdo 3 muaj benim prezantime perpara menaxherit dhe kolegve te punes, per paketat e investimeve qe ne shisnim. Duhej te zgjidhja nje “mutual fund” dhe te flisja per te sikur isha perpara nje audience qe ishte interesuar te investonte parate ne ate grup investimesh.
    Mbaj mend qe me kapte nje ankth i madh dhe sa do qe pergatitesha, djerse te ftohta me rridhnin diten e prezantimit.
    E vetmja gje qe te rrit konfidencen per prezantime, eshte pergatitja. Praktiko, praktiko, praktiko…deri sa te ndihesh confident ne ato qe do thuash. Nje gje tjeter qe un mundohesha e mos e beja ishte memorizimi i perpikte i prezantimit. Mundohesha te flisja me fjalet e mia shumicen e kohes, duke iu permbajtur pikave te prezantimit.
    Dhe gjeja e fundit qe na sherbente shume neve per tu pergatitur sa me mire, dhe per te prezantuar sa me mire heres tjeter, ishte qe na filmonin kur prezantonim, dhe na jepnin CD ta shihnim vete se si prezantuam.
    Mund te them qe eshte gjeja me e mire te shohesh veten gjate prezantimit….te shohesh manurizmat, tonin e zerit, dhe shpejtesine e te folurit. Kto gjera nuk i ve re dot ndryshe. Si perfundim gjat fazes pergatitore per prezantim, merr nja dy shoke ti kesh si audience dhe prezanto para tyre te marresh nje feedback se si je duke e bere kte prezantim.
    Kjo eshte pak a shume nje permbledhje e shkurter e eksperiences time per prezantimet qe kam bere.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.