Gezuar festat e Konsumerizmit (…edhe vitin e ri!)

Se pari, na falni per rrallimin e artikujve.  Edhe ne si te gjith ju kete vit kemi qene te zene me zenie rrallash, kerkime te pafundeta ne internet e telefonata per te gjetur dhuratat qe do u dergojme njerezve qe duam.

Shyqyr zotit, kete vit, ndryshe nga vitet e tjera, nuk kam detyren e bezdisshme te blerjes se dritave, kabllove e prizave qe duhen per te rrethuar shtepine me sa me shume drita qe te jete e mundur qe e gjithe lagjia te kete zili shtepine tone (…sigurisht jo faturen e dritave, vetem ndricimin shumengjyresh.)

Krishtlindjet dhe Viti i Ri jane disa nga festat me fitimprurese per bizneset.  Planifikimet e produkteve dhe shitjeve fillojne mese nje vit me pare.  Sidoqofte, me posht po vendos disa nga statistikat e Censusit te SHBA mbi shpenzimet gjate kesaj periudhe ne vitin 2006:

31 miliard $ – vlera e shpenzimeve per Krishtlindjet ne vitin 2006

20 miliard – numeri i pakove dhe zarfave qe sherbimet postale Amerikane presin te shperndajne per vitin e ri 2007.

19 miliard $ – vlera e blerjeve nepermjet internetit gjate vitit te ri 2006

485 milion $ – harxhuar vetem per blerjen e pemeve te vitit te ri

3.2 miliard $ – kosto e lodrave te prodhuara per shitje gjate vitit te ri

Sidoqofte, ne listat e dhuratave, mos harroni te na shtoni edhe ne ketu tek k101.  …shpirt kemi edhe ne.

Gezuar!! Ju urojme fat, lumturi, …dhe pare!

Stafi i Konsumerizem 101

5 Comments

  1. Pse i duhet vene çmim, dhe shifra kenaqesis qe na sjell periudha e festave…???
    ne fund te fundit sna detyron njeri, duam dhe konsumojme, pastaj fryma e gezueshme e festave nuk ka cmim …

    apo jo :) gezuar festat mqse ra fjala…

    Posted 25/12/2006 at 3:38 am | Permalink
  2. faleminderit :D

    Posted 25/12/2006 at 6:51 am | Permalink
  3. Ermal Mecaj

    Ju uroj Gezuar Festat te gjithe atyre qe shkruajne ne kete blog! Suksese dhe ty Gjergji per 2007-en, sa me shume arritje ne planin profesional dhe ate personal.

    Paret qe shpenzoni per festat e fundvitit ju rimbursofshin 100 fish vitin tjeter!

    Posted 26/12/2006 at 3:05 am | Permalink
  4. urime te gjithave per vitin eri gezuar vitin eri 2007

    Posted 01/01/2007 at 11:19 am | Permalink
  5. Eri

    Pas postimit te fitores po me duket se viti 2007 me perkiska mua (eri) :)

    Posted 05/01/2007 at 1:31 am | Permalink

Post a Comment

Your email is never published nor shared. Required fields are marked *

*
*