Hapat e para per te investuar ne Burse.

Suksesi i ndertimit te nje portofoli investimesh nuk varet vetem nga zgjedhja e instrumenteve financiare, por edhe nga realizimi i nje asset allocation sipas kerkesave tuaja. Nuk ekziston nje klase investimesh me e mira per te gjithe, por ekziston nje klase me e mira per nje individ, ose me mire nje klase me e mira per te arritur objektivet e nje individi. Ky objektiv sigurish varet dhe nga shuma qe deshiron te investosh.

Hapi i pare: mosha dhe periudha e investimit

Gjeja me rendesishme per cdo investim eshte periudha, pra koha qe duhet per te arritur objektivin e vene.

Per shembull ne qofte se objektivi eshte financimi i universitetit per femijet duhet llogaritur edhe sa kohe i duhet femijes per te filluar universitetin. Shembujt mund te jene nga me te ndryeshmet dhe varen dhe nga mosha qe ka cdo njeri, prandaj cdo njeri duhet te vendose ne fillim per sa kohe don ti investoj leket e tij.

Sa me e gjate te jete periudha e investimit, aq me agresive mund te jete dhe strategia e asset allocation, pra per shembull mund te investohet ne instrumente financiare qe kane nje binom rrezik/rendiment te larte, sic jane aksionet. Sa me e gjate eshte periudha e kohes, aq me mire mund te perballohet dhe nje humbje provizore, ngaqe bursa eshte e lekundshme.

Hapi i dyte: zgjedhja e binomit rrezik/rendiment

Njerezit nuk kane te njejten propension per rrezikun: ka nga ata qe i perballojne me mire humbjet provizore e/o definitive dhe ka nga ata qe vuajne me shume. Ne finance kjo quhet ?forca e shpirtit? qe cdo njeri ka per te perballuar uljen e vleres se pasurise se tij cdo dite ngaqe titujt qe ai ka blere po humbin vlere.

Cdo titull qe blehet nuk mund te konsiderohet asnjehere pa rrezik fare. Ka tituj qe mund te konsiderohen me pak rrezik si p:sh: titujt e shteteve perendimore, qe por nga ana tjeter ofrojne dhe rendimente te vogla, ka dhe tituj qe mund te konsiderohen me shume rrezik sic jane aksionet, te cilat mund te japin nje capital gain te larte, por gjithmone ekziston dhe rreziku qe te humbesh te tere pasurine e investuar.

Hapi i trete: zgjedhja e instrumenteve finanziare

Menjehere mbasi u fiksuan objektivet qe deshiron te arrish, periudha e investimit, shuma qe don te rrezikosh dhe binomi rrezik/rendiment fillon faza e zgjedhes se titujve ku don te investosh.

Instrumentet ne dispozicion jane jashtezakonisht shume. Mund te permendim disa:

Tituj shteti ? jane obligacione qe emetohen direkt nga shteti per ti bere balle shpenzimeve; rrezikshmeria e tyre eshte e ndryeshme nga shteti ne shtet, psh titujt e shtetit te emetuara nga vendete UE mund te konsiderohen ?pa rrezik fare? dhe pak fitimprures, kurse titujt e shtetit qe emetohen nga vende ne zhvillim e siper sic eshte Shqiperia, Argjentina etj konsiderohen te rrezikshem, por dhe me fitimprures. Te gjithe besoj e mbani mend rastin e Argjentines qe vendosi te mos i paguante me ato qe kishin investuar ne bond argjentinas
Obligacionet ? ekzistojne shume tipe obligacionesh si p.sh. obligacione bull and bear, obligacione te agancuara ke inflazioni, obligacione qe te japin te drejte ti konvertosh ne aksione etj
Aksionet ? ekzistojne shume tipe aksionesh si p.sh. aksione me te drejte vote, aksione pa te drejte vote, aksione me vote te limituar etj.
Mutual funds ? ne kete rast nuk je ti qe investon drejtperdrejt duke zgjedhur ti titujt, por eshte nje kompani e specializuar qe merret me investimin. Faktikisht eshte thjesht nje fond ku shume vete fusin leke, duke blere kuotat e ketij fondi, dhe pastaj eshte kompania ajo qe merret me blerjen dhe me shitjen e titujve .Fondi ku ti investon ka dhe nje benchmark riferimi si psh S&P Mib,
Polica asikurative ? ne kete rast eshte nje kompani asikuracionesh qe merret me investimin e parave te tua.
..Etj.

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com
]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.