Ideja e Re: Reklamimi qe zgjat vetem 1 sekonde!

Sipas Daniel Howard, profesor marketingu ne Cox School of Business ne Dallas, ky lloj reklamimi ka vetem nje qellim: ti kujtoj marken konsumatoreve, duke rritur notoritetin e kompanise dhe duke rritur, pa e kuptuar, deshiren per te blere.
Kompania e pare qe eksperimentoi kete lloj te ri reklamimi ishte Mc Donald?s, e cila perdori frame prej nje sekondi nga e famshmja ?l?m lovin?it?. E futur ne mes te kengeve disa here ne dite, mini-reklama pati me te vertete shume sukses, duke rritur kuriozitetin e degjuesve dhe familiaritetin e tyre me kengen qe reklamonte fast foodin me te madh e me te diskutuar ne bote. Eksperiment te njejte beri dhe BMW, e cila realizoj nje mini-reklam per reklamuar MINI Cooper. Ne kete rast nuk u perdor nje pjese kenge per ta reklamuar, por para cdo lajmi qe u jepte ne radio u thonte vetem emeri i markes.
Sipas disa eksperteve ky reklamim jashtezakonisht i shkurter, shpeshehere, mund te demtoj imazhin e nje marke, ne vend qe t?ja rrisi, ne qofte se mesazhi nuk eshte i qarte dhe i fiksuar ne mendjen e njerezve.
Mini-reklama eshte me te vertete nje ide shume interesante, por mendoj qe nuk eshte e mjaftueshme per te fiksuar ne mendjet e njerezve marken e nje kompanie. Kete forme te re marketingu mund ta perdori vetem nje kompani shume e famshme, por sigurisht eshte e nevojshme qe kompania te investoj per reklamimin e saj dhe ne shume media te tjera.
Po ju cfare mendoni per kete forme te re reklamimi (si gjithmone amerikane) a mund te ndikoj pozitivisht ne imazhin dhe ne shitjen e nje kompanie dhe pse?

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com
]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.