Intervistat e stresit

Deri para nje muaji as nuk e dija qe ekzistonin.  Madje edhe kur e vuajta ne kurriz, nuk po e kuptoja se c’po ndodhte.

Gjeja e pare qe vura re, ishte se intervista ne fjale nuk ishte e planifikuar.  Domethene, e dija qe do intervistoja me 3 persona te ndryshem, por kjo intervista e katert mu prezantua thjesht si: “Shko flit me filanin per 10 minuta per te marr me teper informacion rreth punes.”

Do pyesni: Pse quhet interviste stresi? Cfare e karakterizon?

Se pari, qe kur hyra e deri sa dola, intervistuesi nuk me pa nje here ne sy.  Ishte pothuajse sikur s’ekzistoja ne dhome.

E dyta, cdo pytje ishte pak si e cuditshme edhe pasohej menjehere nga nje tjeter – pa dhene mundesine per t’u pergjigjur plotesisht.

Toni i zerit ishte teper i ashper.  Nga mesi i intervistes fillova te mendoja me vete: “C’ka ky qe me flet me kete ton, sikur ja kam per borxh!?”  Ne fakt e mendova edhe te cohesha e te ikja, ose t’i kthehesha po me te njejtin ton — gje qe do ishte teper gabim ne intervista te tilla sepse ai reagim pritet.

Normalisht ne interviste te bejne pyetje te llojit:

– Cfare eshte nje pike e forte e jotja?

– Na thuaj nje dobesi qe ke, edhe cfare ke bere per ta rregulluar?

– Pse duhet te marrim ty ne pune?  …etj.

Ne intervista te stresit, pyetjet jane pak a shume te njejta, por me shtesa pak si te cuditshme.  Gjithashtu pyetjet shoqerohen me ton te eger ose sarkastik.

– Pse mendon se ke pika te forta?

– Me thuaj 3 dobesi qe ke, edhe rreshtoi nga e treta tek e para.

– Kur ke genjyer per here te fundit?

E gjithe ideja e intervistave te stresit eshte te shohin se si rregon kur je nen stres.  Rekomandohet qe menyra me e mire per t’i bere ball situatave te tilla eshte ta marresh situaten ne dore.  Per shembull, cohu ne kembe edhe ec neper dhome, duke u pergjigjur.  Ky reagim ben 2 gjera: E para, je i/e vetmi/ja person ne kembe, keshtu qe krijon nje lloj niveli kontrolli psikologjik pasi intervistuesit jane te detyruar te ngrene kokat lart per te te pare.  E dyta, thyen kontrollin qe ka intervistuesi.  (Kete s’e bera vete, pasi e mesova me vone — por do ishte vertet mire t’a kisha bere.)

E dyta, mos u nxeh.  Mos e merr tonin apo menyren e intervistes sikur kane dicka ndaj teje.  Personi qe po te flet s’te njeh fare, pervec rezumes qe ka perpara.

Mos e humb kontrollin. Trajtoje si interviste te zakonshme edhe pergjigju ne baze te pergjigjeve qe ke pergatitur per intervistat e tjera.  Thjesht mos humb kontrollin, edhe vazhdo ruaj qetesine.  Kjo eshte me e rendesishme se pergjigjet qe do japesh.    Edhe po s’iu pergjigje pyetjeve, mos e vrit mendjen — intervistuesi nuk po sheh per permbajtje, por thjesht per reagime.  Une s’iu pergjigja nja 3-4 pyetjeve fare, ose i fola per gjera qe s’ishin fare ne pyetje.  Pjesen me te madhe te kohes, punedhenesit perqendrohen me shume ne eksperiencen qe ke sesa ne pyetjet qe jep (sigurisht duhet te pergatitesh.)

Me teper informacion mbi intervistat e stresit do gjeni ketu:

http://www.interview101.com/stress_interviews.htm (anglisht)

http://www.lifespy.com/2008/know-the-types-of-stress-interviews/ (anglisht)



2 Responses (Add Your Comment)

  1. Pershendetje!
    Pas kaq kohe po e hap perseri faqen tuaj.Interesante si gjithmone dhe do ju falenderoja per adresat e sygjeruara.
    Nje shoqja ime para nje muaji pasi kishte kaluar konkurimin me shkrim, per nje vend pune ne nje projekt, kaloi nje stres te papare para provimit me goje.
    Lexoi cdo literature qe i dilte perpara per ate fushe, me idene qe pyetjet do te ishin me teper profesionale. Ndodhi krejt ndryshe nga c’priste, pasi askush se pyeti per strategji zhvillimi e gjera te tilla, por vetem nje interviste e hapur ku ajo nuk duhej te humbiste perqendrimin.
    U gezova pa mase kur ajo morri pergjigje pozitive pasi te pakten ju shperblyen disa jave pa gjume.
    .

  2. pershendetje
    ju lutem me ndihmoni e kuptoj por smund ta heqi komunikimin e shpesht me klientt si mun ta largoj tonin i cili me tvertet ësht apo e kam me njerz me që gjdo dit kamkomunikime dhe ësht duke me humbur pun simbas mendimit tim me që jam mjeshter i mir dhe shum korrekt i ujit por e shoh që diku kam pengesa e pra me sa e kam kuptuar një prej tyre pra tonin

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.