Investim: Ford (F) edhe GM

Para se te jap mendimin tim pse m’duket investim i mire per nje periudhe teper afatshkurter — duhet te bej te qarte qe nuk jam ekspert investimi edhe thjesht mendova te ndaj mendimin tim se cfare do te ndodh me vleren e aksioneve te ketyre dy kompanive.  Para se te investoni beni vet kerkimin tuaj edhe vendosni vet se cfare duhet te beni, dhe mos u bazoni ne mendimin tim (i cili eshte subjektiv.)

Pritet nga dita ne dite qe Bush te paraqes planin e tij per shpetimin e industrise amerikane te automjeteve (ne fakt, te Henen degjova qe plani mund te jete gati sot.)  Javen qe kaloi, aksionet e F dhe GM pesuan nje pikjate te forte per arsyje se Senati nuk aprovoi ndihmen per te cilen po debatonte me drejtuesit e industrise.   Kjo renie me dha shkas per te blere disa aksione me skonto te mire — keshtu qe bleva nje sasi te vogel aksionesh tek F edhe GM.

Arsyjet pse m’u duk investim i mire, pavaresisht se po shiteshin ne mase ishin:

1) Amerika ka nevoj per kompani vendase qe te prodhojne automjete ushtarake — industria e automjeteve eshte kyce ne sigurin e shtetit.

2) UAW (unioni i prodhuesve te automjeteve) eshte nje nga donatoret me te medhenj ne fushata elektorale, keshtu qe politikanet kane “detyrim” moral dhe strategjik per t’mos t’i lene ne balte.

3) Duke marr parasys qe ne cdo moment vlera e aksionit mban perbrenda te gjithe informacionin qe dihet rreth kompanise/aksionit, mund te mendohet qe vlera fillestare (para renies) mbante perbrenda premiumin qe vinte me dhenien e ndihmes nga qeveria.  Duke mos marr ndihmen nga Senati, premiumi avulloi.

Si rrjedhim, duke ditur qe ne nje menyre ose ne nje tjeter qeveria do ndihmoj industrine e automjeteve (pavaresisht se personalisht mendoj qe duhet t’i lene te falimentojne!), ka shume shance qe te perfitosh premiumin e humbur nga lajmi i mosaprovimit nga Senati.

Per momentin, brenda ketyre 3 diteve tek GM dhe F investimi eshte rritur rreth 21 dhe 22% respektivisht.  Sot qe tregu ka rene, F dhe GM vazhdojne te jene ne jeshile sepse pritet lajmi “i mire” nga ekipi i Bushit.

Pas lajmit mendoj se do te kete nje shtytje tjeter per siper ne vleren e aksioneve, ne te ciles planifikoj te shes aksionet qe kam blere.  Sigurisht nuk i dihet …edhe ndoshta premiumi i lajmit te Bushit mund te jete tashme pjese e vleres se aksionit si rrjedhim lajmi mund te mos kete aq ndikim ne vleren e aksionit.

Sidoqofte, shpresoj te ndodh keshtu sic e kam menduar — pavaresisht se nuk ka njeri ne bote qe te mund te parashikoj c’do te ndodhe me tregun e investimeve.

Investim te mbare! …edhe pres sugjerime, stock tips ..etj. 🙂



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.