Iphone me ATT apo Verizon? Definitivisht Verizon!

Kam rreth 1 vit qe perdor nje Iphone me sherbimin telefonik nga ATT (USA).  Mund te them me plot gojen qe eshte pajisja elektronike me e mire qe kam pasur ndonjehere.   Kam pare edhe celularet me sistemin operativ Android, por vazhdoj te mendoj qe Iphone eshte teper me i rafinuar se cdo konkurrent tjeter ne treg.

Sidoqofte, problemi kryesor qe kam me celularin tim eshte se nuk mund te bej nje telefonate nga fillimi deri ne fund pa u shkeputur te pakten 1 here.    Aq e zakonshme eshte bere sa qe nuk me shqeteson me fakti qe me nderpritet biseda ne mes.  Jam mesuar.   Dhe kjo nuk ndodh vetem me mua, por te gjithe ata qe njoh qe kane sherbimin e Iphone me ATT.

Ajo qe me duket teper interesante eshte se kompania ATT vazhdon te mohoj qe rrjeti i saj telefonik eshte jashtezakonisht i dobet.  Firma Deloitte ne nje studim te fundit te saj arriti ne perfundimin se pjesa me e madhe e perdoruesve te Iphone do te leviznin me nje kompani tjeter nese nje kompani tjeter (si Verzion) fillon te ofroj sherbimin me Iphone.   ATT i kunderpergjigjet ketij studimi. Pra, ne vend qe te pranojne qe kane standarte teper te ulta sherbimi celular, apo te tregojne se si po punojne per te rregulluar problemet, ATT insistoi qe studimi nuk eshte i sakte.  Me indinjues eshte arsyeja qe dhane pse klientet nuk do te largohen nga ATT duke thene se “..pjesa me e madhe kane kontrata te tilla qe e ben pothuajse te pamundur te largohen nga ATT.”  Pra mbajne klientin peng!

Personalisht, s’po me durohet te hapet sherbimi me Verizon.  Pavaresisht se nuk me pelqen sistemi CDMA qe perdor Verzion (preferoj GSM qe perdoret edhe ne Evrope), por me ka marre malli te bej nje telefonate te plote nga fillimi deri ne fund.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.