Ja gjetem sekretin Birres Stela!

Emri: Birra Stela

Kompania Qendrore: Stefani & Co

Produkti: Birre ….Stela (emri i vajzes se nje nga pronareve)

Sekreti: ….nje kompani …po ja vejm emrin K! (….e gjetem Vangjeeeeel, e gjetem!)

Si rrodhen ngjarjet:

– Birra Stela, kontakton K.
– K e ndihmon S…& Co duke i:
* ofruar konsultim mbi prodhimin e birres
* zgjedhjen e materialit per shishen
* dezajnimin e shisheve
* dezajnimin e etiketave
* …letren e etiketave

– Pastaj K i ofron teknologjine e prodhimit: linja e automatizuar “..emrin s’po ja vejm” (kapaciteti 14,000 shishe 0.5L ne ore)
* konvejor me ajer
* shplares me 36 koka
* mbushes
* makine etiketimi
* paketues
* palletues

Nejse si perfundim, kapaciteti i ri i Steles eshte diku rreth 300 – 350 mije hektalitra 😉

Gjergji

p.s: …o Norga me Tiranen, mos doni t’ju fermentoj dhe birren tani …se informacionin sensitiv po jua jap pa pare!?]]>



2 Responses (Add Your Comment)

  1. Ky shkrim eshte pjese e nje Media Kit qe Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike (www.albpr.org)realizoi vjet per llogari te ish Angjesise se Nxitjes se Eksporteve (tashme e e grupuar tek Albinvest). ANE ne ate kohe kish realizuar nje Guide Eksportesh dhe per promovimin e saj organizoi nje event. Ndermjet disa eksportuesve qe u morren si shembull, ishte dhe kompania Stefani & Co.

    “Stefani & Co”
    Nje Yll ne gotat e miqesise se njerezve

    Themeluesit e kompanise “Stefani & Co.” ishin tre shoke, qe ndryshe nga imazhet e Remarkut nuk zgjodhen Kalvados si pijen e tyre te preferuar. Ata zgjodhen birren.

    11 vjet me pare, Stefan Pinguli, Kujtim Kellezi dhe Mihal Panteqi vendosen te bashkojne kapitalet dhe te themelojne kompanine “Dorina e Stela”. Roland Pinguli iu bashkua nismes si aksioner dhe keshilltar teknologjik.

    Ne nje treg me konkurence te madhe, mundesia me e mire per te penetruar ne te, eshte sjellja e nje risie. Formati i paketimit ne shishe 1,5 litra per perdorim familjar ishte zgjidhja e duhur. Shume shpejt kapaciteti prodhues i Birres Stela u rrit dhe nga nje fabrike modeste ajo u shnderrua ne nje kombinat bashkekohor, me linja prodhimi qe mbeshteten ne teknologjine dhe pervojen e prodhuesve belge e gjermane.

    Per nje periudhe te shkurter kohore kompania ka fituar nje pjese te konsiderueshme te tortes se tregut. Sipas drejtuesve te “Stefani & Co.” ky sukses mbeshtetet ne vizionin e qarte, perkushtimin ndaj cilesise, fleksibilitetin ne marrjen e vendimeve, investimet serioze ne linja prodhimi dhe laboratore, dhe sidomos shperndarjen e mallit me kreditim dhe shlyerje te mevonshme.
    Mbeshtetur ne treguesit e standarteve evropiane te shperfaqura, kompania e fuqishme “Monarch Beverage” me qender ne Atlanta – SHBA i ka besuar kompanise “Stefani & Co” eksluzivitetin per prodhimin dhe shperndarjen e pijeve freskuese, energjike dhe te perzjera te njohura ne te gjithe boten, si: American Cola, Quench, Bubble Up, Frost Tea, Rush etj.

    Per cilesi te larte te prodhimeve, kompanise “Stefani & Co” i eshte akorduar dhe certifikata ISO-9001 dhe HACCP si dhe i eshte njohur e drejta nderkombetare e kontrollit mikrobiologjik.
    “Stefani & Co” eshte tashme prodhues dhe shperndares nga me te medhenjte ne tregun shqiptar per sektorin ku operon, me synime te qarta shtrirjeje edhe ne tregun e huaj,- shprehen ekspertet.

    “Sfida e jone e radhes eshte hyrja ne tregjet e vendeve fqinj nepermjet produktit te Birra Stela. Per kete qellim kemi angazhuar struktura te brendshme te kompanise si dhe institucione te tjera te specializuara, nder to eshte dhe Agjensia per Nxitjen e Eksporteve” – thote me krenari z. Perparim Spaho, drejtori i marketingut prane kesaj kompanie.
    Sipas tij, hapi i pare eshte hedhur nga kontaktet e krijuara ne “Edicionin e I-re te Festivalit te Birres” qe u zhvillua ne muajin Gusht ne Kalabri, ku kompania u prezantua me dy produktet e saj birren “Stela” dhe “Strong” ne te gjitha formatet e tyre. Te gjithe vizitoret dhe tregetuesit paten mundesine te provonin dhe shijonin birren Made in Albania perkrah llojshmerise se markave prezente ne Fesival. Dhe vleresimet konkrete erdhen. Juria mbasi gjykoi opinionet dhe e provoi ate ne rang specialistesh, vendosi te vleresoje Birren “Stela”, si birra me e mire e Festivalit.

  2. Qe po i bojn gjerat mire dhe me mend, duket. T’shofim pas disa kohesh cin do vleresoj tregu me shume: Stelen apo Tiranen. …megjithese Stela me duket se e ka syrin per zgjerim pertej Shqiperise.

    Po ta marri ate vendim, t’prodhoj nje shishe pak a shume te ngjashme me Stela Artois edhe t’perfitoj nga buxheti i marketingut te Interbrew. ..cfare ideje, gjeniale!

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>