Jemi kthyer ne rober te teknologjise qe konsumojme

ist2_1041436_computer_people.jpg Ju kujtohet kur kishit dicka per t’i thene dikujt tjetri? Ngriheshit ne kembe, shkonit e takonit personin ne fjale edhe i thonit c’kishit per t’i thene, ..aty, ball per balle. Sot gjerat kane ndryshuar. Ne pune e kudo ne jeten e perditshme, interaktivitetin shoqeror na e kane zevendesuar kompjuteret e interneti.

Kam nje kolegun tim, me te cilin punoj ne shume projekte, dhe ka tavolinen rreth 10 metra larg meje. Pjesen me te madhe te kohes komunikojme me email. Cdo problem, shqetesim apo urim, ja percjellim njeri-tjetrit me email. Ka raste qe as koken nuk luaj per te pare ndonje shprehi ne fytyren e tij kur nis ndonje email bombe.

Le pastaj kur mendon qe tashme edhe propozimet e ndarjet me te dashurit e zemres i bejme me email. Bile nuk harrojme te shkruajm me germa kapitale QE PERSONI NE FJALE TA KUPTOJ MIRE QE NA KA SHKAKTUAR TEPER DHIMBJE!!!!! ( …po, shtojm edhe nja 50 pike cuditese ose pikepyetje nga pas.)

Kjo gje me shqeteson. Ne pune, e kudo, po humbasim ate c’ka na ben njerez, interaktivitetin social. Nuk duroj dot kur degjoj ndonjerin ne pune qe thote: “…s’e kam bere akoma sepse prisja Dorin te me dergonte dosjen qe i kerkova me email dje, por Dori s’e kishte marre emailin deri para 1 ore!” Me fal! Dori punon 4 dyer larg nga dera jote, c’te gjeti te cohesh, te besh 20 hapa, te fusesh koken tek zyra e Dorit, e te thuash: “Ka mundesi te me japesh pak dosjen?!”

Por jo! Pse te cohesh? Per cfare e kemi emailin?! Sidoqofte, mendoj se manaxheret e mire jane ata qe mbajn gjithnje kontakte fizike me njerezit te cilet manaxhojne. Kjo e ben edhe repartin/kompanine te forte. Mendo c’ndodh ne nje kompani kur edhe pushimet nga puna behen nepermjet emailit (me besoni ka plot kompani te tilla.) Sa besnik jane ata qe punojne neper institucione te tilla? Aspak!

…edhe dreqi ta haj! Nese e ke ndare mendjen te ndahesh me dike, mos e bej me email se s’ka kuptim! 😀



4 Responses (Add Your Comment)

  1. …E pse shef vetem anen negative ti ?

    Ok, dakort qe kontakti midis njerzve po behet gjithmon e me i rralle, edhe qe virtualiteti po zevendeson shume gjera…ndoshta teper….
    por nga ana tjeter, un qe nuk e shof dot me sy Dorin qe eshte 20 hapa larg meje, per pikerisht te evituar konfliktet, shyqyr zotit qe ekziston interneti, ne menyre qe peballja jone fizike eshte gjithnje e me e paket.

    Dhe gjithashtu, njerzit qe jane large, te vetmen menyre parje-folje ne te njeten kohe e kane vetem ndermjet internetit, keshtu qe okkkkkkkkkkkkkkkkkkk….ndarja su dashka bere virtualisht,por ne mungese te nje menyre tjeter, cfare mund te behet???…hic…
    Nga ana tjeter, e pse fjalet e bukura/embla (psh: te dua) duhe thene-pranuar virtualisht…dhe ato te hidhurat (psh: me lodhe :p ) nuk duhen?

  2. une nuk po hedh posht faktin qe interneti ka shume te mira, edhe nganjehere mos ta shofesh tjetrin ball per ball ka t’mirat e veta — sic the ti per rastin e Dorit.

  3. Te qenit “rob” te teknologjise mendoj se eshte pak me teper alarmante!!!

    E para, con ne nje (pikerisht) konsumizem te papare, une p.sh e kam si semundje te ndryshoj cell. cdo 2-3 muaj, ose lap-topin ne 5 vjet (para 5 vjetesh i pari) kam ndryshuar gjashte te tille!!!

    jan shpenzime qe … ky ishte nje aspekt.

    -> pastaj eshte edhe ajo qe pohon gjergji, qe humbet lidhjet me njerezit, te duket me te vertete, sikur nuk ke asnjehere kohe (edhe se duhet te jete krejt e kunderta, dmth tech. duhet te na lehtesoje jeten, po nejse)…p.sh une mbaj mend kur kam qene femije ne Shqiperi (kur nuk kishte akoma cell. flas), shkoja ne shtepi dhe gjyshja me thoshte >
    oh, ndersa tani, je duke pire nje kafe dhe bie cell. >

    peace

  4. nuk e kutpoj pse po nuk doli i plote komenti im 🙁

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.