Jiu Jitsu negociatik!

E kam te qarte qe titulli duket pak i cuditshem. C’do te thote Jiu Jitsu negociatik?

Jo vetem ne pune, por edhe ne jeten e perditshme jemi gjithnje duke negociuar me shoket/shoqet, pjesetaret e familjes, partneret etj. Pra negocimi eshte pjese shume e rendesishme e jetes. Cudi si neper shkolla nuk i kushtohet me shume rendesi nje teme te tille.

Sidoqofte, per ata qe jane te interesuar, do t’ju sugjeroja librin “Getting to Yes: Negotiating Agreement Without Giving In” nga Roger Fisher dhe William Ury.

Nje pjese interesante e librit ishte Jiu Jitsu negociatik. Kjo teknike ve perdorim menyren e artit marcial per te perdorur forcen e kundershtarit kunder tij. Teknika ne negociate eshte e thjeshte. Nese gjate negocimit pala tjeter perdor akuza kunder qendrimit tend, ose vet teje personalisht, mos iu kunderpergjigj. Hesht! “Heshtja eshte nje nga armet e tua me te mira.”

Heshtja krijon nje situate ngacmuese per palen tjeter, gje qe ata do te mundohen ta thyejne ne nje menyre ose nje tjeter, sidomos kur vet ndihen te pasigurte per ato qe kane thene. Ne shumicen e raste do te fillojne te shpjegohen ..ne demtim te besueshmerise se tyre.



8 Responses (Add Your Comment)

  1. kam pershtypjen se negocimi eshte virtyt i lindur, prandaj ka dhe leader ne kete bote, ka dhe followers

  2. Sjam dakort shume, e qarte qe duhet te kesh nje fare prirje…
    por gjithshka mesohet dhe eksperjenca ne terren te ben te afte ….

  3. pajtohem me E.H, qe gjithcka mesohet. Sidoqofte, besoj se ata me t’miret jane te lindur.

  4. pajtohesh me E.H. pa me kundershtuar mua, gjithashtu dhe E.H thote qe s’jam “shume” dakort. D.m.th. lider eshte profesion i veshtire per tu mesuar. Negociator akoma me shume…

  5. kam nje pyetje. ca ndryshimi ka midis negocijimit dhe shitjes?

  6. un them se negocimi eshte detyrimisht ”shitje” ndersa shitja nuk eshte detyrimisht ”negocim”

  7. Negocimin eshte rruga qe te con drejt shitjes por nuk ta siguron shitjen, pra te negociosh nuk dtth qe ke shitur.

  8. Po kur shet nuk eshte njesoj si te negociosh? Si shitesi ashtu edhe bleresi po bejne nje negotiation se sa e ka vleren ajo qe bleresi blen, dhe ajo qe shitesi shet. Njera matet me produkt, tjetra matet me para. Njesoj me duken mua.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.