Kategorite e Investimeve

Universi i investimeve eshte jashtezakonisht i madh, por edhe gjithmone ne evolim e siper. Ky numer i madh instrumentesh financiare krijon mundesine e nje diversifikimi me te madh, pra te nje rreziku me te vogel per investuesit. Krijimi i nje portofoli me aksione qe kane karakteristika te ndryshme ka avantazhin qe
edhe sikur nje aksion te shkoj keq, kjo humbje do te kompensohet me fitimin e realizuar nga nje aksion qe shkon mire. Me poshte po jap nje ndarje te ketij universi:

Mutual funds konsiston ne nje fond te perbashket investimi. Ata mund te manaxhohen ne menyre pasive ose aktive. Ne rastin e nje manaxhimi pasiv, investohet ne te njejtat aksione qe formojne dhe benchmarkun e referimit, kurse ne rastin e nje manaxhimi aktiv nuk investohet plotesht ne te njejtit aksione qe formojne benchmarkun e referimit, por here pas here privilegjohen disa aksione ne vend te disa te tjereve, me qellim qe te kalohet benchmarku.

Private Equity dhe Venture Capital konsiston ne blerjen e aksioneve e/ose obligacine qe mund te konvertohen ne aksione, ne kompani qe nuk jane te kuotuara ne Burse dhe qe kane nje potencial zhvillimi shume te larte. Objektivi final eshte shitja e tyre mbas disa vjetesh dhe realizimi i nje fitimi kapital te larte.

Real Estate konsiston ne shit-blerjen e pasurive te patundeshme. Eshte nje fond i perbashket investimi.

Hedge Fund eshte nje fond qe karakterizohet nga nje numer maksimal personash qe mund te investojne dhe nga nje kuote minimale investimi. Duke u referuar normatives amerikane, numri maksimal i personave eshte 100 dhe kuota minimale e investimit eshte 1.000.000 $. Suksesi i ketij fondi varet eskluzivisht nga aftesite e manaxherit te parave ne kryerjen e zgjedhjes optimale te aksionit dhe kohes se posacme te investimit. Ne kete fond fitimet nuk jane te lidhura me andamenton e Burses, prandaj mund te fitohet si ne rastin e nje burse ?Bear? (ari/te terhequr), ashtu dhe ne rastin e nje burse ?Bull? (dem/ne rritje).

Asset Backed Securities (ABS) dhe Mortage Backed Securities (MBS) jane instrumente financiare te strukturuara qe derivojne nga operacione te sigurizimit dhe qe ne shumicen e rasteve kane te bejne me borxhe te hipotekuara dhe ne kredi tregtare.

Duke qene se me nje artikull eshte veshtire te japesh te gjithe instrumentet financiare ne dispozicion te investuesve, ju ftoj te shtoni dhe ju instrumente te tjera duke dhene dhe nje shpjegim te shkurter per cfare behet fjale!

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com]]>



One Response (Add Your Comment)

  1. do te shtoja qe Private Equity dhe Venture Capital (PEVC) funds nuk jane te hapur per cdo investitor (me perjashtim te disa private equity funds qe kane dale public ne nje fare menyre si KKR, Apollo apo Cerberus) dhe duhet te jesh investitor i kualifikuar per te kontribuar. Gjithashtu ka nje karakteristike tjeter e ketyre PEVC funds eshte qe investojne ne kompani jo publike ose qe priten te kalojne nga publike ne private. PE funds investojne me teper ne kompani te maturuara qe mund te jene publike dhe i blejne duke financuar cmimin me shume borxh (nga ku edhe termi LBO -leverage buyout) vjen. Kto lloj investimesh behen ne kompani publike qe kthehen ne private per te bere 1)ndryshime rrenjesore operative (ulje kostosh, ndryshim lidershipi) dhe 2)financial engineering duke shkarkuar shume borxh ne kompani dhe ne te njejten kohe duke financiuar dhe blerjen. Investime te tilla behen zakonisht ne kompani dhe industri te maturuara si ushqimore, airlines apo dhe auto (si Chrysler).
    VC funds investojne ne kompani qe sapo kane filluar aktivitietin dhe jane innovative. Zakonisht sektoret qe marrin kto investime jane teknologji dhe biotech. Shume VC funds prestigjioze po investojne se fundmi edhe ne kompani qe jane pjese e green, renewable energy space (biofuel, ethanol, solar, etc). VC funds blejne nje pjese te konsiderueshme te aksioneve kur kompania mund te kete edhe 3-4 persona dhe shpresojne qe te kene nje return te investimit disa-fish kur kompania te behet publike ose te blihet nga nje kompani tjeter me e madhe (shembuj: google dhe pak a shume cdo kompani tjeter ne silicon valley). VC funds me prestigjiozet jane Kleiner Perkins Caufield & Byers, Sequoia Capital, Bessemer Ventures, Draper, Fisher & Jurveston dhe shume te tjere…

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.