Ja nje kompani qe s’ka per t’bere hajer per nje kohe te gjate!

oallan-ford-rusted-ute.PNGMbaj mend para nja 1 viti, me thot nje shoku im qe do investonte tek aksionet e kompanise Ford sepse ishin nja $9/per aksion, edhe me ulet se kaq s’kishte qene ndonjehere. Pavaresisht se s’ja kam idene shume investimeve, duke e pare me syte e marketeri, i thash: “Mos e bli se s’ka per te shkuar kerrkund per nje kohe te gjate!” Marka Ford ka kohe qe shoqerohet nga nje perceptim negativ nga publiku. Atehere si c’vlere kane aksjonet e nje kompanie, kur produktet e saj jane gjithnje ne renie?

Sot, rastesisht pash ne lajmet e CNN qe Allen Mullay, drejtori ekzekutiv i Ford, per vitin 2006 eshte paguar mbi $28 milion. U shastisa! Nje kompani qe per vitin 2006:

  • deklaron gati 13 miljard dollar humbje
  • do mbylli 14 fabrika
  • do heqi nga puna 44000 punetore

…paguan drejtorin 28 milion dhe i jep nje bonus me vlere 175% te asaj te caktuar ne kontrate, ose s’eshte ne terezi, ose drejtohet nga haiduter.

Nga ana e marketingut ka shkaterruar nje pjese te mire te markave qe ka blere. Pas blerjes se Jaguar, hodhi ne treg nje makine te cilen e cilesoi “Jaguari i masave.” Fillimisht pati shume sukses, se kush s’do te blej nje Jaguar te lire, por kjo e gerryu ne kulm vleren e markes Jaguar — gje qe ka ndikuar rende. Le pastaj Volvo — gjynah, me pelqente shume para se ta gllaberonte Ford.



3 Responses (Add Your Comment)

  1. Disa korrigjime: Marka Ford nuk shoqerohet me perceptim negative nga publiku. Por nje pjese e publikut (me te drejte) i konsideron disa nga markat japoneze si me te cilesore.

    Jaguar perpara se t’a merrte Ford, pavaresisht se kishte emrin si makine luksoze, ka qene pleh nga cilesia.

  2. Problemi i Ford qendron qe nuk ka ecur me kohen dhe nuk ka qen ne gjendje qe te parashikoj shijet e njerzve. Plus kualiteti i dobet i makinave te tyre qe..
    Kjo ka cuar ne vendime te keqia dhe sidomos me hyrjen e makinave japoneze slogani i vetem qe i ecte Ford ishte “buy american” dhe me kete sulmonte duke u perpjekur te prekte ndergjegjen e americaneve.

  3. per mua shume e thjesht per tu kuptuar.perderisa perparon prodhimi i makinave te markave te ndryshme duke te ofruar opsione te reja dhe e fundit ka nje lindje nje zhvillim dhe fund.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.