Komuniteti Shqipëtar i Biznesit feston fillimin e punës së Dhomës Shqipëtare të Tregëtisë në Massachusetts-SHBA

Boston, MA – Komuniteti shqipëtar i biznesit në Boston, së shpejti do të festoje fillimin e organizatës  që do të shërbej si nyje kryesore për zhvillim e këtij komuniteti. “Gjatë dhjetë-vjecarit të fundit ka pasur një rritje marramendëse të bizneseve që  operohen ose janë në pronë të  komunitetit  Shqipetarë në Massachusetts,” thotë z. Ardian Preci, Drejtori Ekzekutiv i Dhomes Shqipëtare të Tregetisë në Massachusetts (MALCC).  “Prandaj lindi nevoja  e natyrshme për një organizatë e cila ka si qëllim zhvillimin dhe ndërmjetësimin midis bizneseve Shqipëtare dhe komunitetit ekonomik në Massachusetts,” shtoi z. Preci.

Dhoma Shqipëtare e Tregëtisë në Massachusetts i është vënë punës për forcimin e lidhjes së komunitetit Shqipëtar të biznesit me bizneset e ndryshme lokale dhe autoritet në rajonin e Amerikës Veri-Lindore dhe më gjërë.  “Ne kemi qëllim të bëhemi zë i komunitetit Shqipëtar të biznesit përball autoriteteve lokale dhe më gjërë,” është shprehur z. Faton Limani, Drejtori Operativ i organizatës. “Gjithashtu, do të krijojmë lidhje të qëndrueshme me autoritet dhe biznesin Shqiptarë në rajonin e Europës Jugë-Lindore. Nëpërmjet ndihmës tonë,  antarët e dhomës së tregtisë do të kenë mundësi  dhe akses në  tregje të reja me produktet dhe shërbimet e tyre”  tha z. Limani.

Sëbashku me shërbimet e lartpërmendura, MALCC, gjithashtu do të publikojë një revistë biznesi çdo dy muaj me tema rreth biznesit dhe trendeve biznesore në rajon e më gjërë.  Gjithashtu, shoqata planifikon te organizoje edhe nje forum investiv ku do te marrin pjesë biznese Shqipëtare dhe ato nga shtetet veri-lindore të SHBA-ve.

Organizata do te fillojë zyrtarisht punën me 30 Maj, 2013.  Më këtë rast,  do te mbahet një dark zyrtare pranë ambienteve të  Restorant Alba (1486 Hancock St.  Quincy, MA 02169).  Në këtë eviniment do të marrin pjesë një numër udhëheqësish të biznesit dhe administratës lokale.  Për më tepër informacion, ju lutem vizitoni faqen zyretare të organizatës  http://www.malcc.org



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.