Kur marketeret paragjykojne, ..shpesh bejne gabime!

– relativisht e re ne moshe
– pothuajse 100% me prejardhje meksikane
– pjesa me e madhe kishin me pak se 5 vjete qe kishin ardhur ne SHBA
– gjuha primare qe flitej ne shtepi ishte spanjishtja

Kur u nisem, ishim krejtesisht te bindur qe nje nga markat tona kryesore (per te cilen po benim kerkimin) Brach?s Confections (Braks Kenfekshens), do te ishte e panjohur nga ky grup bleresish, sepse produktet tona nuk ishin bere per shijen hispanike. Gjithashtu, kete grup bleresish nuk e kishim perfshire asnjehere si ?target? ne reklamat apo promocionet tona, qe ishin te gjitha ne anglisht.

Meqe studimi po behej per produkte bonbonesh, karamelesh e cokollatash, vendosem te benim Grupe Fokusimi, dhe zgjodhem si subjekte nena te reja me femij te moshesh 7 deri ne 11 vjec, dhe i ftuam te dyja palet te merrnin pjese se bashku ne diskutim.

Gjate diskutimit, qe zgjati rreth 1 ore e 20 minuta, i pyetem ne vija te pergjithshme per menyren si bejne pazar, cfare kerkesash kane ndaj produkteve qe zgjedhin, dhe si i perdorin keto produkte. Kur i pyetem nese e njihnin marken Braks, te gjithe ngriten supet, dhe thane qe preferonin nje marke te cilen e quanin Bra?is, por s?kishin degjuar ndonjehere per Braks. Kur i treguam logon e markes Braks, menjehere u pergjigjen ?Kjo eshte Bra?is qe pelqejme!?

Aty e kuptuam qe nga mungesa e komunikimit me kete grup bleresish, ata ishin detyruar te krijonin vete nje imazh per marken, bile kishin zgjedhur nje shqiptim unik me te cilin iu referonin produkteve. Pastaj, na shkoi mendja tek sondazhet qe kishim bere kohe me pare me kete grup klientesh ku gabimisht kishim konstatuar qe marka jone eshte e papershtatshme per kete grup. Kishim arritur ne kete perfundim te gabuar ngaqe kur i pyesnim per marken Braks, ata pergjigjeshin qe nuk e zgjidhnin ? dhe kjo ndodhte sepse per ata Braks dhe Bra?is ishin dy gjera krejtesisht te ndryshme.

?nejse se u zgjata me kete tregimin tim. Ideja eshte qe ne qe merremi me marketing, bejme gabimin qe i grupojme klientet ne grupe absolute. Psh, ne rastin tim, menduam: produkti eshte ne anglisht, nuk eshte per shijet meksikane, ..si rrjedhim meksikanet nuk e blejn produktin tone. Perfundim qe ishte i gabuar, sepse harrojme qe mesazhet tona vetem ndikojne ne blerje e perdorim kompjuteri, por konsumatori nuk ka nevoj per keto mesazhe per te marr vendimet e veta kundrejt produkteve, sado te panjohura te jene keto te fundit.]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.