3 kufomat e industrise se makinave

“Industria po kalon nje krize te cilen nuk e ka krijuar vete. ..nuk eshte e drejte t’ja vini fajin unionit United Auto Workers.” – Ron Gettelfinger, presidenti i UAW  (qe perfaqeson rreth 150 mij antare ne USA.

Po lexoja kete artikull tek Wall Street Journal, edhe sa pash kete koment, mendova: …ose ky zoteria jeton ne Mars, ose eshte idjot!   Faktikisht, nuk jeton as ne Mars e as nuk eshte idjot.  3 kufomat e industrise se makinave (GM, Ford e Chrysler) ne keto momente jane me 1 kembe ne varr e po i kerkojne qeveris Amerikane (dmth, ne popullit) qe t’u japim rreth 50 miljard dollare qe te mos falimentojne.  Kjo ceshtje do te votohet ne House edhe Senat — ku, fatkeqesisht, jam i sigurt qe do kaloj.

Pse them fatkeqesisht? Sepse ate 50 miljardeshin (bashk me 1.3 trilionshin e kompanive financiare) do ta paguaj une dhe femijet e mij.  Pse jam i sigurt qe do kaloj?  Sepse UAW ishte donatori me i madh i fushates se Obames dhe i shume nga ligjvenesve me ne ze. (Sa shume para beka UAW nga GM/Ford/Chry?)

Sot ne MSNBC dolen dy senator qe mbeshtesnin dhenien e ndihmes per 3 kufomat.  Njeri insistonte qe duhet te mbeshtesim ekonomine tone duke mbeshtetur kompanite tona.   Or mik, pjesa me e madhe e makinave GM/Ford/Chrys nuk prodhohet ne USA.  Pjeset prodhohen jashte Amerikes, ketu behet vetem instalimi.  Pra, ai 50 miljardeshi nuk shkon per te ndihmuar ekonomine Amerikane ..por thjesht i jepet 3 kompanive qe vetem zyrat qendrore kane ne USA, e pjesen me te madhe te infrastruktures e kane jasht Amerikes.  Ne fund te fundit edhe Honda, Toyota, Nissan po ne USA prodhohen.  Une kur blej nje makine nga keta 3 te fundit, prap ndihmoj ekonomine Amerikane — edhe keta nuk bejne pjese ne union.

Leqe vet e kane fajin! Kriza ekonomike qe po kalojme thjesht i vuri kapakun.  Kur Toyota po nxirrte ne treg Prius, GM/Ford/Chrys po konkurronin kush prodhonte monstruozitetin me te madh (…sa Escalades shef me rruges?)

Kur po studjoja per MBA para rreth 4 vjetesh, profesoret e nje lende ishin nja 2 manaxhere nga GM, te cilet gjate gjithe ores flisnin vetem per arritjet e GM-it.   Ngaqe shpesh here nuk kam pike takti 🙂  ngrita doren edhe pyeta:

– Po degjojm shpesh per arritjet e GM-it, por cuditem si shpjegohet qe ju flisni per arritje kur ka rreth 30 vjet qe nuk inovoni.  Sistemin ABS e ka shpikur Chrysler, SUV-it ..Chrysler ..etj, dmth cdo gje te re te dekadave te fundit e kane shpikur kompani te tjera.

Pergjigja qe mora ishte: “I don’t know what Cool-Aid you have been drinking!!”  (Nuk e di cfare Vapiku ke pire!!)   — por prap nuk hodhi posht ate qe thash, thjesht kaloi ne nje teme tjeter.  (…kushedi ku eshte duke kerkuar pune tani.)

..njerez si keta nuk meritojne parat tona!!



2 Responses (Add Your Comment)

  1. S’janë kufoma, janë zombie. Chrysler u ringjall një herë, edhe këto do vijnë prapë me dorën përpara se s’dinë më si bëhet paraja. S’e mbaj mend se cilin dëgjova, por tha diçka me mend. Nëse ne do japim pare duhet të marrim disa kushte, si p.sh. brenda 10 vjetësh çdo makinë që do shesin do jetë elektrike (ose unë do thoja hibride se 10 vjet është pak për të kaluar komplet).

  2. Gabimi me i madh eshte se Big 3 trajtohen si shporte nderkohe qe jane krejt te ndryshem. Chrysler eshte kompani private nen pronesine e Apollo, nje nga firmat multimiliardere me te madhe te private equity ne bote. Ndihmen mund ta marrin nga arkat e tyre. Ford pohoi vete qe nuk ka nevoje per ndihme. Nderkohe GM eshte ai qe ka tamam nevoje per ndihme dhe ndoshta zgjidhja me e mire do te ishte nje Chapter 11 dhe reorganizim i forte. Qeveria federale ne vend qe te ndihmoje duke i dhene $$$ GM, mund te mbeshtese garancine e makinave te GM gjate procesit te Ch11 ose ti marre sigurimet shendetesore te pensionisteve te GM vete…..

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.