Logo e re e Pepsit: …mrekulli apo cmenduri?!

Dokumenti i meposhtem, i cili ishte bere vetem per drejtuesit kryesor te Pepsit, ne menyre te fshehte tashme eshte bere publik.  Behet fjale per strategjine e perdorur ne dezajnimin e logos se re.  Kjo logo e re eshte pak e ndryshme nga e vjetra.  Ngjyrat nuk kane ndryshuar por kane ndryshuar kendet dhe disa nga harqet uniforme.

Disa pjese te dokumentit duken sikur jane ideuar nga NASA, jo nga konsulente marketingu.  Aty flitet per forcen e gravitetit te tokes ndaj planeteve te sistemit djellor, dhe krahasohet me “forcen e gravitetit” te logos se Pepsit.   Nder te tjera analizohet distanca gjeometrike midis tiparave te Monalizes, si dhe objekteve te tjera te artit.

Me poshte po vendos disa pjese nga dokumenti.  Ne fund te artikullit mund te shkarkoni dokumentin 30 faqesh.

picture-1

Forca magnetike e tokes …dhe ajo e logos se vjeter?

picture-5

8 vjet drite …dhe …universi i logove te Pepsit (100 vjet drite, them une!)

picture-4

E=MC^2 e logos tregon qe …qe …(ore ka ngelur gje ndonje vize t’bardhe per mua, apo e mbaruat te gjithe ju kur po benit dezajnin e logos?)

Ndoshta ky dezajn logo mund te jete dicka krejtesisht gjeniale.  Por per mendimin tim, me le pershtypjen e nje dokumenti me 30 faqje brrockullash.  Kosto e ideimit te logos se re = 1 milion dollare.  Kosto e ndryshimit te logos ne terren = rreth qindra miljon dollare.  Perfitimi qe vjen nga redezajnimi? …rrezik, asgje!!

Dokumenti i plote per shkarkim: Forca e Gravitetit te Pepsit (6MB)



One Response (Add Your Comment)

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.