Marka "Shqiperi," vuan nga probleme serioze!

Ne te vertete, vet plazhet e Malit te Zi, nuk kane asgje. Sidoqofte, Mali i Zi, vazhdimisht rrit vleren e markes se vet duke i leshuar publikut te huaj lajme pozitive per vite me rradhe. Mendoni kur kjo republike e vogel Jugosllave, pavaresisht se moter e Serbise, strehoi dhe mbrojti refugjatet Boshnjake, Kroate dhe Kosovare gjate luftrave te dekades se kaluar. Eh, cfare reklamimi pozitiv! Ose, kur vendosi te shkeputej nga Serbia e mbrapshte. Prap, gazetat e botes e pergezuan. E tani, reklamon plazhet e pikat turistike.

Po Shqiperia, c?reklamon? Jo vetem qe nuk reklamon plazhe e pika turistike, por ne menyre te anasjellte i thote botes ?Mos hajdeni ketu, se jemi vend i cmendur!? Korrupsioni ka 15 vjet qe na ka prere gjunjet, e akoma vazhdon, pavaresisht nga masat e marra kohet e fundit. Mendoni c?ndodhi me kompanite gjigande Amerikane para disa vitesh: Enron, Tyco, Andersen Consulting e kompani kur doli qe kreret e tyre vidhnin popullin e korrupsioni ishte ne stratosfere. Andersen Consulting s?ekziston me, Enron eshte me nje kembe ne varr, e marka Tyco ka probleme imazhi. Po marka Shqiperi? ?per boten, ka falimentuar!

Para disa ditesh lexova nje artikull mbi nje cift Cek qe u vodhen e u perdhunuan ne Shqiperi. Sikur turizmi Shqiptar te ishte produkt i prekshem, s?do kishte asnje ndryshim nga nje Ford Explorer, qe e merr ana, rrotullohet e vret pasagjeret. Ose nje rrote Firestone qe ne shpejtesi normale, cahet dhe e nxjerr makinen jasht kontrollit, duke demtuar rende njerezit brenda. Te dyja keto marka kane vite qe vuajn pasojat e cilesise se dobet e vdekjeve qe shkaktuan. Po Shqiperia, per sa kohe do vuaj nga pasojat e vjedhjeve e dhunimeve te ?klienteve? te huaj?

Le pastaj ato ngjarjet e fundit te krereve te ?kompanise? Shqiperia, qe komunikojne me njeri-tjetrin duke hedhur karrige e duke kercenuar, share e fyer. Mendo sikur dicka e tille te ndodhte ne nje kompani si Microsoft a GE, do investoje aty? Sigurisht qe jo! Markat e kompanive me keshtu lloj problemesh s?kane triumfuar kurre. Sa nga ju e njohin Studebaker Co., e para qe prodhoi makinen me benzine? Pak, sepse per shkak te grindjeve te brendshme te krereve te saj, nuk e pati te gjate.

Per fat te keq, nuk pres te shoh ndonje reklame Shqiptare si ajo e Malit te Zi ne ndonje televizion te huaj. Ne fakt, dicka e tille ne kete gjendje qe eshte Shqiperia do te jete krejtesisht humbje parash. ?Kompania? Shqiperi, e ka detyrimisht te nevojshme te rregulloj problemet e brendshme, sepse vetem keshtu rregullohet imazhi nga jasht. Por, deri atehere, do te duhet kohe, mund dhe durim. Kemi malore te larte per t?u ngjitur dhe me duket se akoma s?kemi filluar.

gj. dollani
http://www.konsumerizem101.com
]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.