Marketingu dhe Lufta ne Irak

C’eshte lufta? Lufta s’eshte asgje tjeter pervec nje produkti qe duhet marketuar ne nje menyre ose ne nje tjeter. Nese eshte e nevojshme te luftojme, atehere vihet ne pune fushata e marketingut per te bere pjesmarrjen ne lufte sa me te deshirueshme (mendo fushatat PR per mbrojtje atdheu, lirije ..etj etj.) Pra, vegla kryesore ne formimin e nje strategjie per lufte eshte Marketingu dhe PR.

Lufta ne Irak eshte tipike e nje lufte ne te cilen rolin kryesor kane luajtur keto 2 vegla. E mbani mend Chalabin? Po Iraq National Council, grupin opozitar qe po ngrihej per t’iu kunderven diktatorit Sadam Husein? Po sikur t’ju thoja qe e gjitha kjo eshte krijuar nga nje agjensi Marketing/PR, do me besonit?

Ju prezantoj me Rendon Group!

Rendon Group eshte nje nga kompanite me interesante te PR-it. Ata fokusohen ne dicka qe quhet “Manaxhim Perceptimi.” Keshtu qe menyren si e perceptojme ne Luften ne Irak, konfliktin ne Panama, ..etj, e kemi fale Rendon Group dhe John Rendon (themeluesit te kompanise.)

Rendon Group u kontraktua nga CIA per te shtruar rrugen drejte konfliktit ne Irak. Si rrjedhim, John Rendon, u vu ne kontakt me Chalabin, krijoi nje organizate gjoja-opozitare ndaj Sadamit, …madje i vuri vete emrin Iraqi National Council, dhe vuri Chalabin ne krye. E gjithe kjo, per te krijuar rremuje brenda Irakut, dhe per t’i dhene ligjvenesve Amerikane nje arsyje qe te bindin popullin Amerikan se ka ardhur koha e veprimit per te mbeshtetur frontin “kryengrites” te Chalabi/INC.

Nuk eshte cudi qe pjese e ministrive ushtarake te behet edhe roli i Brand Manaxher. Ne fund te fundit, lufta s’eshte asgje tjeter pervec nje produkti qe do manaxhuar. Ne rastin konkret, produkti quhet “Iraq War” dhe manaxheri i ketij brandi eshte Rendon Group.

Gjergj Dollani
konsumerizem101.com

Artikulli u bazua ne nje interviste ne NPR me gazetarin James Bamford i cili ka intervistuar John Rendon per nje artikull ne Rollingstone Magazine]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.