McDonalds dhe Oxford Dictionary kapen prej flokesh

mcjob.jpgSot, tek po shkoja ne pune ne Metro, mora gazeten lokale (sic bej zakonisht) dhe po e lexoja. Me zuri syri nje artikull me temen: “McDonalds akuzon Oxford Dictionary.” Po vrisja mendjen, c’dreqin do McDonalds me fjaloret edhe per momentin mendova mos Oxford kishte vene ndonje perkufizim te tipit:

“McDonalds [me:’k-dounelds] – e,sh – 1) Pike shitjesh ushqimi me kolesterol te larte. 2) Ushqim qe shkakton nje gjendje obesi dhe probleme zemre 3) Mbiemer me prejardhje Skoceze 4) Ushqimi me i preferuar i Gjergjit 5) …”

Por nuk duhej te habitesha. Vitet e fundit, McDonalds ka luftuar me klientet, me ministrite e shendetit, me iriqet, dhe me se fundi me fjaloret. Stromullari eshte perfshirja e fjales McJob ne fjaloret anglisht-anglisht si “slang – gjuhe e perdorimit joformal,” qe do te thote “pune me pagese shume te ulet, dhe pa prespektive rritje profesionale.” McDonalds eshte e shqetesuar se perfshirja e kesaj fjale ne fjalor legjitimizon perceptimin qe kjo kompani nuk eshte vend i mire punesimi per arsyjet e mesiperme.

Ne 2003, McDonalds i dergoi nje leter Merriam-Webster, kompanise se fjaloreve Anglisht ne USA duke i kerkuar te heqin fjalen. Ne leter vihej ne dukje se ky perkufizim i McJob ne fjalor eshte nje “shuplake fytyres” per 12 milion njerez qe jane te punesuar nga kompania (uau…gati 4 here popullsia Shqiperise.)

Do s’do McDo-ja, dihet qe po deshe pune me rroge minimale, pa piken e prestigjit, McDonalds eshte vendi per t’u aplikuar.  Prandaj edhe pjesa derrmuese e aplikanteve jane nxenes shkollash te mesme ose emigrante qe po e rifillojne jeten nga 0.  Une s’kam probleme me McDonalds, po ta shifja veten keq …do aplikohesha atje per te punuar.  Ne fund te fundit, sic thot populli “puna eshte nder.”

..sidoqofte, kjo nuk ndryshon faktin qe McJob eshte vertet ashtu sic perkufizohet neper fjalore.  Sa veta fillojne pune ne McDonalds me mendimin qe duan ta kthejne ne karriere?! ..shume pak, do thosha une.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.