McDonalds Gourmet: ..po afron fundi i botes!

burger.jpgE kam thene edhe disa here me pare, po s’ma ka ven njeri veshin! Po afron fundi i botes!!

Kur pash McCaffee dhe McDonalds qe i ngjante me teper me dyqan zarzavatesh sesa “hamburger joint,” ne Paris, mu desh t’merrja veten.

Si ka mundesi qe nje biznes qe per 50 vjet ka bere para duke shitur mbeturina mishi per 99cent, tani po mundohet te kthehet ne nje restorant “gheto fabulous” me menu $3.99 per hamburger, me dyqane te zbukuruara me karrota prej xhami e sallata plastike (McDonalds tek La Defense.)

Para pak ditesh, McDonalds filloi te testoj nje hamburger te ri, premium vetem ne Los Angeles dhe San Bernardino. Cmimi eshte 3.99 dhe eshte nja 1/3 pound pesha e mishit, e bere me mish te nje cilesie me te larte qe quhet Angus. Me sa duket, menuja e re po ecen mire fare. Po vazhdoi keshtu, edhe ju do keni mundesi te shijoni hamburgerin e ri.

Ideja eshte qe te konkurroj drejt per drejte me pub-et edhe restorantet familjare qe sherbejne hamburgere te medhenj dhe me cilesore. ..te shofim si do dali. ..sidoqofte kam frike se duke u zgjeruar kaq shume, do i japi vend ndonje chain-i te vogel qe te perqendrohet vetem ne hamburgere 99 cent, edhe ti mari territor Mak-ut.

..nejse t’shofim ca do bohet. Une per vete do vazhdoj t’blej akulloren me pjeshke ke MekDi-ja. …edhe sado ta ndryshoj petkun ky, prap se prap po fast food beterr do te mbetet.



One Response (Add Your Comment)

  1. Ti flet per Parisin veç mgjth francezet jane llafazane dhe vleresojne te hane mire, i vetmi restorant me struktura te adaptuara per femijet, jane mcD. Nderkohe bravo qe ariijne te inovohen se duke pare çfare fuqie shitjeje kane. Ketu mishi normalisht eshte shume i kontrolluar dhe nuk eshte mbeturina.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.