Me lodhen reklamat per ilace! ..me smuren!

pills.jpgSa here i kemi degjuar! …fillojn te gjitha keshtu: “U ndjeva i lodhur, me vinte gjume…. doktori me tha qe vuaj nga nje kondite mjeksore qe quhet Lodhje Kronike dhe me rekomandoi 2 pilula Idjoticine ne dite. …tani ndjehem shume me mire. Idjoticine, ..ta heq gjumin!”

Ose, ose nje reklame per ilacin e kolesterolit, Lipitor. Reklama eshte vetem kaq. Nje burr qe hyn ne makine, sheh te shoqen dhe thot: “Doktori me tha Lipitor” e makina niset. Kur e pash per here te pare, fillova duke vrave mendjen.  Pse i tha doktori Lipitor?  Ca kishte ky dreq mer aman se mos kushedi duhet t’jete vdekjeprurese edhe duhet ta di edhe une qe t’marr Lipitorin.  …ne ato momente me hyn ethet.  Sigurisht, mendova qe ethet jane simptome e asaj semundje per te cilen duhet te marresh Lipitor.

Pas reklames se Lipitorit fillon nje reklame tjeter, po me te njejtat fjale: “Ndiheni te lodhur? Rrotulloheni shpesh naten pa gjetur rehat? Ju ben kemba ose dora miza kur e kapni keq ne krevat? ..a ju duket se po shqetesoni partnerin tuaj me levizjet e tua ne krevat.  Ju mund te keni “Restless Leg Syndrome” (Sindroma e Kembes se Levizshme ..cfare!?) Doktori juaj do t’ju sugjeronte ….”

Ne fakt tani qe po shkruaj kete, mund te kem kaluar ne televizor nja 7 reklama per ilace te ndryshme.  Cfare nuk me pelqen mua eshte se reklamimi i tepert i ilaceve, e simptomave si keto te sipermet qe edhe ai qe s’eshte i semur i ka, ne nje moment ose ne nje tjeter, krijon dezinformim.  Njerezit mendojne se vertet jane te semure, se vertet kane nevoj per mjekim e ilace.

Kete shembull me posht e kam diskutuar edhe ne nje teme marketingu tek Albforum me duket.  Po te pyesesh nje amerikan ne rruge se kush smundje eshte vrasesja nr. 1 e femrave, jam i sigurte qe pergjigja do jete “kanceri i gjoksit.”  Ne te vertete, vrasesi nr 1 eshte kolesteroli dhe komplikimet e zemres.  Arsyeja pse populli eshte i dezinformuar vjen ngaqe Qendra per Kancerin e Gjoksit ka bere nje fushate kolosale marketingu …me te madhe se ajo per kolesterolin e zemren.  Detyrimisht, publikut i krijohet pershtypja se gjeja me e publikuar eshte me urgjentja e me e rendesishmja. 

Ju c’mendoni?



7 Responses (Add Your Comment)

  1. Une mbaj mend ate reklamen qe ka qene para nja dy vjetesh ne Shqiperi. Ajo per prostaten. S’po me vjen emri tani po mbaj mend qe ishte reklama me e transmetuar midis pushimeve te ndeshjeve te boterorit :D:D!

    Kam pershtypjen se biznesi i ilaceve eshte shuuume i madh dhe rrjedhimisht kuptohet sasia e vazhdueshme e reklamave. Jam njekohesisht dakort dhe me dezinformimin qe krijohet. Me siguri bile qe krijohet dhe nje lloj placebo effect. Sa me shume ja perserit vetes simptomat, semundjet etj. do vije nje pike qe do semuresh :D. Hipokondria, eshte nje semundje psiqike kryesisht qe ka te beje me te paturin frike nga nje semundje e caktuar. Po frike jo racionale dmth. Interesante eshte se e vetmja kure e njohur deri me sot per hipokondrine, eshte te semuresh me semundjen nga e cila ke frike… e thelle :D!

  2. PER REKLAMAT E ILACEVE UNE PERSONELISH JAM I MENDIMIT SE NUK DUHET TE LEJOHEN !!! PSE??? SEPSE SE PARI FIRMAT FARMACEUTIKE PUBLIKUT I SHESIN SEMUNDJEN E PASTAJ ILACET PAS SAJ ME RADHE….:))) U FUSIN PUBLIKUN NE ATE PSIKOLOGJINE QE JANE TE SEMURE… ME TE VERTETE. ESHTE E DREJTE AJO HIPOKONDRIA QE THOTE JONI… SE NJERIU ME HSUME SEMURET NGA FIKSIMET SE SA VERTET NGA SEMUNDJET. PAS GJITHE ATYRE REKLAMAVE QE TRANSMETOHEN, NJEREZIT TE NJE GJE ME E VOGEL FILLOJNE E BEHEN ME FIKSIME, FRIKESOHET SE MOS I KA ZENE VERTET AJO SEMUNDJE QE BEHET FJALE NE REKLAME:::))) FRIKA ESHTE SEMUNDJA ME E MADHE QE MUND TE VUAJE NJE NJERI… PRA KESAJ I THONE QE TA KURDISESH VETE HALLIN EDHE PASTAJ TI GJESH DERMANIN::))

    NESE DO TA PERBLEDHIM PAK TEMEN SE U HALLAKATA SHUME GRUPET E QELLIMIT TE PRODHUESVE TE ILACEVE KRYESISHT JANE:DOKTORET, FARMACISTET DHE KONSUMATORET. KETA TE FUNDIT JANE ATA QE BERA FJALE ME LART. I SEMURIN VETE DHE I SHEROJNE PO ATA VETE:))

    RAY MOYNIHAN & ALAN CASSELS: SEMUNDJET QE SHITEN. liber hsume i bukur per kete teme jua sugjeroj

  3. Nje verejtje miqesore per pr-expert.
    Nese je me te vertete ne kete zanat, duhet ta dish qe menyra e te shkruarit eshte arma me e forte e marredhenieve publike. Prandaj si fillim rregullo formatin e shkrimit , kujdes gabimet ortografike si dhe te foluren ne zhargon. 😉

    Sa per temen, ne Shqiperi reklamat per produktet farmaceutike nuk perbejne ndonje peshe te madhe ne volumin e pergjithshem te reklamave qe transmetohen ne media.

  4. …Per ta vazhduar mendimin se m’u nderpre ngaqe i dhashe pa dashje “Dergo Komentin”. Duke qene se volumi i reklamave per produkte farmaceutike eshte i vogel, atehere reklama gjate hereve te pakta qe transmetohet nuk arrin te me jap ate efektin qe te ka dhene ty Gjergji, por thjesht nje informacion te vlefshem per rast kur te paraqitet nevoja.
    Pervec faktit se perceptimet si jane tek njeri nuk jane tek tjetri, doja te shtoja qe kjo ndjesi negative mund te krijohet nga ato produkte qe kane si synim çlirimin nga stresi, lodhja psiqike apo nga probleme jo fort te identifikueshme, sikurse eshte kolesteroli qe u permend.
    Nese i behet reklame Fervex apo Aulines te gjithe jane koshient qe ajo perdoret kur jane shfaqur shenjat e semundjes dhe nuk te jep ndonje perceptim tjeter pervec atij direkt. Po keshtu dhe per produktin e prostates qe permendi Joni.

  5. Eri ty te falenderoj per verejtjen. Po jo se i kam kushtuar kujdes te madh shkrimeve te forumit per (formatin bej fjale).

    Po gabimi im eshte se kam shkruar me germa te medha::)) Duket sikur flet shume trashe:)) Po ekam vazhdimish caps lock’un hapus. se punoj ne nje program aces qe ka format me shkronja te medha. ok?

    Sa per temen, nuk po bej fjale vetem per ne shqiperi… Po bej fjale per mbare boten.

  6. Faleminderit per mirekuptimin ne lidhje me verjetjen.
    Per te te sqaruar, une ne postimin e dyte e kam zgjeruar mendimin, nuk e lashe brenda kufijve te Shqiperise. 🙂

  7. Me kujtohet nje reklam qe shikoja ne tv me perpara, ishte kunder perdorimit te mjekimeve ne menyre te ekzagjeruar per gjene me te vogel, dhe ne mos gabohem duhet te ishte ministria e shendetesise qe kishte bere…
    ishte pak a shume keshtu :

    -je semure???
    *po
    -merr antibiotik???
    *jo,
    -atehere sqenke semur???
    *po jam
    -atehere merrke antibiotik???
    *jo nuk marr
    -atehere dmth qe nuk je semur…

    😀

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.