mmm mollakuqet?! …nje nga reklamat me te bukura te 2006.

Please enable Javascript and Flash to view this Flash video.



15 Responses (Add Your Comment)

  1. te kuptohemi, reklame e lezecme…por nje gje nuk kam kapur akoma une….
    pse kane vene nuse lale ??? dmth cila eshte lidhja e nuse lales me 207???

  2. Ideja eshte qe 207 e ben gjithcka me intensive. Kshu qe edhe mollakuqet zgjodhen kete makine per ta bere takimin e tyre me intensiv.

    Besoj se target market ktu jane mosha e re qe jetojne akoma me prinderit edhe momentet romantike i kalojne tek sedilja e pasme e makines!? 😛

  3. dhe EH, nuk jane nuse lale por Nuse Pashke – Nuse lalet jane gjitare…:)

    reklama ishte shume “sexy” po cheesy, per mua, gjergji ka te drejte per moshen se ciles i drejtohet.

  4. 😀 ka munci per emrin…se i ngetarroj nojhere…nejse 😀 nuse pashke shkon me shume 😀

    Ej, po mosha per te cilen flet Gjergji nuk i kan mundesit financiare per nje makine te tille…..
    dhe ti kishin, nuk do te jetonin me ke prinderit….

  5. Pupupu car turpi, ketu ne Amerik s’i lejojm kto gjona ne 🙂 (s’besoj se Reno-s i vjen keq se s’ka treg gjithsesi)

  6. Eshte Peugeot 😀 …keshtu qe Reno-ja ate do 😀

  7. Mollakuqet?
    Nuk e kam degjuar here tjeter.
    Ne u themi bukureza.
    Miresetegjeta.

  8. Ups 🙂

  9. Reklama eshte bere per tregun Evropian. Ketu ne USA, ku shoku i ngushte i A, John Ashkroft, mbuloi statujen e drejtesis se ishte me gjoks perjasht, nuk lejohen keshtu lloj reklamash. 😀

  10. ne temen mollakuqet: po me te vertete reklama eshte shume e bukur.te jep kenaqesi kur e shikon dhe nuk te bezdis. po duhet bere pyetja se, sa e terheq klientin tek vetja me kete mesazh qe percjell ne spot in e reklames? duhet te kemi parasysh se reklame e bukur eshte tjeter, reklama e mire eshte tjeter gje!!! reklama mund te na duket e bukur kur e shikojme, po nese reklama nuk arrin te shesi atehere nuk eshte aspak e mire!!! reklame e mire eshte ajo qe rrit shitjet…..

  11. mua me duket reklame e goditur.

    Kjo peugeot i vogel eshte si nje nuse pashke, e vogel, por e shpejte,

    jo vetem e vogel por eshte makine lozonjare…

    dhe ka boll hapsire brenda sa per te bere seks!

    “selling points”

  12. pr_expert,
    shume dakort me ty…gjithsesi, duhet marre parasysh qe tregu i makinave eshte ne saturim…konkurenca mjaft e madhe (BMW & Audi po i marrin klientet markes ne fjale)…dhe shitjet e pergjitheshme te Peugeot kane rene…si rrjedhoj e kostos se larte te prodhimit ne evrope, ata mbyllen nje uzine ne UK (ku prodhohej 206-a), dhe hapen nje tjeter ne Sllovaki (ku prodhohen 207-a…kostoja qesharake ne krahasim me evropen)

    Nejseeeeeeee…si perfundim, 207 eshte shitur 300 000 cope ne 2006-n, dhe parashikohen te shiten 500 000 cope ne 2007-n….sa rol te rendesishem ka luajtur fushata e marketingut ne kete mes…se di…
    😀

  13. E.H dakor ke te qe ne evrope kostot e prodhimit jane te larta. shume qarte po kostoja eshte tjeter gje. behet fjale per pozicionimin qe ben peugeot 207 ne kete spot reklame. se pari mesazhi kryesor ne reklame duket se eshte komforti dhe hapesira e gjere e makines sa qe mund te besh sex ne te.po kryesisht ne qofte se do qe te percjellesh mesazhin se makina ka hapesire te tepert, atehere pse perdoren mollakuqet??? nje nga insektet me te vogla??? dua te them se jane pozicionuar te hapesira e tepert duke perdorur nje insekt te vogel….. kundershtim i madh ne vetevete…. nuk jane te qarte. marrim pershembul ford focus qe ne vitin 2006 ka arritur 2 500 000 cope shitje. makina me e shitur ne bote me nje mesazh te qarte, makine sportive duke sponsorizuar dhe reklamuar ne fushen e sportit.sponsot gjeneral i champiuons league s. nje pozicionim teper i mire.

    po peugeot i ben reklamat e bukura, te terheq kur i shikon po nuk e nxit klientin ne blerje….

  14. e se una kam bere komentet e mija aty po ju kerkoj falje se nuk kam prezantuar veten nga emocionet dhe kenaqesia e tepert qe ndjeva kur pashe kete forum ne lidhje me marketingun…. u emocionova shume dhe harrova te prezantoj vetn:))))) mos ma varni shume per kete ok?

    une kam studjuar universitetin ne turqi ne degen marredhenie me publikun dhe prezantim… kete vit jam kthyer ne shqiperi dhe punoj ne nje firme private si ekonomist. i falenderoj shume ate qe kan bere te mundur kete forum..

    me shpresen qe te shkembejme sa me shume informacione te shendetshme me njeri tjetrin ne lidhje me pr-marketing dhe reklame…

    me respekt PR_EXPERT :))))))

  15. Kjo reklama eshte shume cool, personalisht me pelqen shume (aq shume saqe tani qe po shkruaj jam me nje buzeqeshje vesh me vesh)
    Shume i lezetshem kendveshtrimi i pr expert ne lidhje me insektin e vogel dhe hapesires se madhe se makines,duke perdorur si subjekt nje insekt te vogel eshte vertet kontradiktor nese mesazhi qe percillet eshte ai per hapesiren, por mendoj se nese subjektet do te ishin dy te rinj ne vend te mollakuqeve skena pak a shume do te dukej normale (ndofta edhe pak vulgare ) dhe nuk do te ishte kaq shume funny sesa kur e shef me mollakuqet si protagoniste
    Pastaj vet kontadikta qe krijojet bie paksa kur ai burri shef si habitur makinen nderkohe qe nuk ka as hije qeniesh njerezore atje brenda

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.