Keq-interpretimi i Marketingut Gueril

Shpesh lexoj artikuj apo shoh blogime rreth reklamave te ndryshme ku pershkruhen si “marketing gueril”.  Problemi eshte qe pjesa me e madhe e reklamave ne fjale nuk mund te cilesohen te tilla, sado interesante te jene.

Para se t’i hyj shpjegimit se cfare eshte marketingu gueril, le te flasim per fjalen “gueril”.  Gueril eshte nje person ose grup i vogel qe lufton ne menyre te crregullt nje ushtri te madhe konvencionale.  Pra guerili lufton me mjete rrethanore, ne nje zone lokale dhe me nje buxhet te vogel (ose non-ekzistent).

Tani merre pershkrimin e mesiperm edhe aplikoje ne marketing.  Pra nje fushate guerile do te thote nje ekzekutim terheqes i reklamimit nga nje marke e vogel (ose e panjohur) me nje buxhet fare te vogel ose non-ekzistent.  Me pak fjale, kur Mercedesi ben nje reklame interesante, sado unike qe te jete nuk mund te cilesohet guerile sepse Mercedesi ka harxhuar miljona dollare per ate fushate apo reklame.  …pra thjesht mund te quhet reklame inovative apo dicka tjeter, por nuk mund ta quash guerile. 

Per shembull, reklama e meposhtme nga Mini Cooper eshte e bukur, terheqese, e vecante, por nuk eshte reklame guerile sepse eshte konvencionale dhe me buxhet te madh.

image

Ndersa kjo tjetra nga nje berberhane e vogel eshte gueril sepse berberi ka gjetur nje menyre me kosto minimale dhe impakt maksimal per te reklamuar biznesin e tij te vogel.

image

Pra qe nje reklame te quhet guerile, nuk mund te jete vetem terheqese dhe e vecante, por duhet te kete edhe elementin e Davidit vs. Goliathit qe te quhet gueril.  Ne rastine markave te medhaja, ne shumicen e rasteve eshte thjesht marketing kreativ!

…hajd nime; thoni “me fal” e mos e perserisni me!



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.