Ne kerkim te lumturise

Sipas revistes amerikane “Psikologjia Sot” ne vitin 2008 jane botuar 4000 libra mbi temen e lumturise.  Ndersa ne vitin 2000, vetem 50.  Pra, nje rritje prej 790%.

Shpesh here mendoj se cfare do te thote “lumturi” per mua.  Kam pasur fatin e mire te arrij te bej punen qe kam enderruar, por ndodh ndonjehere qe nuk ndjehem i kompletuar.   Sidoqofte, kjo ndjenje nuk eshte e izoluar thjeshte tek une.  Nje sondazh i kryer nga ekonomistet Betsey Stevenson dhe Justin Wolfers arriti ne perfundimin se pas 3 dekadave rritje ekonomike ne Amerike,  njerezit nuk ndjehen me te kenaqur se me pare.  Ne fakt, niveli i lumturise qe ndjejne qytetaret Evropian eshte gjithnje ne rritje, ndersa ne popullaten Amerikane po ndodh e kunderta.    Grate Amerikane kane qene me te lumtura ne vitin 1972 sesa jane sot, pas revolucionit feminist te viteve 70-80.

Gjithnje me kane bezdisur ekskursionet e punes e ushtrimet idjoteske me qellim qe te rrisin moralin e ekipit.  Ne nje nga ushtrimet qe kane per qellim te rrisin besimin ndaj njeri-tjetrit, duhet te mbanim ne shpatulla nje nga koleget e te ecnim nja 50 metra.  Rezultati?  Teknikisht duhet te rritej komraderia midis nesh, ..faktikisht, m’ka dhembur shpatulla per nja 2 ore.

Nje artikull mbi kete teme ne revisten Newsweek ben nje pohim interesant: “Shpesh here, sa me e keqe te jete gjendja, aq me shume na kerkohet te ndjehemi te kenaqur.   Sa me shume punetore u hoqen nga puna gjate viteve 80-90, aq me popullore u bene fjalimet moral-ngritese dhe konsulentet e Burimeve Njerzore.”  Artikulli nxjerr ne pah qe kjo kembengulje ndaj te parit te gjerave me sy pozitiv na eshte kthyer ne optimizem te verber.   Eshte kthyer ne nje vete-hipnotizim qe na verbon nga realiteti.  Jemi stervitur tashme te mendojme se cdo gje arrihet thjesht duke e synuar, dhe kjo na ka bere te synojme per cdo gje.  Prandaj dhe shpesh deziluzjonohemi kur nuk ja arrijme dickaje dhe i veme fajin vetes qe dikush tjeter ja arriti e ne jo — kujto heren e fundit qe ke menduar: “…pse cfare ka ai/ajo me shume se une?!”

Realiteti eshte qe jo te gjithe do behemi presidente, apo CEO apo astronaute.  Nuk jemi te prere nga i njejti stof.   Prandaj edhe kam filluar te rivleresoj se cfare do te thote lumturi per mua.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.