Nga Konsumimi ne Komsumim!

American Express cdo vit ben nje studim te tregut dhe trendeve te konsumatoreve.  Kete vit, studimi nxorri ne pah disa trende te reja shpenzimi ku nder te cilave me beri pershtypje ajo qe ata cilesonin si “komsumim.

Komsumimi eshte ajo cka studimi quan shpenzim me komunitet.  Nese me pare procesi blerjes behej ne pergjithesi ne menyre individuale, tashme, shpenzimi behet ne grup.  Konsumatoret bashkohen ne komunitete konkrete apo virtuale dhe ulin cmimin e nje produkti duke fituar ekonomine e shkalles.  Sa me i madh komuniteti qe krijohet rreth nje produkti apo nje marke, aq me e lire vlera e mallit.   Shembuj te tille jane Groupon ose Gilt.

Gilt cdo dite nxjerr nje produkt apo sherbim ne plan te pare.  Sa me shume njerez te jene te interesuar ndaj produktit, aq me shume ulet cmimi i produktit.  Pra konsumatori perfiton duke perhapur llafin qe te sjell sa me shume njerez te interesuar ne produktin.  Ndersa kompania perfiton nga “word-of-mouth” (llafi i gojes) qe perhapet nga “komunitetet” qe krijohen rreth produktit apo sherbimit.

Nese me pare, blerja e produkteve behej privatisht.  Tashme nepermjet internetit dhe rrjeteve sociale, kompanite kane mundesi te integrojne blerjen edhe ne rrjetet tona sociale.   Keshtu, “miqte” tane ne rrjete sociale e shikojne menjehere se cfare produktesh po blejme.  Ne kete menyre, pa dashur ndikojme ne perceptimet e miqve ne rrjetet tona dhe forcojme impulsivitetin qe shpesh shtyn blerjen online.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.