Nilli djeg atletet. …po pastaj?!

Pasi u mendua gjate (une them, jo me shume se 20 sekonda) vendosi te djeg cdo produkt marke qe ka. Ne artikullin e shkruar per BBC ( http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/magazine/5292860.stm ), tha se do i digjte te gjitha! Nuk jam i sigurte nese ka menduar vetem per rrobat qe vesh, por nese vertet do te jetoje nje jete ?brand free,? do t?i sugjeroja te digjte edhe lavamanin e rrubinetet Kohler, bashke me furcen e dhembeve Oral-B, e bashk me pocat e llampave GE ?dhe kur te dilte nga dera e shtepise, te shtypte me gure celesin Access+. Pastaj te shkonte ne maj te malit Munelle ne Puke, te merrte ca dhene, e te jetonte si Neandertal.

Jam shume dakort, qe shoqeria e sotme vuan nga nje mbiekspozim ndaj markave e logove. Nilli ne artikullin e tij shkruan qe nje anglez sheh rreth 3000 marka e reklama cdo dite. Kesaj fatkeqesisht (une do te thoja fatmiresisht) nuk i shpetojme dot. Fakti qe kemi aq shume zgjedhje me pelqen. Ndoshta do ishte me thjeshte sikur ne te gjithe boten te kishte vetem 1 stil te cdo gjeje, por do te kishe qejf ti te jetoje ne nje bote te tille pa asnje shprehje krijimtarije?

Une, personalisht, e kam vdekje te vesh artikuj qe shkruajne me germa te medha emrin e markes. S?me pelqen te behem reklame levizese. Sidoqofte, kur blej veshje, ato me marka te mira dallohen nga stofi qe perdorin, nga cilesia, etj etj. Pra marka nuk eshte thjeshte nje reklame qe duhet t?i shpetojme, por eshte nje premtim cilesie. Per deodorant kunder djerses perdor gjithmon Old Spice, sepse nga eksperienca ime ky produkt nuk me ben alergji si ndonje produkt tjeter, si dhe eshte jashtzakonisht shume rezistent ne cdo ambjent. Madje kur Old Spice nxjerr nje produkt te ri, une jam shume i predispozuar ta provoj, sepse kam bere nje ?kontrate? me kete kompani ku une pres cilesine e deshiruar, dhe jam i gatshem te pagoj. Po sikur te ishin te gjitha gjerat pa marka e shenja dalluse (sepse edhe forma e paketimit eshte marke ne vetvete) ..do hiqja picirrin e zi per te gjetur ate qe me pelqente e s?do kisha rene kurre rehat.

Artikulli I Nillit nuk eshte ide e re. Naomi Klein, ne librin e saj ?No Logo? flet pak a shume per te njejten gje. Me pelqen te lexoj gjera te tilla sepse jane mates te mire te pulsit te konsumatorit, por reklamimit nuk i shpetojme dot. Madje ne te ardhmen do te behet me i sofistikuar. Para disa kohesh pash nje emision mbi Biometrics dhe nje menyre perdorimi e kesaj teknologjie ne te ardhmen do te jete qe sapo te hysh ne dyqan/qender tregtare, rreze te ndryshme do te lexojne retinen e syrit dhe automatikisht do te te nxjerri reklama qe te pershtaten vetem ty. Nese kjo eshte gje e mire apo jo ?ajo eshte teme tjeter, por realisht keto lloje zhvillimesh jane te paevitueshme.

Gjergj Dollani
]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.