Nokia dhe veshtiresite ne tregun Amerikan

Sa here degjoj qe Nokia eshte prodhuesi me i madh i celulareve ne bote, gjithnje me tingellon pak si pohim i cuditshem.  Ndoshta ngaqe ketu ne USA, Nokia kontrollon vetem 3-5% te tregut te celulareve.  Te gjithe ata qe njoh qe perdorin Nokia, bejne be e rrufe qe eshte jashtzakonisht me i lehte per t’u perdorur se celularet e tjere (cuditerisht me eshte dukur gjithnje menuja aspak intuitive.)   Gjithashtu, kam degjuar qe celularet Nokia vijne te zhbollkuar nga kompanite e sherbimeve celulare.  Nqs jane kaq te mire, si shpjegohet qe nuk po depertojne dot tregun Amerikan?

Kohet e fundit, rolin e CEO tek Nokia e ka marre Stephen Elop, nje ish-VP nga Microsoft.    Qellimi i punesimit te nje Amerikani ne rolin kryesor ekzekutiv ndoshta eshte per t’i treguar botes qe Amerika tashme eshte pikesynim.  Sidoqofte, mendoj qe kompania eshte pak si e vonuar.

Problemi kryesor i Nokias eshte se tregu i celulareve ne USA drejtohet nga kompanite telefonike si T-Mobile, ATT, Verizon.  Jane keto kompani qe diktojne se cfare opcionesh duhet te ofrojne telefonet celulare, dhe jo anasjelltas, sic eshte mesuar Nokia me sherbimet celulare ne Evrope.  Gjithashtu, kompania me e madhe e sherbimit celular ne USA eshte Verizon qe perdor rrjetin CDMA, ndersa Nokia ofron vetem celulare per rrjetin GSM.

Gjithashtu, kam degjuar qe sistemet operative Android dhe Iphone jane shume me te avancuar se sistemi operativ Symbian qe perdor Nokia.  Kjo e ka penguar te hedh ne treg “smart-phones” te cilesise se larte, qe konkurrojne me Iphone e celularet e tjere te prodhuar nga Motorola, Samsung dhe HTC.

Cfare mund te bej Nokia per te depertuar tregun?

..une them, pak ka ne dore.  Po adoptoi Windows Mobile apo Android, atehere do e kthej veten ne defakto prodhues komoditetesh.  Me duket se ky drejtori i ri do e kete te pamundur te ndryshoj trajektoren e renies se Nokias ne tregun Amerikan.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.