Not so Smart

Tek po ecja ne aeroport per t’u kthyer ne Boston, hyra ne nje dyqan te vogel dhe mora nje shishe uji Smart Water nga Glaceau. U afrova drejt banakut dhe shitesi m’u drejtua: “…$4.99 per ate shishe uji.”

Nje grua qe kisha prane, zgurdulloi syte dhe ma pret: “Vetem budallenjt paguajne $4.99 per nje shishe uji; qe ironikisht quhet Smart Water!”

Sigurisht aty m’kerceu!

“Me fal; leket e tua po harxhoj une?! Po m’u tek me hedh $4.99 ne plehra, do i hedh!”

E kam te qarte qe eshte cmenduri te paguash 5 here me shume se c’duhet per dicka. Por para se te me gjykoni mua, mendoni per ate canten Louis Vuiton apo Gucci per te cilen keni hequr menjane 2 muaj rroge per ta blere.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.