O shoqe, …sa bon ai Krishti?

…3700 lek e? Jo, jo …bjer ate t’voglin aty!

Sot me ra rruga andej nga kisha e famshme Notre Dame ne qender te Parisit.
Meqe s’kisha hyre ndonjehere, u bera dhe une turist per nje moment dhe u futa
bashke me turmat pa mbarim te njerezve. Me beri pershtypje qe kudo qe hidhja
syte, do shikoja ndonje tabele me ndonje cmim qe duhej paguar. 5 euro ketu,
3 euro atje, ..2 euro diku me poshte per ndonje monedhe me figuren e katedrales.
Mu duk vetja si ne panair, e jo ne shtepine e zotit (me poshte jane disa nga fotografite qe bera.)


Do qiri? …5 Euro te lutem!

Ore, si shume e shtrenjte eshte bere kjo feja!? Disa kisha te kerkojne nje
perqindje te rroges mujore apo vjetore. Disa te tjera te marrin nga 5 euro per
nje qiri qe nuk kushton me shume se 3-4 cent per tu bere. E te tjera ndertojne
universitete me parate e marra nga besimtaret (Pat Robertson dhe 700 Club, pronare
te Regent University ne Va. Beach, Virginia.) Jo vetem kaq, por feja ka krijuar
nje industri te madhe rreth shitjes se figurave fetare. Nje kerkim i thjeshte
ne Google per “Jesus” do t’ju qesi rezultate qe nga kryqe e ikona
e deri tek paruke si te Krishtit.


…aaaa doni te shikoni rrobat e priftit?
…3 Euro te lutem!

Une nuk jam fetar, por me vjen keq kur shikoj sesi Krishti, ku ne bibel thuhet
se perzuri tregtaret nga altari i Zotit, eshte kthyer vet ne nje mjet fitimi.
Pjesa me e madhe e atyre qe abuzohen nga ky lloj komercializmi jane pleq e plaka
qe i druhen fundit te paevitueshem e mundohen ta bejne sa me te lehte kalimin
duke iu falur idhujve te tyre fetare. Jam kurreshtar te di se si behet analiza
financiare e nje statuje te re te virgjereshes Marije. Sa eshte kosto e prodhimit,
sa eshte perqindja e fitimit? Si zgjidhet cmimi i pershtatshem? Si behet analiza
e konsumatorit, ..mos ndoshta keshtu: “..plake, rreth te 70-tave, vetem,
…pa shume shpenzime, ka ruajtur para gjith jeten, ..s’ka kujt t’ja le, ..ka
nevoj per shpetim nga zoti, keshtu qe s’e vret mendjen sa harxhon per statujen
e Marijes …atehere le t’i biem me top cmimit!


Do monedhe komemorative? …2 Euro te
lutem!

Jo vetem aq, por institucionet fetare kane adoptuar edhe tiparet e nje biznesi.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Mevonshem (mormonet) jane regjistruar
si korporate ne regjistrin Amerikan; pra Inc. Aksionere te Kishes jane bordi
drejtues, dhe “CEO” eshte dikush qe cilesohet si Profet. Pervec kesaj,
ata kane edhe industri te zhvilluar ushqimore, Deseret Industries. Kisha Katolike,
gjithashtu, eshte e inkorporuar. Me e rendesishmja eshte qe institucionet fetare
ne Amerike jane te mbrojtura nga taksat, pra fitimi eshte fitim i paster. Madje
nuk do cuditem sikur te shoh ndonje kishe te hedh aksionet e saja ne IPO. Gje
qe po te ndodhi, une do jem i pari qe do fus para!

 

Gjergj Dollani



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.