Operacioni “Desert Santa” (PR Amerikan = – infinit)

Miqte tane tek Peshku Pa Uje na vune ne dukje qe The Onion eshte parodi!  Si rrjedhim ketu ke konsumerizem 101 vendosem t’i rrijme larg politikes (qe s’e kuptojme mire) e te perqendrohemi tek marketingu (qe e bejm me qejf.)  …sidoqofte, artikulli vijon posht.

Tek gazeta Amerikane “The Onion” artikulli kryesor i para disa diteve ishte “Amerikanet sjellin Krishtlindjet me dhune ne Irak.

Drejtuesit e operacionit Iraqi Freedom kane vendosur te sjellin shpirtin e Krishtlindjeve kudo ne Irak. Kane hapur pika rekrutimi per te punesuar vendas qe te rrine ne ane te rrugeve duke i rene kembanave. Kane vene zbukurime kudo (shiko njeriun prej bore ne fotografi.) Madje nga kjo fotografi duket se po e dergojne njerin me dhune ti tregoj deshirat plakut te vitit te ri.

Ajo qe me cudit eshte se pas 4 vjet lufte, e gabime skandaloze PRi (fjalimi i Bushit per Kryqezate kunder Terrorizmit Islamik, burgu Abu Ghabi, ..etj) keta vazhdojne e bejne prap gabim pas gabimi?

Krishtlindjet jane festa te krishtere. Amerika eshte shtet kryesisht kristian. Pushtimi i Irakut shihet nga populli lokal si lufte kunder islamizmit. Atehere, perse duhet te krijosh atmosferen e nje feste kryesisht te krishtere?

Pastaj ke edhe idjotesira si kjo ketu siper, ku ne maj te xhamise eshte vene Santa Clause (Shen Nikolla) me dreret e tij (…te cileve nje Irakian iu referua si “derra me brire.”)

Me kete PR krejtesisht negativ, nuk fitohen shpirtrat e mendjet e popullit Irakian. …e le me pastaj lufta, per te cilen as s’behet fjale.



9 Responses (Add Your Comment)

  1. eshte prish dynjaja
    ato qe dalin e flasin per paqje, ato ta zhysin me shume, dhe ste lene te qash

  2. politikisht nuk eshte korrekte…Iraku eshte mysylman, ska pse te behet nje gje e tille.
    Por po ta shofesh nag nje pikpamje businessi, i bie qe Usa te shesin produktin e tyre (fene=krishtere) ke myslimat 😀 dhe si metode me duket e mire,
    imagjinoni plakun e vitit te ri siper xhamis 😀
    me duket nje taktike e mire (pune tjeter funksjonon apo jo…dmth e dime qe jo…)

  3. Kete shkrim do ta “vjedh” une ty Gjergjo, s’besoj se te vjen keq 🙂

  4. M’thuj ti mu kur ta kam prish une ty naihere?!

  5. Kush eshte A?
    Sot ne ora 7 te mjesit isha ktu dhe bona mend me “ta vjedh” ket shkrimin.
    Pastaj mendova, “Sot e paska vu gjergji, t’ia lej nje apo dy dite para se ta vjedh…” po shef ti qe me zune rradhen tashi?!! 🙁 🙂

  6. kush eshte A? …ai qe do na pagoj birrat ne Chi-town, sigurisht!

  7. Lene lene se kam pi Birra Tirana ket fundjave; ishte icik e skadume po nejse mo, bereqaves!!!! Per ju te dy gjithsesi do bej nje perjashtim e do marr nje minikeg Heineken 🙂

  8. Lol, edhe une tirana po pisha, nja 24 cop. lol

  9. Këto veprime janë një argument i fuqishëm i dështimit amerikan në Irak.
    Vetëm përpara Bush&Co.! You can do it!

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.