Beograd: Fushate reklamimi per te pastruar qytetin
August 25th, 2011 • Reklamim • No comments
Qyteti i Beogradit ka filluar nje fushate reklamimi publik per te pastruar qytetin nga jashteqitjet e qenve neper rruge. Qellimi i reklamave eshte qe te ndergjegjesohen pronaret e qenve dhe te bejne detyren e tyre per te mbajtur qytetin sa me te paster. Shihni 4 reklamat e meposhteme. Parrula eshte: “For beautiful city. Clean after your dog!”
Ajo qe nuk kuptoj eshte se pse e kane bere mesazhin ne Anglisht? Dhe e dyta; mendoj se gramatika nuk eshte korrekte. Mos duhet te jete: ”For (a) beautiful city. Clean (up) after your dog!”
Mbathjet vishen poshte pantallonave
August 24th, 2011 • Biznesi • No comments
Pse s’eshte marjuana e ligjshme? Pse s’eshte marjuana e ligjshme? Eshte nje bime natyrore qe rritet ne toke! E di cfare s’eshte natyrale? ..burra 80 vjecare me ate “mikun” perpjete. Ajo s’eshte natyrale! Por shyqyr zotit kemi ilace per kete pune. Po dedikojme te gjitha burimet mjeksore qe t’ja mbajme pleqve te ngrefem, dhe po fusim njerez ne burg per dicka qe rritet ne toke?!
E di ti, tani eshte shtuar edhe numri i ilaceve me pershkrim. Pothuajse cdo reklame qe sheh ne televizor flet per ndonje ilac te rradhes. S’shoh dot televizor per 4 minuta pa menduar qe kam rreth 5 lloje t’ndryshme semundjesh. Sa here degjon: “A coheni nga krevati i lodhur ne mengjes?” ..oh zot, edhe une e kam kete problem, mbaje shenim emrin e ilacit. Cado t’jete ajo semundja, e vuaj edhe une!
Pjesen me te madhe te kohes as s’e mar vesh se per cfare eshte reklama: ..njerez qe vrapojne neper fusha, ose duke fluturuar balona apo duke notuar ne det. Thua ti se semundja ne fjale eshte semundja e me mire n’bote. Amon mer si ta kap edhe une kete semundje?! ..se vika me i top modele edhe me i qenush t’vogel!
Duhet ta pranojme: Kemi kohe qe jemi felliqur si komb! E di ti se cili eshte rreziku shendetesor numer 1 ne Amerike? Obesiteti. Thuhet qe jemi ne mes te nje epidemie obesiteti. …epidemi sikur me qene Polio. Neper librat e historise do shkruhet nje dite “Epidemia E Madhe e Obesitetit”
- Gjyshi, si ja benit gjate Epidemise se Madhe?
- Oh, ishte e tmerrshe Xhoni, …kishte embelsira e paidhaqe gjithandej
Me e bukura eshte se askush s’po i jep drejtim se pse po shendoshemi?! Shiko si jetojme! Une rri ne makine dhe pres ne drive-thu, ne rradhe pas 15 makinave, ne vend qe te cohem e te bej 8 hapa rruge per tek banaku bosh.
Cdo ushqim eshte super i madh. A i do patatinat me te medhaja? ..do me shume? ..i do te gjitha?! Do 30 hamburgera per 5 cent mor bullafiq shk*dhat?! ..na meri, futi se ke vend ke canta mbrapa. Na! Do edhe 55 gallona Coca Cola ti shoqerosh? …vetem 3 cent me shume t’kushtojne!
Jetojme ne nje nga vendet me te pasura ne bote, por rroga minimale eshte me e ulet se c’ishte 30 vjet me pare. Ka te pa-strehe gjithandej. Nje nga keta qe jetojne rrugeve me kerkoi leke nje dite. Isha gati duke ja dhene dhe pastaj mendova “ka per t’i perdor per droge dhe alkool.” Dhe pastaj u kujtova “edhe une per ate pune do i perdor! ..pse po e gjykoj kete bastardin fakir?!”
Njerezit vdesin me gjyku fakiret e rrugeve. Per shembull, qe po t’i japesh para ata do i shperderojne kot. Dreqi ta haje, jeton ne nje kuti kartoni! Ca dreqin duhet te beje ai me parate qe merr? Ti ruaj qe te bleje nje kornize per ta varur ne mur?! T’ja fusi i vrap per ne dyqan qe t’blej nje qilim edhe nje raft CDsh?! Eshte i pa-strehe!
Dje kisha njerin qe po ecte para meje. Nji lypes i afrohet dhe i kerkon para. Ai e shikon lypesin ne sy dhe i bertet “Pse s’shkon gjen nje pune, zagar!” Njerezit gjithmone ja vejne kete ne dukje lypsave, sikur te ishte gjeja me e lehte. Lypsi ne fjale kishte veshur mbathjet mbi pantallona. ..Mbi pantallona! Ma do mendja qe rezumene nuk e ka dhe aq te fresket. Them se do hasi ca probleme gjate intervistes. Jam i sigurte qe edhe McDonalds ka rregullin qe “mbathjet vishen poshte pantallonave.” …s’po them qe e ndjekin me shume rreptesi, po ma do mendja qe do jete diku ne librin e rregullores.
Greg Giraldo
Perktheu (me disa liri kreative
) Gjergj Dollani
3 gjerat me te rendesishme ne nje mardhenie…
August 2nd, 2011 • Reklamim • No comments
…sipas reklames se meposhteme Australiane te celularit Ideos X1.
“3 gjerat me te rendesishme ne nje mardhenie: besim, ndershmeri dhe ti pergjosh ne Facebook.”
Model interesant intervistimi per pune
August 1st, 2011 • Burime Njerezore, Zhvillim Individual • 3 comments
Here pas here hap syte per ndonje oferte interesante per pune ne LinkedIn, Monster apo CareerBuilder.com. Pothuajse te gjitha intervistat qe kam bere kane ndjekur te njejtin model:
Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me nje perfaqesues te burimeve njerezore
Raundi 2: Interviste me menaxheret qe drejtojne pozicionin e hapur
Raundi 3: Interviste perfundimtare me ndonje zv. president apo presidentin e kompanise
Keto dite, kam rastisur te intervistohem nga nje kompani qe ndjek nje model teper interesant, dhe do te shtoja, te veshtire. Kompania ne fjale eshte nje agjensi marketingu e cila merret me studimin e sjelljes se konsumatorit. Keta bejne studime kualitative rreth produkteve apo sherbimeve te ndryshme, sipas kerkesave te bizneseve kliente. Modeli i intervistimit eshte ky:
Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me zyren e burimeve njerezore
Raundi 2: Intervista individuale me 1) nje punonjes qe ka te njejtin vend pune per te cilin po aplikohesh, 2) menaxherin qe ka pozicionin e hapur, 3) zv. presidentin e kompanise.
Raundi 3: Pasi ke kaluar raundin 1 dhe 2, zyra e burimeve njerezore te dergon nje email me nje projekt (raport) qe duhet ta mbarosh brenda nje periudhe 3-5 ore. Ne email ka rreth 3-4 dokumente ne Powerpoint dhe Excel te cilat duhet ti studjosh mire dhe te krijosh nje raport ne formen e nje perzantimi ne Powerpoint ku jo vetem diskuton problemin por edhe jep rekomandime konkrete. Dokumenti, pasi dorezohet, vleresohet ne baze te nje sistemi pikesh dhe nese kalon, paraqitesh per raundin e 4te.
Raundi 4: Duhet te paraqitesh tek zyrat e kompanise per te bere nje prezantim ne Powerpoint (10-15 min te gjate) rreth nje ceshtje biznesi qe te jep kompania. Audienca perbehet nga nje grup menaxheresh te niveleve te ndryshme. Pas kalimit me sukses te ketij raundi fillon procesi i ofertes se punes dhe negociatave per rrogen,e benifitet, etj.
Ky proces aplikimi mu duk teper interesant dhe cuditem qe kompani te tjera nuk e ndjekin. Pavaresisht se eshte proces i komplikuar, ka perparesi si nga aspekti i kompanise, por edhe nga aspekti i aplikantit. Ne rastin e kompanise, kur vjen koha per t’i bere oferten aplikantit, kompanija ka pare jo vetem cfare kredencialesh ka, por edhe se si e ben punen. Pra, kur merr dike ne pune, nuk bazohesh vetem tek intervistat, por edhe tek rezultatet konkrete. Gjithashtu, nje proces kaq i koklavitur ul numrin e aplikanteve dhe te lejon te intervistosh ato aplikante qe kane deshiren per t’i hyre ketij procesi — pra ata qe vertet duan te punesohen aty.
Nga kendveshtrimi i aplikantit, nje proces i tille intervistimi te tregon jo vetem kulturen e kompanise, por pikerisht cfare pune do te besh dhe si do matet puna qe ben. Ne qofte se i kalon me sukses hapat 3 dhe 4, kur fillon pune, ke nje pike-nisje rreth punes dhe nivelit te punes qe duhet te besh. Ndjehesh dhe me konfident sepse vete fakti qe te kane ofruar pune tregon se e vleresojne nivelin e punes qe ben. Ne raste se nuk e perfundon me sukses procesin e intervistimit, te pakten e ke te qarte se ku stonove dhe cfare duhet te permiresosh.
Nejse, per momentin jam ne raundin e trete. Para disa oresh sapo dergova raportin e perfunduar. Them se brenda 2-3 diteve do te marr nje pergjigje per rezultatin e raportit. Jam kurjoz te di se cfare teme biznesi te japin per te prezantuar – por deri atehere, kismet.
Kim Kardashian padit Old Navy (“me vodhen imazhin!”)
July 28th, 2011 • Biznesi • No comments
Kim Kardashian, nje vjaze rreth te 30-tave qe ka krijuar nje brand te fuqishem rreth emrit dhe imazhit te saj, ka paditur kompanine e veshjeve Old Navy. Kardashian pretendon se ne nje fushate te fundit rekalmimi, Old Navy ka perdorur nje aktore qe i ngjan shume, ne menyre qe publiku te mendoje se Kim Kardashian mbeshtet firmen Old Navy. Kardashian insiston se kjo i ka shkaktuar rreth 15-20 miljon dollar deme.
Duke pare te dyja nga afer (shih fotografine me poshte), duket qarte qe aktorja i ngjan shume Kim Kardashian-it. Them se Kim Kardashian ka te drejte ne padine qe ka shtruar ndaj Old Navy, sidomos kur merr parasysh qe Old Navy pas shfaqjes se reklames, ka nisur mesazhe ne Twitter ku i kerkon publikut te pergjigjen nese vajza ne reklame i ngjan Kim Kardashian. Pra ka perdorur nje menyre jo te sinqerte per te reklamuar produktin e vet ne kurriz te nje “marke” tjeter.
Nga ana tjeter, lind pyetja. Nese i ngjan nje personi publik, a do te thote kjo qe nuk mund te behesh person publik sepse te padit ai tjetri?
Reklama e Old Navy-t
Menaxheret e keqinj
July 25th, 2011 • Manaxhim • No comments
Kohet e fundit neper kinema ka dal filmi “Horrible Bosses” (Menaxheret e Tmerrshem), i icili flet per 3 punetore qe menaxhohen nga njerez te cilet ua bejne punen ferr. Te gjithe kemi pasur menaxhere te urryer, ashtu sic edhe kemi pasur nga ata qe e benin punen kenaqesi. Nje artikull ne gazeten Wall Street Journal thote se 5 nga shenjat e nje menaxheri te keq jane:
1) Nje pjese e mire e emaileve qe shkruajne jane vetem 1-fjaleshe. Psh: (“po”, “jo”, “neser” ..etj)
2) Rralle komunikojne me vartesit sy me sy
3) Vartesit bejne shume mungesa ne pune
4) Vartesit punojne me ore te gjata dhe prap nuk i dorezojne projektet brenda afatit
5) Menaxheri ngre gjithmone zerin kur flet
Nga eksperienca ime mund te them se kam patur me probleme me menaxhere qe kane karrieren si prioritet, dhe me pas jeten personale. Ndoshta ngaqe per mua jeta personale dhe familja zene nje vend me te rendesishem se karriera. Prandaj edhe kur intervistohem per pune, gjithmone i bej pyetje menaxherit se si e kalon ai diten e punes. Nqs, me thote qe vjen ne pune ne oren 5 te mengjesit dhe e le ne oren 7 apo 8 te darkes, une nuk e pranoj vendin e punes. Sepse, pavaresisht se te gjithe te thone “…ooo per mua nuk ka rendesi kur vjen e kur iken, rendesi ka qe puna te jete bere.” …ne shumicen e rasteve do te presin qe edhe ti te ndjekesh pak a shume te njejtin orar pune. Madje shpesh here, ne vende te tilla pune, gjendesh ne situata ku i ke mbaruar te gjitha qe ne 5 pasdite, por nuk e le dot punen deri nga ora 7 sepse “nuk duket mire po te lesh punen para menaxherit.”
Ju cfare eksperiecash keni me menaxheret tuaj? Nese menaxheri eshte i mire, cfare e ben te mire? Nese eshte i keq, cfare e ben te keq?
Reklame fantastike e comcakzit Stride
July 22nd, 2011 • Biznesi • No comments
Spote televizive nga universitetet e Shqiperise
July 21st, 2011 • Reklamim • 1 comment
Rastesisht pash nje Youtube nje spot televiziv nga Universiteti Vitrinat, dhe kjo me ngjalli interesin per te pare se si prezantohen ne reklama televizive universitetet e ndryshme te Tiranes. Me shume nga te gjitha me pelqeu “punch-line” pa lidhje i institutit te stomatologjis/infermieris Medicadent; “Medicadent: E ardhmja juaj Evropiane!” Dmth qe do gjesh pune ne Evrope? Cfare eshte konkretisht nje e ardhme Evropiane?
Epoka University
Universiteti Kristal
Universiteti UFO
Universiteti Vitrina
Universiteti Nderkombetar i Tiranes
Shkolla Medicadent
Uni. Marin Barleti
Moto e Raiffeisen Bank – mendime?
July 20th, 2011 • Brandim, Marketing, Reklamim • No comments
Cfare mendoni per moton e Raiffeisen Bank “Ndryshojme jeten. PER TE MIRE!” (shih perfaqesimin grafik te motos me poshte). A mendoni se eshte moto e gjetur? Kush mund te jene te mirat dhe te keqijat e nje motoje te tille?








Komentet e Fundit