Think BIG (…boobs)
July 19th, 2011 • Marketing, Reklamim • No comments
Agjensia marketingut Biedermann McCann vendosi te bej nje reklame ne print per vetvehten (shih reklamen me poshte). Ideja e reklames eshte qe klientet vijne tek Biedermann me ide te vogla e te pashtjelluara mire, dhe Biedermann u ofron idene/zgjidhjen perfekte.
Mendoni se eshte efektive kjo reklame? Pse?
Pse Google+ nuk ja vlen (..per momentin)…
July 15th, 2011 • Social Media • 4 comments
…sepse miqte e te afermit e tu, s’kane piken e interesit ta perdorin.
Po mundohem shume ta pelqej. Sinqerisht. Shkruaj here pas here ndonje “status.” Shtoj linke te ndryshme artikujsh kur me bie rasti. Madje marr pjese edhe ne ndonje diskutim, por per dreq nuk po me ngjit. E kam te qarte qe do me quajne miop, ..njeri pa vizion ( …etj etj), por s’kam c’ti bej. S’po me ngjit qe s’po me ngjit!
Te gjithe “geek-et” (kompjuterdashesit e programuesit) i jane versulur G+ me te njejtin afsh e zell qe iu versulen edhe Google Wave (bej nje kerkim ne Google te tipit “Google Wave will change the world” edhe shiko sa artikuj do dalin). Te tjeret i jane sulur vetem thjesht per ate iden qe kjo mund te jete e ardhmja e komunikimit, dhe duan te thone qe ishin atje kur u hap. Fakti eshte qe nga aspekti i perdoruesit te thjeshte, shume nga “features” nuk jane akoma gati per perdorim te gjere, ..bile mund te them qe ndoshta nuk jane dhe aq praktike.
Ja per shembull “Circles”: Circles jane pak a shume grupime qe i ben “miqve” te cilet ke ne listen e G+. Ideja eshte qe mund te krijosh grupe te ndryshme (Miqte, Te afermit, Shoqeria, Puna …etj) edhe kur shkruan dicka ne status, statusi u dergohet vetem grupeve qe ke caktuar ta shohin. Nga ana teorike eshte shume e vlefshme, sepse jo gjithmone mund te besh dicka publike per te gjithe (kjo eshte nje mangesi e Facebook apo Twitter). Nga ana praktike, Google shpreson se perdoruesi do te jete aq i organizuar apo i ngeshem qe te ndaje friends/miqte ne grupe e te komunikoj me cdo grup individualisht. Une s’mbaj dot luget e pirunet te organizuara, e jo me “miqte” qe kam neper Facebook-ra e Google Plus-ra.
Sidoqofte, me kalimin e kohes do detyrohemi me hir apo me pahir te perdorim G+ sepse Google po e perdor per te mbeshtjellur te gjitha aplikacionet e saj (Gmail, Picassa, Google Docs ..etj) me kete petk te ri. Sigurisht, edhe sherbimi i G+ do permiresohet. Por per momentin (te pakten per mua) G+ nuk ofron asgje te nevojshme te cilen nuk e gjej ne sherbime apo programe te tjera ne internet.
…ndoshta do ja vlej pas nja 1-2 vjetesh.
p.s: ..arsyjeja e dyte pse s’ja vlen, eshte se s’ka kokrren e femres.
Doktoret preferojne Camel
July 14th, 2011 • Reklamim • No comments
Kane ndryshuar shume kohet. Reklamat e meposhtme te viteve 40-50 sugjeronin qe cigaret Camel preferoheshin nga doktoret.



Tirana Street Style
April 28th, 2011 • Social Media • No comments
Ne nje kohe kur mediat, forumet edhe mediat sociale jane mbushur me parrulla politike, nje blog i vogel sjell freski dhe dicka te bukur nga rruget e Tiranes (foto poshte).
http://www.tiranastreetstyle.com
Tirana mbi cokollate
April 22nd, 2011 • Brandim, Reklamim • 3 comments
Fotografia e meposhtme eshte mbeshtjellesja e nje cokollate nga firma zvicerane Suchard. Cokollata shitej rreth viteve 30te.
Princi William, Kate dhe Papa John’s Pizza
April 16th, 2011 • Biznesi • No comments
E para, monarkia Angleze ka kohe qe ka vdekur (s’kam asnje fakt ku e bazoj kete konstatim, por jam 100% i bindur) …nejse. Princi William (qe per dreq ka filluar te shumtohet si i ati dita-dites) do bej dasmen e famshme keto dite, a keto jave ..s’jam i sigurte …nejse. Ajo cka doja te vija ne dukje eshte qe nuk ka ngelur kompani pa u munduar te perfitoj nga zhurma mediatike e kesaj martese.
Them se cmimin e pare e mer Papa John’s Pizza, nje franshize amerikane, e cila ka bere nje pice me portretin e dy dasmoreve. Themi qe eshte ide shume “…cheesy”
Interviste me Z. Endri Tolka, themeluesin e “startup-it” YourCampus360
April 13th, 2011 • Biznesi, Manaxhim, Social Media • 2 comments
Patem fatin te intervistonim nje nga themeluesit, Z. Endri Tolka nga Tirana, qe ne keto momente po mbaron studimet per MBA ne NYU (Stern School of Business) ne New York. Qellimi i intervistes ishte te mesonim me shume rreth problemeve qe hasin kompanite e reja dhe si i ka tejkaluar ato YourCampus360.
1) Cfare eshte YourCampus360 dhe si ju lindi ideja per nje sherbim te tille?
YourCampus360 ju jep mundesine gjimnazisteve ne mbare boten te eksplorojne universitete te ndryshme ne SHBA dhe te vendosin se tek cili universitet te aplikojne. Ideja origjinale na lindi krejt rastesisht kur krijuam nje program qe te lejonte te vizitoje virtualisht qytetin e New York-ut. Duke qene se se bashku, te tre themeluesit e kompanise ishim studente ne shkolle, na shkoi mendja tek veshtiresite qe kishim per te zgjedhur nje universitet.
Na u desh pak kohe te permiresonim programin kompjuterik qe perdorim si baze, dhe filluam nga puna per te krijuar tour-e virtuale per universitetet Amerikane.
2) Kur krijon nje kompani te vogel me 2-3 partnere te tjere, eshte gjithmone e veshtire te ndash detyra. Si e vendoset se cfare roli do te luaj secili nga ju?
Tek YourCampus360 ne fillim ne nuk kishim ndarje rolesh dhe punuam se bashku per te krijuar prototipin e software-it. Me pas une me nje nga partneret e mi u fokusuam ne krijimin e nje stafi shitjesh. Kurse tani une merrem me menaxhimin e perditshem te kompanise, me financat dhe me komunikimin me klientet. Me zgjerimin e kompanise secili nga ne zgjodhi rolin per te cilin jemi me te kualifikuar per te bere.
Do te rekomandoja te gjithe atyre qe kane ndermend te fillojne nje kompani te re, te identifikojne tek vetvetja se cilat jane aftesite ne te cilat ata shkelqejne. Me pas duhet te gjesh partnere qe te kene zotesi ndryshe nga te tuat ne menyre qe grupi i menaxhereve te kompletoje njeri-tjetrin.
3) Kompanite “start-up” fillimisht hasin probleme me financimin e projektit. Cfare metode pagimi perdoret per te rekrutuar stafin e shitjeve?
Statistikat tregojne qe shume kompani “start-up” falimentojne pikerisht per probleme financiare. Per te rekrutuar stafin e shitjeve ne fillim ne perdorem nje metode pa rroge mujore por te bazuar ne perqindje te shitjeve qe ata do te arrinin. Perqindja qe ju ofruam ishte shume e larte dhe kjo ishte nje menyre shume nxitese per stafin qe na dha mundesine te mos investonim shume para qe ne hapat e para. Dhe renia e ekonomise ne 2009 na dha mundesine qe te merrnim ne pune nje staf shume te kualifikuar.
4) Cili eshte stili i juaj i manaxhimit?
Stili im i manaxhimit eshte shume i hapur. Mundohem qe t’ju jap punonjesve te mi sa me shume liri krijimtarije ne pune, por pa tejkaluar proceset dhe rregullat qe kemi vendosur per kompanine. Shume gjera jane akoma te reja per mua si manaxher dhe keshtu mundohem te mbaj nje dialog sa me te hapur me punonjesit dhe te degjoj rekomandimet e tyre. Kjo menyre i ben te gjithe punonjesit shume te lidhur mbas kompanise, ideve dhe produkteve qe krijojme.
5) Si mundoheni te qendroni mbi konkurrentet tuaja? Cfare mendoni se eshte avantazhi juaj kompetitiv?
Mendoj qe produkti jone kryesor eshte shume ndryshe nga ato te konkurrenteve tone. Gjithashtu, paketa analitike qe ne ofrojme arrin t’ju tregoje klienteve tone me shume detaje se sa i sukseshem eshte turi i universitetit te tyre. Modeli i biznesit tone eshte bazuar ne suksesin e klienteve tane, dicka qe asnje nga konkurrentet tane nuk e ben.
Me ne fund YourCampus360 eshte gjithmone nje hap perpara ne teknologjite me te reja te cilat neve ja u ofrojme klienteve tane gratis. Per shembull, disa muaj perpara ne hodhem ne treg programe per telefonat iPhone (http://itunes.apple.com/us/app/itourbrandeis/id418197217?mt=8) dhe dy javet e shkuara hodhem ne treg programe per telefonat Android te cilat mund ti gjeni tek https://market.android.com/search?q=yourcampus360&so=1&c=apps
6) Ku e shikoni YourCampus360 pas 5 vjetesh?
Shpresoj qe pas 5 vjetesh produkti jone te kete perfshire pjesen me te madhe te universiteteve Amerikane dhe nje pjese te madhe te universiteteve te huaja. Kemi filluar perhapjen ne Kanada dhe po benim bisedime per tu perhapur ne Japoni perpara se te ndodhte termeti tragjik.
7) Cfare do ti rekomandonit atyre qe kane deshire te fillojne kompanite e tyre?
Pergatituni per t’i dedikuar shume kohe projektit tuaj. Duhet te keni te qarte planin afatshkurter dhe afatgjate te kompanise qe po krijoni. Gjithashtu eshte e rendesishme te keni nje vizjon te qarte se cfare e ben projektin/idene/kompanine tuaj te ndryshme nga konkurrenca.
Gjeorgjia – nr.1 ne luften ndaj korrupsionit
February 25th, 2011 • Brandim • No comments
Rastesisht pash kete reklame per Gjeorgjin ne revisten The Economist. Me beri pershtypje kendi qe kishin zgjedhur per te thithur investimin e huaj: rezultatet e luftes ndaj korrupsionit.
Ne vend qe te perqendrohen tek hapat qe u moren per te luftuar korrupsionin (sic behet ne shume vende, perfshire Shqiperine), reklama flet per sondazhe qe tregojne se vetem 3% e popullates ka paguar rryshfete gjate 3 viteve te fundit. Sondazhet jane zhvilluar nga Transperancy International dhe Gallup.
S’po pys sa % e shqiptarve kane paguar rryshfete keto 3 vitet e fundit.
Ja cfare prek kur perdor kabinen telefonike
December 11th, 2010 • Reklamim • 2 comments
Reklama e meposhteme eshte fushate ne Tailande nga firma Sanzer qe prodhon xhele sanitare per te pastruar duart nga mirkobet. Gjetja eshte teper e bukur dhe ekzekutimi eshte teper efektiv!






Komentet e Fundit