Gjeorgjia – nr.1 ne luften ndaj korrupsionit
February 25th, 2011 • Brandim • No comments
Rastesisht pash kete reklame per Gjeorgjin ne revisten The Economist. Me beri pershtypje kendi qe kishin zgjedhur per te thithur investimin e huaj: rezultatet e luftes ndaj korrupsionit.
Ne vend qe te perqendrohen tek hapat qe u moren per te luftuar korrupsionin (sic behet ne shume vende, perfshire Shqiperine), reklama flet per sondazhe qe tregojne se vetem 3% e popullates ka paguar rryshfete gjate 3 viteve te fundit. Sondazhet jane zhvilluar nga Transperancy International dhe Gallup.
S’po pys sa % e shqiptarve kane paguar rryshfete keto 3 vitet e fundit.
Ja cfare prek kur perdor kabinen telefonike
December 11th, 2010 • Reklamim • 2 comments
Reklama e meposhteme eshte fushate ne Tailande nga firma Sanzer qe prodhon xhele sanitare per te pastruar duart nga mirkobet. Gjetja eshte teper e bukur dhe ekzekutimi eshte teper efektiv!
Burimet (C)njerezore *
December 2nd, 2010 • Burime Njerezore • 2 comments
Resorset Humane, ose sic preferoj t’i quaj Resorset Inhumane, jane departamenti im i preferuar. Jane epiqendra e burokracise, dhe departamenti me i papershtatshem per t’u marr me problemet e punonjesve te nje kompanie.
Kam fatin e mire (ose te keq — varet nga prespektiva) te ulem fare prane Zv. Presidentit te HR edhe shpesh here, me dashje apo pa dashje degjoj bisedat se kush do merret ne pune, cfare rroge duhet ti ofrohet, …pse, ..si, ..qysh, …tek…etj.
Sot po diskutohet per rrogen e njerit. Nuk jam shume i sigurt kush e cfare ne detaje, por degjoj shkembime midis punonjesve te departamentit (in)human nese do i japin $200 me shume filanit apo jo. Njeri nga ata thote:
“Degjo, per $200 nuk dua te humbas njeri nga puna, bile as nuk dua qe te behet diskutim me i madh se c’eshte. Le t’i japim $200 ose te gjejme nje menyre tjeter per ta kompensuar me nje vlere te perafert.”
..ne diskutim nderhyn manaxherja e kompensimeve — te ciles personalisht do t’i jepja voten time te sinqerte per “miss buzeqeshja” se s’e kam pare nje here t’i qeshi buza. Ajo ja pret:
“Jo! Pse duhet ti japim $200 ..ai duhet te jete i gezuar qe eshte duke punuar. Kjo duhet te mjaftoj per ta bindur qe te heq dore nga kjo kerkese!”
Ne ate moment po mendoja me vete: “…po cohem t’i jap vet i $200 ktyre, t’ja lej tek tavolina se po behen karagjoza fare me diskutimin!”
Mu duk shume ironike qe po diskutohej nese do mbahej dikush ne pune apo jo per $200, ndersa 50 drejtoret e nivelit te mesem dhe te larte te kompanise sapo shkuan ne Barcelone per nje takim 1-javor edhe secili prej tyre prenotoi nga nje bilete te klasit te pare me vlere prej $5000-$7000. Me nje gote shampanje qe pijne ne klasin e pare kane paguar $200 per kete fakirin e shkrete per te cilin po behej gjith gjullurdija.
..nejse, ku e lash? ..u po; vdes per burime (c)njerezore!
———
* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 22 Qershor 2007, por gjate nje “upgrade” humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet ..ky eshte njeri.
Amnesty International reklamat kunder denimit me vdekje
November 29th, 2010 • Biznesi • No comments
Rastisa te shoh keto 3 reklamat ne print te Amensty International kunder denimit me vdekje. Imazhet jane te krijuara me parafine qiriri qe shkrihet, per te simbolizuar fundin e denimit me vdekje. Cfare mendoni?
Apati apo mungese komunikimi?
November 24th, 2010 • Brandim, Marketing • 1 comment
Kur u vu ne skenen shqiptare ne Tirane drama “eksperimentale” Koleksioni i Perhershem, Mirush Kabashi, qe ishte nje nga protagonistet, e cilesoi si nje nga gjerat me interesante te karrieres se tij si aktor. Madje ne nje artikull, qe lexova tek http://www.shqiperia.com, shtonte se do te kishte dashur ta kishte pasur kete eksperience shume kohe me pare, e jo kaq vone ne karrieren e tij. Gjate nje interviste qe iu be per televizjon, shprehu keqardhjen per studentet e teatrit dhe regjizures duke thene: “Me vjen keq qe regjizoret e ri dhe studentet e regjizures nuk kane ardhur per te perfituar nga kjo eksperience.”
Ndoshta e gjeneralizoj, por them se te njejten lloj apatie gjej edhe per fusha te tjera. Pikerisht mund te flas per fushen e ekonomise dhe investimit. Te pakten me c’kam pare ne internet. Forumet e posacme per temat e ekonomise dhe biznesit te hapura ne kohe te ndryshme (Albasoul, Albforum, ..etj) nuk kane mundur te krijojne nje ambjent te qendrueshem diskutimi dhe shkembimi mendimesh. Blogu i gazetes Biznesi nuk ekziston me, dhe pjesmarrja ishte e vogel packa punes se stafit per ta bere sa me interesante duke ftuar eksperte te ndryshem. Blogjet si http://www.mbretitregut.com dhe konsumerizem.com pavaresisht kohes se gjate ne ekzistence e kane patur te veshtire te gjejne mbeshtetje nga audienca. Nuk e di nese eshte mungese interesi apo thjesht ne nuk kemi ditur si te marketojme “komunitetet” qe deshirojme te krijojme.
Me duket cudi qe studentet e ekonomikut ne universitet e shumta te Shqiperise nuk marrin pjese ne diskutime. Ose qe profesoret e profesoreshat nuk i nxisin te perdorin keto resurse qe gjenden ne internet. Kur isha vet student, nje perqindje e notes varej nga niveli i aktivitetit tim neper forume te ndryshme ekonomie/biznesi/marketingu/investimi. Doja s’doja, me duhej te harxhoja rreth 2 ore ne jave duke lexuar diskutime te ndryshme e duke dhene kontributin tim. Them se kjo me ka ndihmuar te krijoj formimin tim jasht librave shkollore.
A ekziston kjo incentive ne shkollat shqiptare? Nese jo, si ta nxisim? Nese po, si mund te drejtohen nxenesit drejt ketyre resurseve qe jane ne internet?
Reklama e re print e Volkswagen. Mendime?
November 24th, 2010 • Reklamim • No comments
Pershkrimi i reklames se meposhteme eshte: “I fuqishem me balance natyrale”
Fundi i Google dhe Fillimi i Facebook?
November 22nd, 2010 • Social Media • 2 comments
A eshte ky fillimi i renies se dominances se Google ne internet? Numri i vizitave ditore ne Facebook tashme ka tejkaluar ate tek Google. Facebook me mesazherin e ri @facebook.com pretendon t’i japi fund dominances se Gmail duke e bere emailin pjese te eksperiences sociale.
Tashme, Facebook do bashkoj forcat me Skype per te ofruar videokonferenca me miqte ne Facebook. A po i vjen fundi Google?! Cfare mendoni?
Nga Konsumimi ne Komsumim!
November 22nd, 2010 • Brandim, Reklamim, Shitje, Social Media • No comments
American Express cdo vit ben nje studim te tregut dhe trendeve te konsumatoreve. Kete vit, studimi nxorri ne pah disa trende te reja shpenzimi ku nder te cilave me beri pershtypje ajo qe ata cilesonin si “komsumim.
Komsumimi eshte ajo cka studimi quan shpenzim me komunitet. Nese me pare procesi blerjes behej ne pergjithesi ne menyre individuale, tashme, shpenzimi behet ne grup. Konsumatoret bashkohen ne komunitete konkrete apo virtuale dhe ulin cmimin e nje produkti duke fituar ekonomine e shkalles. Sa me i madh komuniteti qe krijohet rreth nje produkti apo nje marke, aq me e lire vlera e mallit. Shembuj te tille jane Groupon ose Gilt.
Gilt cdo dite nxjerr nje produkt apo sherbim ne plan te pare. Sa me shume njerez te jene te interesuar ndaj produktit, aq me shume ulet cmimi i produktit. Pra konsumatori perfiton duke perhapur llafin qe te sjell sa me shume njerez te interesuar ne produktin. Ndersa kompania perfiton nga “word-of-mouth” (llafi i gojes) qe perhapet nga “komunitetet” qe krijohen rreth produktit apo sherbimit.
Nese me pare, blerja e produkteve behej privatisht. Tashme nepermjet internetit dhe rrjeteve sociale, kompanite kane mundesi te integrojne blerjen edhe ne rrjetet tona sociale. Keshtu, “miqte” tane ne rrjete sociale e shikojne menjehere se cfare produktesh po blejme. Ne kete menyre, pa dashur ndikojme ne perceptimet e miqve ne rrjetet tona dhe forcojme impulsivitetin qe shpesh shtyn blerjen online.
Facebook messenger
November 16th, 2010 • Marketing, Social Media • No comments
Video e mesiperme eshte nje prezantim i shkurter rreth produktit te ri qe Facebook sapo hodhi ne treg: Facebook Messenger. Qellimi kryesor eshte te zgjeroj rrjetin e komunikimit qe behet brenda Facebook, duke perfshire ketu edhe lidhjet qe kane perdoruesit e Facebook me ata jashte rrjetit te Facebook-ut. Sidoqofte, besoj se nje arsyje tjeter eshte edhe per te evituar varjen nga sherbimet e email si gmail, yahoo, hotmail ..etj per te gjetur perdorues te ri.
Para disa ditesh Google njoftoi se nuk do te lejonte me sherbime si facebook.com te hyjne ne adresat e gmail dhe te minojne per perdorues gmaili. Ketu e kane fjalen per sherbimin qe ofron Facebook ku u jep adresen e emailit dhe fjalkalimin, dhe Facebook te tregon nje liste te njerezve qe ke ne gmail te cilet kane facebook.
Duke i detyruar perdoruesit e Facebookut qe te komunikojne edhe me boten e jashtme nepermjet nje adrese te tipit @facebook.com (pavaresisht se nuk eshte email), facebook nuk ka me nevoj te kerkoj fjalekalime per gmail.com e hotmail.com sepse tashme adresat u vijne vet nepermjet komunikimeve qe bejn perdoruesit.
Interesant eshte edhe fakti qe po e bejne me ftesa. Kjo menyre hedhje produkti ne treg eshte rast tipik i nxitjes se perdoruesve ta kerkojne produktin, dhe jo produkti te kerkoj te gjej perdorues. Gjithashtu evitojne gabimin e madh qe beri Google me Buzz ku ua dha perdoruesve te gmail me detyrim.






Komentet e Fundit