Promocion me skonto apo me probabilitet?

Dan Ariely, autori i librit “Predictably Irrational” (qe ju a rekomandoj nese jeni te interesuar ne ekonomine sociale), kishte nje artikull ne blogun e tij ku po bente studime per te pare nese shitjet e nje produkti do te jene me te larta nese jepet me 10% skonto, apo nese konsumatori do te kete 10% shanc per ta marre produktin falas?!

Pra, ose do i ulesh cmimin 10% produktit per cdo konsumator, ose do mbash cmimin origjinal por do i besh te ditur konsumatorit qe 1 ne cdo 10 bleres do te kete shancin (probabilitetin statistikor) per ta marre produktin falas.  Ne nje menyre e kthen skonton ne nje “loje fati.”   Sipas vezhgimeve ne laborator, “loja e fatit” po jep rezultate me te larta, por ky eksperiment nuk eshte provuar ne treg ku ndikojne edhe faktore te tjere.

Ky studim me duket teper interesant dhe them se ne nje te ardhme te shkurter do shohim biznese qe do perdorin kete menyre nxitje te konsumatorit per te blere.   Te kisha nje biznes shitje me pakice do ta ekzekutoja menjehere nje promocion cmimi te tille.

Social Media nuk eshte dhe aq e rendesishme!

Keto 3 ditet e shkuara, drejtori i pergjithshem i Social Media per kompanine, erdhi nga Zvicera per te na bere prezantime se sa i rendesishem eshte ky kanal marketingu per kompanine dhe zhvillimin e saj.   Pavaresisht se kam kohe qe blogoj tek konsumerizem.com apo qe marr pjese ne Facebook (ne Twitter jam relativisht i ri), them se Social Media dhe impakti qe ka ndaj nje marke apo kompanie eshte teper i egzagjeruar.   Statistika dhe sondazhe ka sa te duash mbi efikasitetin e ketij mediumi te ri, por personalisht nuk u besoj shume sondazheve (ndoshta ngaqe eshte kollaj te drejtosh statistikat te te japin rezultatin qe kerkon).

Lexova nje artikull teper interesant ne nje blog i cili fliste per iPhone 4 dhe problemet qe pati me antenen.   Problemi u diskutua gjere e gjate neper Twitter e neper Facebook, madje Apple u hodh edhe ne gjygj per neglizhence ne prodhim.  Por me rendesishmja per t’u vene ne dukje eshte fakti qe asnjera nga keto nuk i dha shkas Apple te reagoj.  Pavaresisht nga komentet negative ne sferen e Social Media, iPhone 4 vazhdonte thyente rekord pas rekordi shitjesh.  Ne fakt, katalisti qe e detyroj Apple t’u ofroj konsumatoreve kllefe falas per iPhone 4 ishte raporti negativ qe mori nga Consumer Reports (nje reviste e permuajshme qe jep analiza mbi produkte apo sherbime te ndryshme).   Pra nuk ishte Social Media ajo qe detyroi Apple te bente dicka per problemin me antenen, por ishte reagimi i nje marke tjeter — Consumer Reports — qe vleresohet shume nga konsumatori Amerikan.

E vura kete shembull ne dukje sepse shpesh here degjoj dhe lexoj qe cfare ndodh ne Social Media ndikon ne marken tende, dhe nese konsumatoret flasin keq per marken tende ne Social Media, atehere ke marre fund!  Une them qe ky konkluzion nuk eshte aspak i vertet.  Konsumatoret kane folur me njeri-tjetrin per markat apo produktet per sa kohe qe historikisht kemi pasur produkte e marka.  Social Media eshte thjesht nje kanal tjeter komunikimi.  Strategjite e marketingut nuk duhet te ndertohen rreth Social Media, por rreth eksperiences qe ka konsumatori me produktin/marken.    Nese konsumatori ka eksperience te mire me marken/produktin, komentet negative qe do te has ne Social Media do mbeten thjeshte zhurme.

Kur i nderruam receten njerit prej produkteve tona ikonike, te them te drejten isha i sigurt qe do humbisnim 50% te klienteve me ndryshimin qe bem.  Ankesa pati (me vokalet ishin ne Facebook) rreth ndryshimit.  Cuditerisht, ankesat nuk perbenin as 1% te konsumatoreve qe blen produktin gjate kesaj periudhe.   Ne fakt, shitjet vazhdojne e rriten me mbi 34%.  Pra komentet negative ne Social Media pothuajse nuk po perfillen nga konsumatoret e zakonshem.  Them se arsyeja per kete eshte fakti qe marka eshte aq e njohur dhe e besuar saqe nuk jane  opinionet e disa konsumatoreve te pakenaqur por tradita dhe historiku i markes qe ndikojne me shume.

Pra ajo qe eshte e rendesishme nuk eshte strategjia qe duhet te perdoresh per Social Media por strategjia qe duhet te kesh rreth markes tende.  Nese nderton nje marke te fuqishme, Social Media per ty do te mbetet vetem nje taktike dhe jo strategji.

Nuk po them qe Social Media duhet te injorohet dhe harrohet.  Perkundrazi, marka duhet te jete aty ku jane edhe konsumatoret.  Nese nje pjese e mire e konsumatoreve te tu jane ne Facebook apo Twitter, edhe ti duhet te jesh aty.  Per shembull me pelqen kur shikoj sa aktiv eshte programi “Klubi i Mengjesit” (Club FM) ne Facebook.    Nje pjese e mire e degjuesve dhe demografise qe synojne jane ne Facebook, prandaj edhe eshte e rendesishme per programin te jene aty.  Besoj se kjo i ka ndihmuar te krijojne nje klientele besnike.  Por nese klientela juaj nuk eshte ne Social Media, ose i perkasin nje sociografie ku kompjuteri eshte jo-ekzistent, atehere duhet te pyesesh veten nese ja vlen te harxhosh parate per te pasur nje faqje interneti apo jo.

Gjergj Dollani
konsumerizem.com

Procesi i detajuar per te zgjidhur probleme ne pune

Tabela e meposhtme eshte shume e thjeshte per t’u kuptuar, madje edhe me e thjeshte per t’u aplikuar.

Nje smartphone qe te na shpetoje nga smartphonet

Me se fundi Microsoft-i (per here te dyte) iu fut furishem tregut te smartphone-ve me celularin e ri “Windows Phone 7″. Ky smartphone eshte aq i mire saqe Microsoft-i vendosi te anashkaloj direkt versionet 1 deri ne 6 dhe hodhi ne treg 7-ten. Nqs Google Android eshte tek versioni 2, dhe Iphone eshte akoma tek i 4-ti, Windows-it t’i marrin te keqen se eshte tek i 7-ti.

Do ankohet dikush: “Windows Phone 7 s’ka as copy-paste, as multi-tasking!”

Pergjigjja eshte shume e thjeshte: S’ja ka pare hajrin njeri as te pares as te dytes! (ma do mendja mua)

Nejse, celulari i pare i Microsoftit, Kin, qe i kushtoi kompanise 1 miljard dollare, deshtoi brenda 6 javesh. Ky i dyti (dmth i shtati) do dominoj tregun! Per kete jam i sigurte (..packa se po u kerkon programuesve te perdorin C# dhe jo C++ qe perdoret nga te gjitha platformat per te krijuar aplikacione, etj.)

Suksese Microsoft-it dhe po pres me padurim te shpetoj nga smartphone qe kam.

Llastiqe guri me poste

Ngaqe tregu eshte mbushur me sherbime e produkte, eshte bere gjithnje e me veshtire per te vecuar produktin/sherbimin tend.  Sidoqofte, kompani te ndryshme provojne metoda nga me interesante per te terhequr vemendjen dhe rritur efikasitetin.

Tek po kontrolloja kutine time postare ne pune gjeta nje zarf portokalli qe kishte vetem emrin tim.  Nuk kishte as emer as adrese derguesi.  E hapa, dhe shoh qe brenda kishte nje pale llastiqe guri dhe nje kartele te bardhe me shenimin: “Take it back, Gjergj!” (merre mbrapsh) dhe nje adrese interneti me emrin tim (shih foton).

Ne fillim po mendoja mos ishte ndonje shaka pune.  Vendosa te shkoj ne adresen e internetit.  Adresa me dergoi ne nje si tip libri vizatimor ku tregonte per veshtiresite qe has une ne treg si manaxher marke, ku konkurroj me njerez qe kane buxhete me te medha se une, apo mbeshtetje me shume se une, ose me teper njohuri se une.

Tek kaloja nga nje faqje ne tjeter, vizatimet me tregonin se si mund te “luftoja” ne treg me nje sherbim te ri qe ofronte kompania e cila me dergoi zarfin me llastiqet.    Ky produkt do shpejtonte rezultatet e mija ne treg dhe si rrjedhim do rifitoja tregun.  Prandaj edhe llastiqet (..pershpejtim objekti) dhe “take it back” (rifitim tregu).

5 minuta pasi pash faqjen, me merr ne telefon nje perfaqesues i kompanise i cili kishte pare qe une hyra ne internet per te pare faqen dhe po me merrte per te diskutuar mbi produktin.

Strategjia qe perdoren mu duk teper efikase dhe e vecante.  Nganjehere, vetem thjesht kreativiteti i dikujt per te te shitur dicka te ben te zgjedhesh ate ndaj dikujt tjeter, pavaresisht produktit.

Rrofsh CNN per budallepsjen e masave!

Nuk mund te rrij pa thene dicka kur me vrasin syte shkrimet me idjoteske qe “shiten” si lajmet me te rendesishme te momentit.  Ozzy eshte Neandertal?! Rrofsh CNN (printscreen siper)!!  Ne nje moment kur pas 3 ditesh do jete nje nga zgjedhjet elektorale me te rendesishme te dekades ne USA, ne vend qe te mireinformohet publiku per gjera qe vertet ndikojne ne jeten tona, faqet e gazetave mbushen me pseudo-lajme “pop.”

Reklama e re e Barbie mundohet te frymezoje femrat

Pavaresisht se u be nja 2.3 vjet qe nuk luaj me me kukullat Barbie (ndosha 2.5 vjet, s’e mbaj mend mire) ,  vazhdoj te ndjek zhvillimet me kete produkt 50-vjecar nga kompania Matell.  Ajo qe me duket interesante, eshte menyra se si Matell vazhdimisht mundohet te inovoj produktin duke krijuar nje lidhje emocionale midis nje kukulle plastike dhe aspiratave te femrave.   Ketu fillon edhe ironia per mua, tek “lidhja emocionale” me materialin plastik.

Reklama me poshte u sugjestionon femrave te behen cfare te duan, te aspirojne dhe inspirohen nga femra te tjera qe kane arritur te behen pilote, inxhiniere, balerina ..etj.

Reklama ka disa qellime:
1) Te shesi 1001 versionet e Barbie (qe nga Barbie shtepijake ..deri tek Barbie minatore)
2) Te krijoj pershtypjen tek prinderit qe Barbie eshte model i mire per vajzat e tyre te vogla (sidomos ajo me minifund dhe cizme te gjata qe vjen e kompletuar bashk me shtyllen dhe cigaren ne dore ..nejse, po devijoj nga tema.)

Si prind (..i ardhshem) nqs dua te frymezoj femijen time te behet dicka, do e bej nepermjet librave dhe personave reale qe vertet frymezojne me arritjet e tyre.  Nje cope plastike $5 nuk mund te behet kurre modeli perfekt, pavaresisht sa miljona dollare harxhon kompania ne reklama per t’ia arritur ketij qellimi.

Brandimi i semundjeve per te shitur ilace

Ne qofte se do te kuptosh menyren se si marketohen ilacet sot, hidhi nje sy librit “Propaganda,” botuar me 1928-ten nga Edward Bernays, babai i PR-it modern.

Per Bernays, relatat publike (PR) nuk kishte te bente shume me shitjen e dickaje, por me krijimin e nje situate qe te kerkon te blesh dicka.  Kur ky i fundit shiste piano per firmen Mozart, per shembull, nuk harxhonte kohen duke reklamuar neper gazeta.  Perkundrazi, Bernays bindte gazetaret te shkruanin artikuj rreth nje trendi te ri: Njerezit e sofistikuar kane filluar te caktojne nje dhome te vecante ne shtepine e tyre si dhoma e muzikes.  Ne momentin qe bleresi ne fjale cakton nje dhome ne shtepine e tij si “dhoma e muzikes”, eshte natyrale qe do kete nevoje per nje piano.  Dhe kjo do i duket si idej e vet.

Ashtu sic Bernays shiste piano rreth 100 vjet me pare, marketeret farmaceutik shesin ilace duke shitur fillimisht semundjet qe kurohen nga keto ilace.  Ne fakt, shprehja e momentit eshte “brandimi i semundjes.”

Te brandosh nje semundje, do te thote qe te ndryshosh opinionin publik ne menyre qe te behet semundja sa me e pranueshme apo normale nga publiku.   Paniku akut, semundja e acidit ne stomak, probleme me seksin, sindroma e mizave ne kembe, bipolariteti, fshikeza hiperaktive, madje edhe depresioni klinik; te gjitha keto kondita shiheshin si probleme te rralla para se marketingu ti brandonte.

Ne momentin qe nje semundje behet e pranueshme nga publiku, nuk eshte me e nevojshme te bindesh njerezit te blejne ilace per te kuruar konditen.    Ne fakt, njerezit do fillojne te mendojne se kane nevoje per ilacin ne fjale.

Brandimi I semundjeve funksionon shkelqyshem ne dy raste te ndryshme.  I pari eshte rasti I “turpit”.    Per shembull, kur kompania Pharmacia hodhi ne treg ilacin Detrol ne fund te viteve 1990, ky ilac ndihmonte ne parandalimin e urinimit te pakontrolluar.  “Pacientet” e kishin te veshtire ti thonin doktorit qe urinonin neper pantallona nga qe u vinte turp.

Pharmacia e ribrandoi konditen duke e quajtur “fshikeza hiperaktive.”  Nese kondita fillimisht sugjestiononte qe vetem te moshuarit kane problemin ne fjale, ribrandimi I ri e ben publikun te mendoj qe kjo eshte simptome qe ndodh ne te gjitha moshat.    Per t’u diagnostikuar me “fshikez hiperaktive” mjafton ti thuash doktorit qe shkon ne banjo shpesh.

Zevendes Presidenti i Pharmacia, Neil Wolf, e shpjegoi strategjine e ribrandimit ne nje prezantim ne 2002 te titulluar “Pozicionimi i Detrolit: Krijimi i nje Semundje”.  Me shpikjen e semundjes “fshikeza hiperaktive”, Pharmacia krijoji nje treg prej 21 miljon pacientesh te mundshem.

Kandidate te mire per ribrandim, jane ato kondita ku eshte e mundshme te bindesh nje mori njerezish se jane duke vuajtuar, dhe nuk jane te vetem.  Per shembull, me 1999, FDA (Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve) aprovoi anti-depresantin Paxil per te kuruar semundjen e “Social Anxiety Disorder” (panikut ne situata sociale) ..ose sic njihej me pare “te qenurit i turpshem.”

Ne menyre qe te bindnin njerezit e turpshem qe vuanin nga nje kondite qe ka nevoj per kurim, GlaxoSmithKline, prodhuesi I Paxil, punesoi firmen e PR, Cohn & Wolfe.   Cohn& Wolfe krijoi nje fushate te quajtur “Imagjino sikur te kesh alergji ndaj njerezve” e cila ishte sponsorizuar nga nje grup i quajtur “Social Anxiety Disorder Coalition.”

Glaxo gjithashtu punesoi figura te famshme ku i paguante te permendnin ne intervista te ndryshme per problemin qe kishin me “social anxiety disorder.”  Gjithashtu, kompania ne fjale rekrutoi psikologe akademike dhe I dergoi ne 25 tregjet me te medha ne Amerike te jepnin fjalime mbi temen e “social anxiety disorder.”

Rezultatet ishin te paimagjinueshme.  Gjate 2 vjeteve te pare te Paxilit ne treg, nje kerkim me media jepte vetem 50 rezultate ose referenca rreth termit “social anxiety disorder.”   Nje kerkim pas fushates rezultonte ne miljarda referenca.

Brenda 2 vjetesh, Paxili renditej ne 7 ilacet me fitimprurese, dhe Cohn & Wolfe fituan cmim si fushata me e mire PR e vitit 1999.  Sot, “Social Anxiety Disorder” renditet ne vend te 3-te si semundja mendore me e perhapur ne bote.

Sigurisht, eshte e veshtire te brandosh nje semundje pa ndihmen e mjekeve.  Prandaj edhe kompanite rekrutojne mjek te ndryshem te flasin apo te shkruajne rreth semundjeve qe duan te prezantojne ne treg.   Gjithashtu, nese mjeket ne fjale pak a shume mendojne se semundja mund te jete e rrezikshme, kjo ndihmon ne kredibilitetin e mesazhit.

Kur AstraZeneca hodhi ne treg Prilosec (dhe me pas Nexium) per djegije stomaku, per shembull, e ripozicionoi djegijen e stomakut si “semundja e refluksit gastrointestinal” ose GERD (sic njihet ne anglisht). Dhe ne te njejten kohe, financoi kerkime shkencore qe te tregonin konsekuencat shkaterruese qe ka kjo “semundje” nese nuk e parandalon.

Sikur te ishin ilacet te pademshme, brandimi I semundjeve nuk do ishte problematik.  Por nuk ka ilace qe nuk shkaktojne deme.  Per shembull, Detrol shkakton humbje memorje ne te moshuar.  Paxil te ben  te varur ndaj ketij ilaci.  Gjithashtu vjen me nje shenim qe shkruan se shkakton vetvrasje tek femijet dhe adoleshentet.  Cdo ilac vjen me komplikime, qe fushatat e brandimit i fshehin.

Artikulli i mesiperm eshte shkruar nga Dr. Carl Elliot MD.   Perkthimin nga anglishtja e bera direkt, keshtu qe mos me shani per gabime gramatikore e drejtshkrimore.

Gjergji

Reklame: Beeejoome t’pjekmee

Per ata qe jetojne ne USA dhe i ka marr malli per ate robin e lagjes qe bredh neper rruge duke therritur “Beeeejooomeee t’pjeeekmeee,”  produkti i meposhtem do ju zgjoj mallin e kaushave 10 lekshe (qe tani jane bere 200 lekshe ..me t’vjetra).

Sa here i shijoj, m’kujtohet Biu (entrepreneur-i i lagjes)  ul karshi furrneles me i tenxhere t’madhe duke perzi bajamet.

Ligji: Mbrojtje “e vecante” per bizneset e huaja.

Lexova rastesisht nje artikull te dates 16 Shtator tek Shekulli rreth nje ligji te ri qe po debatohet ne kuvend rreth incentivave per te nxitur investimet e huaja ne Shqiperi.   Sipas projektligjit:

…mbrojtje të posaçme shtetërore të përfitojnë të gjitha ato investime e huaja që kanë një vlerë më të madhe se 10 milionë euro.

Me-i-llaf, ne qofte se nje biznes i huaj (me vlere me te madhe se 10 miljon euro) eshte ne proces gjyqesor ne Shqiperi, dhe çështje shkon në gjykatë;  investitori huaj që ka marrë statusin e mbrojtjes së posaçme shtetërore zëvendësohet nga zyra e avokaturës së shtetit.

Me-i-llaf-tjeter, shteti merr persiper “mbrojtjen e posacme” (nepermjet organeve “te posacme” te paidentifikuara ..dhe strukturave “te posacme” te paidentifikuara ..per arsyje “te posacme” te paidentifikuara) te biznesit te huaj.

Me-i-llaf-tjeter-tjeter, biznesi i vogel vendas (qe puneson pjesen me te madhe te popullit), po pati nevoj per mbrojtje ligjore, t’paraqitet tek avokati i lagjes.

Shtrohet pyetja: Si do e nxisi investimin e huaj nje ligj i tille?  Dhe me e rendesishme; cfare investimi te huaj nxit nje ligj i tille?!  Pavaresisht se s’ja thek mire nga ekonomija, kam lexu me nja 2-3 vende qe investimi i huaj nxitet me mjete te tilla si:

- ulja e tarifave
- ulja e tatimeve me afate te caktuara
- lehtesimi administrativ i marrjes se licensave te duhura
- …etj

Ndersa nje ligj si ky qe po propozohet ndjell vetem korrupsjon, interesa te vecanta, biznese te pista (ketu e kam fjalen edhe per kompani te dyshmta me lidhje te dyshimta, por edhe per ato lloj biznesesh qe krijojne ndotje ambjenti).  Nejse, …po e nderpres me kaq se filloi Big Brother.

« Older Entries

Newer Entries »

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.