Parashikueshmerisht irracjonalë

Te gjithe bejme gabime.  Truri jone eshte formuar ne nje menyre ku shpesh here irracjonaliteti triumfon (libri i Dan Ariely-t “Predictably Irrational”eshte i mbushur me eksperimente qe nxjerrin ne pah irracjonalitetin e njeriut).

Me pak fjale, gabimi eshte pjese e jetes;

– ne USA behen rreth 69,000 procedura ne vit per te hequr tatuazhe. 
– 44% e avokateve nuk do t’u rekomandonin profesjonin e tyre te tjereve.

Per te evituar gabimet ne vendim-marrje, autoret e librit te ri “Decisive: How to make better decisions in work and life,” sugjerojne keto teknika.

– Testi i zhdukjes se opcioneve – imagjino sikur te gjitha opcionet qe ke menduar te mos ekzistojne me.  Cfare tjeter do beje ne ate situate?

– Postmortem – imagjino sikur vendimi te te shkoj huq e te deshtosh.   Cfare do beje per te minimizuar humbjet.

– Testi i “shokut te mire” – imagjino sikur nje shoku yt eshte ne situaten tende.  Cfare do ti rekomandoje te bente per te dale nga situata.  Venia e vetes ne perspektive ne veten e dyte, shpesh here ndihmon zgjerimin e kendveshtrimit te situates.

Libri ka plote strategji te tjera qe mund te ndihmojne te dalesh nga situata.  Sidoqofte jam i mendimit qe njeriu zgjedh gjithmone opcionin “me te mire” ne baze te rrethanave dhe perceptimit personal.  Prandaj jam i bindur qe po te na jepej mundesija te ktheheshim ne kohe do benim te njejtat gabime.  …se jemi parashikueshmerisht irracjonal.

Ju c’mendoni?  Cfare strategjish perdorni kur merrni vendime? …apo jeni impulsiv si puna ime?



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>