“Po Dixhitalbi per mu osht nruja!!” – Ganiu

Kohet e fundit kemi pare reklamen e Dixhitalb per zgjatjen e afatit te abonimeve vjetore. Te themi te drejten na pelqeu shume, per disa arsyje:

1. Perdor personazhe te njohura dhe te pelqyeshem nga publiku (trupen e Portokalli)

2. Mesazhi eshte i qarte, dhe dallohet qellimi i reklames.

3. …nuk eshte shume i llustruar si filmim, por ne fund te fundit i drejtohet atij grupi bleresish qe kane probleme pagimi fature vjetore. Eshte cmenduri te harxhosh shume para per t’u reklamuar atyre qe nuk paguajene.

Per te pare reklamen shume defryese, klikoni ketu ..Please enable Javascript and Flash to view this Flash video.

Mesazhi me i rendesishem i Dixhitalbit eshte qe televizori nuk ka kuptim pa kutine Dixhitalb. Kete gje e thekson qarte ne mesazh.



7 Responses (Add Your Comment)

  1. Gjergji, reklamat topchannel i ben te bukura duke shfrytezuar aktoret e portokallise, por ajo qe do shtoja eshte se reklama qe ka bere per shtyrjen e afatit nga 15 nentor ne 30 nentor (gjasme per ata qe nuk kane marre rrogen) me duket pak banale si arsye pasi keta njerez (tregu i mundshem) mund te kishin mundesine ta blinin nje muaj me pare kur te merrnin rrogen. Mesa duket per shkak te blerjeve te pakta ndryshe parashikimit (i cili ka ardhur si rrjedhoje e lojerave politike me heqjen e stacioneve sportive dhe shitjen e tyre me pakete te vecante qe i ka bere klientet e dixhitalb te humbin besimin e krijuar) dixhitalb perpiqet ta reklamoje shtyrjen e afatit si zemergjeresi nderkohe qe mund te jete per plotesimin e normes financiare qe i duhet te krijoje per vitin e ardhshem.

    Dhe dicka, thenia “dhe pas kesaj date do jete 15000 leke pergjithmone” sikur tingellon pak fallco. Asgje nuk eshte pergjithmone me te njejtin cmim ne kete treg te ndryshueshem. Me vone mund te dali nje konkurrent dhe ta detyroje dixhitalb ta uli ne 9000 leke abonimin vjetor, ku i dihet?

    Nejse, fundja reklame eshte, do fryhen pak gjerat.

  2. Drini, duhen marre parasysh personazhet…

    Ata 3 cunat qe bejne reklamen, nuk kane hije serjoze, dhe dihet qe me tipa te tille nuk mundesh te shkosh kunder personazhit sepse nuk ka vlera ajo qe thua pastaj, do te jete e “pa besueshme” ne syte e kilenteve.
    Mnjf perderisa aktoret kryesor ishin keta, fryrja e reklames ishte e detyrushme, me aktore te tjere mund te kalohej ne reklame serjoze…

  3. E.H, nuk po flas per shakate dhe rolin e tyre, ata luajne goxha bukur si ne skenat humoristike te portokallise ashtu dhe ne reklamat qe realizojne. Ceshtja eshte tek “skenari” i reklames, gje qe s’besoj se kane dore ata vete.
    Tema eshte marketingu, pra mesazhi qe percohet ne reklame. Prandaj permenda fjalen ‘fryrje’ ne aspektin e berjes si dicka e madhe e faktit qe kane shtyre oferten dhe dy jave si dhe qe tej e tutje s’kane per te bere ndonjehere oferte uljeje por do rrije 150 mije “pergjithmone”.

  4. Nuk e kuptoj se pse DigitAlb-i i meshon limitit te afatit. Sa here shoh nje reklame te tij qe tregon se ky eshte afati i fundit, te gjithe ata qe jane verdalle thone:
    -He mo, se kete pune keni ju…shty e shty!
    Dhe presim te vije festa e radhes per oferten dhe “afatin e fundit” te radhes.
    Jane bere te bezdisshem fare. Nuk mohoj aftesine e aktoreve, por edhe nese per ata kam pasur simpati me pare, kur i kam pare te komercializohen reklame pas reklame pe eshte krijuar nje peshtjellim i keq i tipit “gjithshka behet per leke”.

  5. Dje me ra rasti te shikoja nje lloj tjeter reklame te Digitalb…
    Mu duk….si me e thon thjeshtesisht…. Ekselente….
    vertete, mu duk shm e goditur,
    reklama konsistonte ke shpjegimi i instalimit… vetem kaq, menyra e instalimit….tregonte si vihet, kabllot, kerkimi me telekomande…
    mnjf e bente shume te thjeshte, nuk ishte as çmim, as “bleje se mbaroi” apo pallavra te tjera si ne çdo reklame…

    Kjo tani del ne “kundershtim” me reklamen e mepareshme (kjo siper) sepse kaluan nga nje ton qesharak, gallata,komik…ne nje tjeter shume serjoz, shpjegus, informativ….

    personalisht me pelqeu…

  6. po eshte shume e bukur kjo rreklame dhe e kan bere bukur montimin

  7. tungjeni me te miret kaloni mir

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.