Portofoli i aksioneve qe po ndjek…

U be 2 dite rresht qe tregu i aksioneve ka pasur rritje.  Dje rritja ishte me e bute se te Merkuren, edhe duke gjykuar nga renia e tregut ne Londer sot ne mengjes, besoj se kjo renie do reflektohet sot ne treg.

Sidoqofte, thjesht per diskutim, po vendos ketu nje snapshot te portofolit te kompanive qe po ndjek.  Ne nje pjese te tyre kam investuar, nje pjese tjeter po i ndjek si mundsi investimi ne te ardhmen.

Sapo bera nje porosi per WM (Washington Mutual) me cmim rreth 25% me te lire se c’eshte tani ne treg — “good until canceled.”  Pavaresisht se kam nje parandjenje qe s’ka per te rene ne piken ku dua ta blej une, them se tregu i bankave eshte aq lemsh saqe do kohe te shohi driten ne fund te tunelit.    Shpresoj se kushedi, gjate “intraday trading” rrezik bjen sa ta kap une tek 3.75.

Mirepres sugjerime aksionesh apo industrish qe mendoni se duhen ndjekur.

p.s: Mos bleni aksionet qe shihni ne kete liste vetem se jane ne jeshile.  Beni analizat tuaja.  Pjesa me e madhe e listes ketu eshte “risky as hell” (ESLR/AWEC/ANAD/FNM …etj) ..le pastaj MNAP qe po e ndjek thjesht nga kurjoziteti i nje lajmi para nja 6 muajsh per Manas Petroleum (MNAP) qe ka bere nje kontrat me qeverine Shqiptare per eksplorim nafte ne rrajonin e Lezhes.  Qe nga momenti kur u dha lajmi e deri tani, vlera e kompanise ka rene nga 2.5/aksion ne .70 cent per aksion.    😀



4 Responses (Add Your Comment)

  1. C’mendon per Visa-n Gjergji? Une them se ka shume potencial in the long term. S’kam pas kohe me ndjek shume kompani per momentin po ke Visa kam blere ca shares, fatkeqesisht i bleva kur ishin shume here me shtrenjte se tani. 😛

  2. Tea sot ne mengjes po lexoja dicka per IPOn e Visa. Me then te drejten s’e kam ndjek. Ti ca vendi e kape? ..85 e lart? E paske bo si une Yahoo-n qe e kapa ke 28 e tashi eshte ke 22 …e po s’e bleu MSFT per 30+ rrezik do perfundoj ke 15-16 per nje kohe te gjaaaaaaatttteeeeeeee.

  3. …. harrova me t’pyt …si t’duken bankat ne ket moment?

  4. Une e kapa me pak se $85 po me mendimin qe do e mbaj per nje kohe te gjate keshqtuqe spo e vras shume menjen se ne ket nivel qe ka rene tregu pritej te binte cmimi. Visa kishte IPO’n me te shtrenjte qe eshte bere ne historine e IPO-ve.

    Per bankat eshte icik veshtire me vendos per momentin sepse eshte ai rreziku i falimentimit por them se duhet prit te pakten deri pas zgjedhjeve ne Nentor qe te shofesh cfare drejtimi do marre ekonomia. Megjithate nuk i kam ndjekur shume stokun e tyre.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.