Premiera e “The Forgiveness of Blood”

Mbreme pata rastin te merrja pjese ne premieren e filmit “The Forgiveness of Blood” ne Boston.

Filmi ishte teper interesant sepse kronikonte jeten e perditshme te nje familje te ngujuar dhe zgjedhjet qe bejne ne kushte te tilla.  Filmi ishte xhiruar pothuajse ne forme dokumentari.

Nejse, po e ndaloj ketu analizen e filmit se s’ja thek shume per kinematografi, por pjesa me interesante ishte seanca pyetje-pergjigje me 2 aktoret kryesore dhe skenaristin shqiptar te filmit.  Ne salle, ishin te pranishem edhe Ambasadori Shqiptar ne USA me nja 2 ndihmesa.

Gjate seances, diskutimi filloi me vetite artistike te filmit dhe diku nga mesi kaloi ne nje diskutim te zjarrte mbi punen qe po (apo s’po) ben qeveria per te parandaluar gjakmarrjet.  Dikush nga salla u cua dhe nder te tjera tha qe eshte turp per kombin tone qe ne shekullin e 21, ne zemer te Evropes, nuk zbatohen ligjet e shtetit por akoma ligje qe jane krijuar mbi 600 vjet me pare, dhe iu kthye ambasadorit duke thene qe t’i vi turp qeverise qe nuk po ben gje.

Nje pjese e mire e pjesemarresve iu hodh ne kundeshtim.  U be pak gjullurdi (sic kemi qejf ne te bejme neper evenimente te tilla). Faktikisht, pajtohem me ate qe foli — pavaresisht se aty nuk ishte as ambjenti as koha per diskutime te tilla.

Ajo me te cilen nuk pajtohem, dhe qe eshte pak-a-shume perfundimi qe u arrit gjate diskutimit, ishte qe faji nuk eshte i qeverise, por i popullit.  Dmth, populli mban pergjegjesi, se qeveria s’ka cfare ben.

Gjeja e pare qe mund te bej qeveria eshte te mos fshehi statistikat e gjakmarrjeve  — gje qe keto vitet e fundit behet shpesh per t’i treguar botes qe po permiresohet gjendja. (http://www.albca.com/aclis/modules.php?name=News&file=article&sid=1543).  E dyta, te marri masa per te permiresuar ekonomine ne zonat malore.  Keshtu e kane luftuar problemin e gjakmarrjes shume shtete te prekura nga dicka e tille, duke perfshire edhe USA.

Me e rendesishmja, shteti te mos behet pjese problemit duke bere nje vesh shurdh e nje sy qorr!  Ja c’thote nje organizate humanitare Australiane per lidhjen e shtetit me gjakmarrjet:

BBC interviews with Albanians suggest there is a general belief that the government is doing little to stop the practice and that justice is not being served so individuals must take justice into their own hands.

This is complicated by the perception that it is not the government’s position to intervene because to do so would be to imply that it is the government’s position to forgive. As a result, many blood feud killings are not reported because this would mean the offender would be jailed and given protection, leaving him unavailable for attack.”

Duke bere nje sy shurdh e nje vesh qorr, qeveria behet de-facto mbeshtetese e problemit te gjakmarrjeve.

 

 



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.