Produkte luksi tek Walmart

Disa nga ju ndoshta e dijne, disa jo, kam ndryshuar pune.  Para 1 jave lash kompanine ku punoja per rreth 3 vjet, dhe tani kam filluar pune me nje kompani tjeter ne nje shtet tjeter — prandaj me eshte dashur te shperngulem, etj, etj.  Si rrjedhim nuk jam mare shume me faqjen.

Ketu ku jam tani merrem me manaxhim produktesh per konsumatoret.  Produkti qe manaxhoj konsiderohet i cilesise se larte — madje ndoshta edhe produkt luksi, pasi cmimi eshte i shtrenjte.   Problemi qe me paraqitet eshte i dyfishte:

1 – Duhet te zgjeroj shperndarjen

2 – Duhet te ruaj perceptimin “premium” te markes

Per ata qe nuk e njohin tregun Amerikan, gjigandi i tregut eshte Walmart.   Walmart eshte klienti numer 1 per pjesen me te madhe te kompanive per konsumatore.  Kur Walmart thote: “Hidhu nga shkembi!”  ..te gjithe pergjigjen “..nga cili shkemb?”  Procter & Gamble ka nje zyre te posacme ne Arkansas (ku eshte qendra e Walmart) qe merret vetem me sherbimin e ketij klienti.   Edhe per ne, Walmart dhe konkurrenti i saj, Target, jane dy klientet me te medhenj.    Nese duhet te zgjerohemi, duhet ta bejme nepermjet Walmart.  Por dilema qendron, si mund te vazhdojme te jemi produkt luksi, kur shitemi me shumice tek Walmart (qe njihet per cmime te lira e cilesi te ulta?)

Ideja me te cilen po luftoj eshte: A i bie vlera (ne perceptim) Mercedesit nese shitet me cmim me te lire tek nje shesh ku rrethohet nga makina Koreane?  Them se me kalimin e kohes, po!  Ka mundesi si te ruhet vlera “premium” e markes?



9 Responses (Add Your Comment)

  1. S’është vetëm perceptim, Wal-marti kërkon aq çmime të ulta saqë shumë nga këto firmat prodhojnë kastile për Wal-martin produkte me nivel më të ulët. Në përgjithësi s’blej tek Wal-marti gjëra elektronike.

    http://www.fastcompany.com/magazine/102/open_snapper.html

  2. SP, artikulli shume interesant. Per mua, fragmenti me i rendesishem ishte ky:

    “Wier had two things going for him: First, he had another way to get his lawn mowers to customers–a well-established network of independent lawn-equipment dealers that accounted for 80% of Snapper’s sales. And Wier had the courage, the foresight, to take an unblinking view of where his Wal-Mart business was heading–not in year 3, or year 4, but year 10.”

    Ka dicka qe eshte themelore: Walmart perbente vetem 20% te shitjeve te pergjithshme te Simplicity. Shume kompani qe shesin produkte me cmime nga me te ulta tek me i shtrenjti, shpesh here i leverdis te mbajne ne inventar produkte te shtrenjta fare, sepse i perdorin thjesht per t’u dhene te kuptojne klienteve qe “cilesia eshte e rendesishme — prandaj edhe kemi produkte kaq te shtrenjta dhe te nje cilesie te larte” ..sidoqofte, kur vjen puna per te blere, u thone klienteve te blejne dicka me cmim te mesem sepse “…nuk eshte e nevojshme te harxhosh parat per te blere te shtrenjtin, se edhe ky i mesmi po njesoj eshte pak-a-shume.” Prandaj edhe produktet e tipit “private lable” (pra produktet me marken e shitesit) nga ky parim perfitojne: pse te harxhosh 99 cent per te blere nje supe Campbell, kur blen 2 Sam’s Choice per 99 cent.

    Ne rastin tim, Target dhe Walmart perbejne rreth 50-60% te shitjeve. Tregu eshte pjekur/maturuar dhe e vetmja menyre zgjerimi eshte xhirimi sa me i shpjejte i mallit ne kanalin FDM (food/drug/mass.)

  3. bukuroshja e fjetur June 28, 2008
    at 3:42 am

    Dmth ti kerkon edhe mos ti ulesh çmimin ne menyre te konsiderushme sepse behet banal dhe produkti dhe marka, por do qe te ket edhe nje xhirim sa me te shpejt malli ne dyqan.

    Spo kerkon pak si shume?

    Nese do te ruash perceptimin do e mbash cmimin me te te larte se te gjithe, ose te pakten ne te njejtin nivel çmimi sa produktet me te shtrenjta te konkurences, Plus qe nga ana tjeter duhet te bere veçimi i mallit tend ne menyre te kapeshme nga klienti gje qe do kerkoj investim qe mos te jete aty si gjilpera ne mes te mullarit.

    Nese do xhirim te shpejt te mallit, nuk jane produktet premium qe e bejne kete, sepse pikerisht çmimi se lejon, ndaj dhe quantiteti i shitur eshte me i ulet por zakonisht margins jane me te larta.

  4. Nqs ti do besh marketing per nje produkt qe mendohet te shitet me cmim te lart atehere te duhet te mendosh per vend tjeter te shitjes dhe jo Wal-Mart. Mund te shikosh ndonje rrjet tjeter shperndarje ku cmimi mund te jet pak me i ulet por qe krijon vend per shitjen e metejshme te produktit.
    Nuk na e ke e ke then se ca produkti eshte apo se ne cfare kategorie futet (e.g. home, clothes etc) por mendoj qe nqs duhet patjeter te shesesh ne Wal-Mart cmimi patjeter do bie qe ti perkasi kategorise se klientave te Wal-Martit. Ndonje coupon mund te japesh ose ulje ne % per nje fare kohe qe ta besh hyrjen ne market; me pas kur te kesh krijuar klientel mund ta rrisesh deri diku cmimin perseri kuptohet nese produkti me verte eshte i kerkuar nga klientet.

    Ndersa per pytjen tende mund te jap shume shembuj: Psh. Toyota ka linja te ndryshme makinash te cilat i marketohen nje kategorie te vecant personash kurse Lexus qe eshte i po i njejtit kompani vlersohet me shume sepse i drejtohet te nje kategorie tjeter.

    Besoj se isha e qarte. Urime per punen e re!

  5. Sweetie, rrofsh!

    …behet fjale per cokollatat Lindt.

  6. gjergji,

    nese behet fjale per cokollatat Lindt, mua sme duket ndonje dileme e madhe perderisa cokollatat Lindt un i blej pothuajse kudo sa neper kto farmacite e gjithkundgjetshme e deri tek groceria e lagjes. kshq ne Walmart nuk do ishin dicka e huaj ku dhe tu binte vlera po dhe mund ta kem kot perderisa skam hyre ne ndonje Walmart e se kam idene c’cokollatash shiten aty,

  7. Deri tani, strategjia ka qene qe cdo produkt Lindt te shitet ku te mundet. Per mendimin tim kjo demton marken. Kur demtohet marka, bien marxhet. Sa me e zgjeruar eshte linja e produkteve, aq me i dobet eshte imazhi.

  8. Gjergji,
    Cokollatat Lindt shiten already ne Wal-Mart dhe besoj se te gjithe njerezit e dine kualitetin e tyre. Edhe Wal-Marti ka seksione te caktuara per mallrat me cilësore ku edhe çmimet natyrisht jane me te shtrenjta, po me te lira se po keto produkte po qe shiten ne dyqane me cilesore.
    Mendoj se nje marke e tille e provuar, fitimin me te madh do ta bente ne nje supershites, siç eshte Wal-Marti.

  9. gjithashtu ne walmart shitet dhe ferrero rocher dhe ghirardelli – nese s’e kam gabim.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.