Produktet greke, pse nuk jane ne Shqip?

Televizioni Shqiptar eshte mbushur me reklama produktesh greke, qe nga kripa e deri tek pluhurat lares.  Cuditerisht, paketimet e ketyre produkteve jane ne greqisht.  Pa marr parasysh faktin qe produkti i shitet nje popullate qe nuk ka greqishten gjuhen e saj; produktet qe nuk kane gjuhen shqipe mund te jene te rrezikshme per klientet shqiptar, kryesisht sepse nuk mund te lexohen alergjenet.  Ne USA dhe Europe, nje produkt nuk mund te hidhet ne treg nese informacioni mbi alergjenet nuk eshte i qarte dhe i lehte per t’u lexuar.  Po me produktet greke ne shqiperi, sa e lehte eshte te lexosh informacionin.

Shihni reklamen e kripes HPA (…per ne injorantet qe s’dime greqisht; lexohet IRA.)  Sa i kushton firmes greke te shkruaj “IRA” ne paketim? ..jo me shume se 2-3 mije dollare.



7 Responses (Add Your Comment)

  1. Eh, Greket s’jane aq budallenj. Jane te qarte se IRA eshte akronimi per Irish Republican Army. Duke marre parasysh qe shqiptaret ndjekin cdo kampionat Europian (pune bastesh kjo), e dine se kripa do merrte karakterin e nje kripe me influenca filo-terroriste. Rrjedhimisht kjo do sillte renie ne shitjen e kripes dhe do ishte nje levizje e keqe marketingu :D! Te thelle keto greket eh..

    P.S. Shume turp eshte. Ose reklamat per Gardhiaqi celular. Emer me antimarketing se Garidhaqi… s’e di.

  2. Ket Garidhaqi s’e kom pa …po e patet ma sillni 😀

  3. une doja me ble sheqer pluhur se me kishte porosit mami per kekun e dites se diele, dhe perfundova duke ngrene kek me pluhur sode buke persiper, me dogji llapa

  4. Javen qe shkoi pata rastin te kaloja nga Kukesi ne Prizren dhe ne nje supermarket aty pashe shume produkte ushqimore te cilat ishin ne gjuhe te ndryshme, nder to dhe shqipja. Te them te drejten produktet ishin shumica Made in Turkey dhe ndoshta per kete arsye e kishin perfshire dhe shqipen ne pershkrimin e produktit qe shisnin. Sa per grekun, as mos ju shkoje ndermend te shihni ndonje ndryshim. Pse, si do e lexojne minoritaret po te jete ne shqip? 🙂

  5. Ta mbajne me shendet shqiptaret pra Kari- dhaqin e grekut, se e kane per fis, se s’rrojne dot pa karidhaqin e grekut!!!!

  6. uuuffff…
    po behet shume bezdisese, dhe pak do kthehet ne nje fobi.
    ke BBF-ja ngelen duke kaluar reklama te asaj markes EVRIKA (masalias & CO), keshtu shqiptohet, se per tu shkrujtur skam shkronjat ke tastjera :S

  7. Sa me shume kohe kalon aq me shume na e zhysin… Vetem po i boikotuam mallrat e sherbimet greke do vihet ne vend krenaria jone qe me pas do kete dhepasoja pozitive financiare per cdo individ dhe si komb. Eshte pak ashume si ai momenti qe lepunen e BOSS-it dhe fillon biznesin tend… Une per vete rrojta ne Greqi duke u prezantuar 100% gjenetikisht shqiptar i paster e megjithate munda te jetoj punoj deri sa hika me kenaqesine e te mos ndrimit te emrit. Sa per gjuhen – ua mesova bile mire per tu bere te ditur qe intelektualisht nuk jemi mangut por fatin historik e kemi patur kompleks dhe c’do brez duhet te ushtroje ndikimin e vet tek ky fat.

    Rrespektet e mija per ata qe ndjehen greke por qe nuk behen vegla te politikes greke shpesh here te demostruar nga shqiptare te pa ditur ose greke te kamufluar (pse vetem shqiptret ndrojne emra?).

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.