Produktet inovatore nuk vijne nga zyrat e marketingut

Mendo produktet inovatore ne cdo fushe; farmaceutike, automjete, produkte zyrash ..etj. Ne pjesen me te madhe te rasteve, zyrat e marketingut s?kishin te benin fare me to; produkte si Post-it (nga 3M,) sistemi i frenimit ABS, Linux, Apache Web Server, Interneti. Keto produkte jane krijme te nje grupi personash/kompanish qe quhen ?perdoruesit udheheqes.?

Nje miku im me prezantoi me punimet e Eric Von Hippel, studjuesit nga MIT qe ne 1986-ten shtroi tezen mbi ?perdoruesit udheheqes.? Kur lexova kete teze, m?u duk njesoj si puna e zbulimit te ligjit te Gravitetit nga Njutoni. Ne parim, eshte zbulim aq i thjeshte saqe te duket cudi qe na eshte dashur kaq shume kohe derisa ti zbulojme.

Ideja e Von Hippel eshte qe produktet inovatore vijne nga perdoruesit qe kane nevoje per produkte te tilla. Ata i shpikin keto produkte sepse ne treg mungojne produkte qe plotesojne nevojat e tyre. Psh, Apache Web Server u shpik nga nje grup webmaster-esh qe kishin nevoj per nje program qe mbeshteste nje numer te madh perdoruesish. Meqe nje produkt i tille mungonte, dhe per ta ishte i nevojshem, ata filluan programimin ? pa pasur ndonje ide qe ky produkt do te kishte perdorim te gjithanshem. Nje marketuesi te nje firme informatike as nuk do t?i shkonte ne mendje shpikja e nje produkti te tille sepse mungon tregu.

Tani qe po e mendoj, rast tjeter eshte Napster. Ky produkt qe i dha botes se informatikes sistemin e shperndarjes P-2-P, ishte thjesht krijim nga nevoja e disa shokeve te shkembenin muziken qe kishin ne kompjuteret e tyre.

Mos ngaterroni ?perdoruesit udheheqes? me grupin e adaptoreve te heshem te produkteve. Perdoruesit udheheqes jane shume me heret ne zhvillimin e produktit se adaptoret e hershem.

Per ti thene me pak fjale; nese do te hedhesh ne treg produkte inovatore, kerko te gjesh ata njerez qe jane ne vijat e para te industrise te cilen po studjon. Kerko per ata njerez qe nga halli shpikin produkte/zgjidhje per problemet profesionale qe kane. Merri keto produkte/zgjidhje dhe analizoi se si mund te adoptohen per perdorim te pergjithshem. Vetem keshtu, mund te jesh udheheqes ne treg me produkte inovatore.

gj.dollani
http://www.konsumerizem101.com

Per me teper mbi studimin e Von Hippel, lexo ketu: http://web.mit.edu/evhippel/www/
]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.